8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rriten pagesat për 30 mijë familje me asistencë sociale

Më të lexuarat

Rreth 30 mijë familje që janë me asistencë sociale në Kosovë, nga muaji gusht, pagesat do t”i marrin me rritje. Kjo për shkak se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka kursyer 2 milionë euro për gjashtë muajt e parë të këtij viti duke ua ndaluar këtë ndihme atyre që nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore
 
Këtë e ka konfirmuar për Express Ministri Arban Abrashi, i cili ka thënë se kursimi i dy milionë eurove do të përdoret për rritjen e asistencës sociale.
 
“Indeksimi do të bëhet me aprovimin e Ministrisë së Financave dhe kjo ministri është në konsultime për procedimin e vendimit”, ka thënë Abrashi, për Gazetën Express.
 
“Si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale kemi instaluar një sistem të menaxhimit të informatave dhe përmes kontrollimit dhe disciplinimi të skemës së përfituesve kemi kursyer 2 milionë euro”, ka shtuar ai.
 
Para dy muajsh, Ministri Abrashi kishte paralajmëruar rritjen e pagesave për familjet me asistencë sociale. Atëherë kishte përmendur shifrën prej 30 deri në 50 për qind.
 
“Me buxhetin e Ministrisë pa atë të Financave do të jetë e pamundur që të kemi rritje. Synimi jonë është të rritet 30% deri në 50%”, kishte thënë ai.
 
Shuma minimale e asistencës sociale për një familje aktualisht është 40 euro, kurse maksimalja është 80 euro, me mundësi të subvencioneve të tjera, ku mund të arrijë deri në 120 euro në muaj. Në Kosovë afërsisht 30 mijë familje me 120 mijë anëtarë që marrin asistencë sociale nga Shteti i Kosovës. Më së shumti me gjendje të rëndë sociale ka familje nga Mitrovica. Në vitin 2014 numri i familjeve që kanë përfituar nga kjo skeme e shtetit ka qenë 35 mijë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit