3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Rrëzohet një helikopter i regjimit të Asadit

Më të lexuarat

Një helikopter ushtarak është rrëzuar të hënën pasi u godit me sa duket gjatë luftimeve mes forcave qeveritare dhe kryengritësve në Damask.

Televizioni shtetëror sirian ka pranuar se është rrëzuar një helikopter por, nuk ka dhënë detaje të tjera.
Aktivistët pro-sirianë që kanë raportuar për aksidentin, thanë se luftimet mes trupave të mbështetur nga helikopterët dhe kryengritësve po zhvillohen në lagjen Joba të Damaskut.
Në një zhvillim tjetër, aktivistët e opozitës kanë akuzuar forcat e qeverisë se kanë kryer një masakër në Daraja të Damaskut.
Nuk është konfirmuar numri i saktë i viktimave, derisa aktivistët thonë se numri shkon nga 300 deri në 600./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit