Në Greqi është rrëzuar një avion i tipit F-16 në kohën kur ai po kryente fluturime trajnimi në rajonin Fevada në afërsi të brigjeve të ishullit të Kretës.
Sipas një njoftimi të ministrisë së mbrojtjes së Greqisë, pilotët e këtij avioni kanë arritur t’i shpëtojnë aksidentit dhe tashmë ata janë transferuar në një spital në jug të Kretës. Defekte teknike, ishte shkaku i rrëzimit të këtij avioni thuhet në njoftimin e lëshuar nga ministria e mbrojtjes e Greqisë. Greqia këtë avion F-16 e ka blerë në vitin 1999.