Numri i të vdekurve nga uragani Dorian që goditi ishujt e Bahamas është rritur në 43.
Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në ditën e pestë në Bahame e cila ishte e përfshirë nga uragani i kategorisë së pestë.
Numri i të vdekurve nga uragani është rritur në 43, prej të cilëve 35 në ishujt Abacos. Zyrtarët shprehën shqetësimin nga rritja e numrit të të vdekurve.
Uragani Dorian është regjistruar si uragani më i fuqishëm që deri tani ka goditur rajonin, ndërsa ka shkaktuar dëme të mëdha në Bahame, ku mijëra persona kanë mbetur pa shtëpi.
Tashmë fuqia e uraganit është zvogëluar në kategorinë e parë, duke vazhduar avancimin në drejtim verior në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Qindra persona mund të kenë mbetur të bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura në ishullin Ocracoke të Karolinës Veriore./AA