-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rritet numri i të vrarëve nga shpërthimi i bombës jobërthamore

Më të lexuarat

Zyrtarët afganë thonë se numri i luftëtarëve të Shtetit Islamik, të vrarë nga bomba më e fuqishme jo-bërthamore e SHBA-së, ka arritur në 94. SHBA për herë të parë ka përdorur bombën GBU-43/B më 13 prill, ku ka goditur pozicionet e IS-it në provincën Nangarhar të Afganistanit.

Guvernatori provincial, Muhammad Isail Shinwari, ka thënë më 15 prill se katër komandantë kyç janë në mesin e militantëve të vrarë. Ai ka shtuar se nga shpërthimi i bombës më të fuqishme jobërthamore të përdorur ndonjëherë, nuk ka asnjë viktimë në mesin e civilëve.

Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit, më 14 prill ka raportuar se nga shpërthimi në qarkun Açin janë vrarë 36 militantë të IS-it, kur bomba goditi një kompleks të tunelit të përdorur nga IS-i si depo e municionit dhe qendër komanduese. Bomba GBU-43/B njihet me nofkën “Nëna e të gjitha bombave”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit