Aeroplani rus “Antonov-26” u rrëzua sot në Siri dhe me këtë rast humbën jetën 32 persona, nga të cilat 26 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse.
“Sipas të dhënave paraprake, një problem teknik mund të jetë shkaku i prishjes së avionëve. Sipas raporteve nga vendi, zjarri nuk u hap para përplasjes,” thuhet në njoftimin e ministrisë.