Tre të rinj shqiptarë nga Shqipëria janë sulmuar dhe rrahur brutalisht në diskotekën “Havana” në Ohër. Ndërkohë, SPB në Ohër përmes një komunikate ka theksuar se incidenti është provokuar kur një nga të rinjt shqiptarë ka goditur me shishe të birrës një të ri maqedonas që po kalonin nëpër shkallës e diskotekës.
Policia e Ohrit ka ndërhyrë në pastrimin e situatës dhe evitimin e rrahjeve që ka përfunduar me lëndime të rënda të pësuara nga të rinjt shqiptarë, E.V (27), R.S (26) dhe A.S (24) nga Shqipëria. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.20 të mëngjesit të sotëm, ndërsa maqedonasi i sulmuar thuhet se është me inicialet P.R nga Ohri. MPB ka ndaluar tre të rinjt shqiptarë dhe pritet ngritja e kallëzimeve penale ndaj tyre. (INA/kohaislame