1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rriten martesat midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Më të lexuarat

Numri i martesave të përziera në rajon ngadalë po rritet, duke sinjalizuar kështu ndryshime thelbësore në Ballkan.

Martesat ndëretnik gjithnjë e më shumë po shtohen, duke kundërshtuar fuqishëm retorikën politike, shpesh konfliktuale.

“SETimes” sjell një reportazh mjaft interesat në terren, ku zbulohet se numri i martesave ndëretnike është gjithnjë e në rritje, dhe për më tepër ato janë martesa të lumtura.

Zllatko Trajkovski e përshkruan jetën e tij në Berovë, Maqedoni si të thjeshtë dhe të lumtur. Ai dhe gruaja e tij kanë “një martesë të mrekullueshme” me dy fëmijë dhe një fermë.

Trajkovski është maqedonas, ndërsa gruaja e tij është nga Shqipëria. Ata u takuan nëpërmjet një ndërmjetësi martesash që ndërmjetëson burra maqedonas me gra shqiptare.

Dhe ata janë pjesë e një prirje në rritje. Llogaritet se janë rreth 3,000 martesa të tilla ndëretnike në Maqedoni, një numër që ishte i pamundur disa vjet më parë, kur kishte vetëm disa dhjetëra çifte ndëretnike.

Nëpër Ballkan ka shenja shtesë se pengesat etnike nuk janë të pakapërcyeshme dhe sociologët thonë se marrëdhëniet dhe martesat e përziera po shpërblejnë, jo vetëm njerëzit e përfshirë, por në shkallë më të gjerë.

Numri në rritje i martesave ndëretnike midis maqedonaseve dhe shqiptarëve është konsideruar një shenjë pozitive për dy njerëz me një histori tensionesh. Dhe kjo mund të ketë një rëndësi më të madhe për fshatrat rurale të Maqedonisë, ku popullsia ka rënë ndjeshëm.

“Fshatrat maqedonase po vdesin. Ka shumë beqarë që kanë pasur vështirësi të gjejnë gra që dëshirojnë të jetojnë në fshat dhe të jenë fermerë. Për vajzat nga Shqipëria rurale ky nuk është një problem, kështu që ato vendosin të vijnë në Maqedoni, të martohen e të jetojnë në një fshat”, thotë sociologia Olevska nga Shkupi.

Stojan Kitanoski, një ndërmjetës martesash nga Berovo, ka bërë së bashku 20 çifte në Maqedoninë lindore. Ai thotë se ndonjëherë ka vështirësi që rezultojnë nga dallimet fetare, por ka më pak probleme me katoliket shqiptare për t’u martuar me të krishterë ortodoksë nga Maqedonia.

“Dallimet midis njerëzve të kombësive të ndryshme çdo ditë e më tepër reduktohen. Dëshira për një familje kapërcen çdo dallim.”- shprehet ai./ina/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit