Rripi i Gazës nuk do të jetë më një zonë e banueshme pas vitit 2020, nëse nuk merren masa të menjëhershme, sugjeroi një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), i cili u publikua të martën.
Gjendja mbi territorin e Rripit të Gazës është veçanërisht dramatike që prej bllokadës së imponuar nga Izraeli, pas ardhjes në fuqi të Hamasit, në vitin 2007. Lëvizja e Hamasit konsiderohet si terroriste nga Tel Avivi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.
“Veç kësaj, mungesat thelbësore, midis të cilave ajo e infrastrukturës, ujit të pijshgëm, qëndrave shëndetësore, edukimit dhe higjenës po përkeqësohen edhe më shumë përballë rritjes së popullsisë në zonë”, shkruhej në raport. Sipas parashikimeve, popullsia e Gazës do të rritet nga 1,6 milionë banorë aktualisht, në 2,1 milionë në vitin 2020”.
Bllokada e plotë ekonomike mbi territorin, e imponuar edhe falë bashkëpunimit të Egjiptit, nuk është hequr kurrë nga ana e Izraelit, me argumentin se është thelbësore për ruajtjen e paqes që në këtë territor palestinez të mos mbërrijnë armë.
Sipas raportit të OKB-së, numri i shkollvave duhet të shtohet me 800 dhe ai i spitaleve të trefishohet, vetëm për të mbajtur në këmbë standartin aktual, gjithsesi ndër më të këqinjtë në botë për nivelin e jetesës, raporton Top Channel.
Në raport, shkruhej se gjendja është alarmuese edhe për shkak të mungesës së banesave, dhe se përpunuesi i vetëm i ujit të detit, që furnizon banorët me ujë të pijshëm, mund të dalë jashtë funksionit duke nisur nga viti 2016.kohaislame