0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rritet interesi i të huajve për të blerë banesa në Turqi

Më të lexuarat

Në muajin tetor për të huajt në Turqi janë shitur 2 mijë e 677 banesa, duke shënuar një rritje prej 70,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar…

Kjo shifër është edhe niveli më i lartë i rritjes në bazë mujore që nga janari 2013.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) lidhur me banesat që u janë shitur shtetasve të huaj, numri i banesave që u janë shitur të huajve në periudhën 10-mujore të vitit të kaluar ka qenë 14 mijë e 776, kurse në të njëjtën periudhë të këtij viti numri është rritur në 17 mijë e 918.

Duke u nisur nga kjo, në periudhën janar-tetor të këtij viti shitjet e banesave të huajve janë rritur me 21,3 për qind.

Kryetari i Shoqatës së Zhvilluesve dhe Investitorëve të Strehimit (KONUTDER) dhe njëherësh kryetari i Bordit Drejtues të kompanisë “Sur Yapı”, Altan Elmas tha se shitja e banesave shtetasve të huaj vazhdon të rritet në mënyrë të rregullt, dhe parashikon që shitjet ndaj të huajve të vazhdojnë të rriten edhe gjatë 2 muajve të fundit të vitit.

Edhe kryetari i Këshillit Drejtues të kompanisë “Ozyurtlar Holding”, Tamer Özyurt tha se prishja e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Gjirit ka rritur interesin për Turqinë, e cila është një zonë mjaft e sigurt.

“Turqia është ende një treg tërheqës dhe i besueshëm për investitorët e huaj, këtë e tregojnë edhe shifrat”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit