4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Rritet me 4,4% popullsia migrante në Gjermani

Më të lexuarat

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë numri i emigrantëve ose pasardhësve të tyre që jetojnë në këtë vend deri në fund të 2017-s ka qenë 19 milionë e 258 mijë.

 

Numri i emigrantëve dhe pasardhësve të tyre që jetojnë në Gjermani është rritur me 4,4% në krahasim me vitin e mëparshëm (2016).

Sipas një deklarate të Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë me seli në Wiesbaden numri i emigrantëve ose pasardhësve të tyre që jetojnë në këtë vend deri në fund të 2017-s llogaritet të jetë 19 milionë e 258 mijë.

Vendin e parë në këtë grup e zënë turqit me 2,8 milionë banorë, ose 14% e numrit total të emigrantëve dhe pasardhësve të tyre.

Pas turqve vijnë polakët (2,1 milionë), rusët (1,4 milionë), kazakët (1,2 milionë) dhe rumunët (900 mijë).

Gjithnjë sipas deklaratës në fjalë, në Gjermani ka 24 milionë njësi familjare me më shumë se 1 pjesëtar dhe në 2,5 milionë familje flitet gjuhë e huaj.

Në 17% të këtyre 2,5 milionë familjeve flitet turqisht.

Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë si person me origjinë migrante quan ata “që nuk kanë lindur në Gjermani ose të paktën një nga prindërit e tyre nuk e ka marrë nënshtetësinë gjermane që prej lindjes.

Njoftohet se deri në fund të 2017-s popullsia e Gjermanisë është 81 milionë e 840 mijë banorë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit