Nga rrëzimi i një avioni luftarak F-15 i Arabisë Saudite ka humbur jetën piloti i këtij avioni.
Agjencia gjermane e lajmeve njofton se mediat e Arabisë Saudite ditën e dielë kanë bërë të ditur se avioni luftarak në fjalë është rrëzuar në rrethin e qyteti Al-Khibr në rajonin lindor të Arabisë Saudite ndërsa ka humbur jetën edhe piloti i këtij avioni. Zyrtarët e Arabisë Saudite edhe në prill kanë njoftuar për rrëzimin e një avionin të tipit F- 15 të prodhimit amerikan.