4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

RRITET PËRDORIMI I TELEFONISË MOBILE

Më të lexuarat

Banka Botërore njoftoi se afro tri të katërtat e popullsisë në botë, përfshirë një pjesë të madhe të vendeve të zhvilluara, ka tani qasje në telefoninë mobile.

Në raportin e titulluar “Rritja Mobile” mekanizimi i bazuar në Uashington tha se përhapja e shpejtë e komunikimit mobil dhe aplikacioneve telefonike ka pasoja të dukshme në bujqësi, shëndetësi, shërbimet financiare dhe në qeveri.

Studimi vë në dukje se është zgjeruar përdorimi i telefonave mobilë më shumë se sa ai i internetit.

Deri në 80 për qind të shtëpive në vendet si Azerbejxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Kazakistani kanë aktualisht telefona mobilë; në Rusi telefonat mobilë përdorën në 90 për qind të familjeve; në Irak në 94 për qind, ndërsa diku 70 për qind të shtëpive në Iran dhe Moldavi posedojnë telefona mobilë./Rel/.kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit