1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Rritet prodhimi i opiumit në Burma

Më të lexuarat

Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara thotë se kultivimi i opiumit është rritur për të gjashtin vit radhazi në Burma.

Raporti i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krime (UNDOC) tregoi sot se rritja ka ndodhur pavarësisht organizimit të një fushate nga qeveria e Burmas, që kishte për qëllim çrrënjosjen e kultivimit të opiumit.

Opiumi i papërpunuar përdoret për prodhimin e heroinës. Zyrtarët e UNDOC-it thanë se Burma është prodhuesi i dytë më i madh në botë i opiumit.

Raporti vjetor për prodhuesit e opiumit në Azinë Juglindore thotë se tokat që përdoren për prodhimin e opiumit në Birmani janë rritur për 17 % këtë vit, apo 51 mijë hektarë më tepër./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit