1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rrihet Avokati i Popullit, Avokati i Homoseksualëve Igli Totozani!

Më të lexuarat

Avokati i Popullit, Igli Totozani, është rrahur barbarisht nga dy punonjës të institucionit që drejton. Njeriu që mbron të drejtat e shqiptarëve nga veprimet arbitrare të administratës, ka rënë vetë pre e dhunës së vartësve të tij. Ngjarja, e cila ka tronditur institucionin që mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të shqiptarëve, është tentuar që të mbahet e fshehtë. Burime nga institucioni i Avokatit të Popullit bëjnë me dije se, Igli Totozani është dhunuar nga dy vartës të tij, pas raporteve konfliktuale dhe të tensionuara. Të njëjtat burimeve sqarojnë se Totozani është rrahur tre ditë më parë, ndërsa kjo ngjarje ka sjellë ngërç edhe në funksionin e Avokatit të Popullit. Gjithashtu, mësohet se konfrontimi fizik ka ardhur pas disa sjelljeve arbitrare dhe arrogante të Avokatit të Popullit në raport me stafin e institucionit. Por, akuzat verbale dhe presionet sistematike janë akumuluar gjatë kalimit të kohës, duke shpërthyer në përleshje fizike. Konflikti ka degjeneruar në dhunë në kohën kur Avokati i Popullit ka vendosur të shkarkojë dy punonjësit e institucionit që drejton. Këta të fundit, sapo janë njohur me urdhrin e shkarkimit, mësohet se kanë rrahur Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Sipas ligjit, struktura dhe organika e zyrës së Avokatit të Popullit caktohet nga Avokati i Popullit. Pra, ky i fundit ka tagrin ligjor për të larguar dhe rekrutuar punonjësit e institucionit që drejton. Sipas burimeve, dy punonjësit nuk janë bindur me motivacionin e largimit nga puna. Po ashtu, mësohet se edhe punonjës të tjerë të këtij institucioni kanë rezerva dhe kritika për njeriun që flet më shumë në Shqipëri për të drejtat dhe liritë e njeriut. Ndërkaq, burimet sqarojnë se prej disa ditësh Avokati i Popullit nuk është paraqitur në detyrë për shkak të goditjeve që ka pësuar. Kjo duket se është arsyeja se pse Totozani nuk ka mbajtur asnjë qëndrim edhe për protestat e fundit të shoqërisë civile kundër armëve kimike. Po ashtu, pas këtij incidenti, Avokati i Popullit ka shtuar masat e sigurisë për të mbrojtur integritetin fizik. Për të mbrojtur Avokatin e Popullit janë angazhuar edhe disa forca policie, të cilat e ndjekin në çdo hap që hedh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit