4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rriten tensionet Kroaci-Serbi pas vendimit të Gjykatës së Hagës

Më të lexuarat

BEOGRAD (AA) – Një mosmarrëveshje e re mes Kroacisë dhe Serbisë ka shpërthyer pas vdekjes së papritur të të dyshuarit kroat për krime lufte, Slobodan Praljak, i cili ditën e djeshme piu helm në Gjykatën e OKB-së në Hagë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) dje dënoi një grup prej gjashtë kroatëve të Bosnjës e Hercegovinës (BeH) nga Lufta e Bosnjës në periudhën 1992 – 1995, gjithsej me 111 vjet burg.

Njëri nga grupi i të dënuarve, ish-gjenerali Slobodan Praljak, u ngrit në këmbë, refuzoi dënimin dhe piu helm nga një shishe e vogël. Më vonë, në Gjykatën e Hagës u konfirmua se Praljak kishte vdekur në spital.

Këshilli i Apelit gjithashtu konfirmoi edhe një herë se presidenti i atërhershëm kroat, Franjo Tudjman, gjatë Luftës së Bosnjës bashkoi forcat me forcat kroate në vend me një “iniciativë të përbashkët kriminale”.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, sot tha se vendi i saj nuk ka sulmuar askënd, duke fajësuar forcat serbe në vend.

“Praljak zgjodhi të vdiste dhe jo të jetonte si i burgosur i dënuar për krime që nuk i ka kryer. Kroacia nuk sulmoi askënd. Përkundrazi, mbështeti unitetin e Bosnjës. Sulmuesit ishin ushtritë serbe dhe jugosllave të udhëhequra nga Millosheviçi”, tha Kitaroviç.

Ajo shtoi se është “e padrejtë” që boshnjakët dhe serbët nuk u dënuan për sulme ndaj kroatëve të Bosnjës.

Megjithatë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se ishte e lehtë për të gjithë të fajësojnë serbët kur flasin për luftën, duke shtuar se askush nuk ishte dënuar për krime kundër serbëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit