8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rreziqet e ”klimatizimit”

Më të lexuarat

Numër i madh i problemeve shëndetësore mund të shkaktohet nga klima që përdorët në mënyrë joadekuate.

Ankesat janë kolla, rritje e temperaturës dhe ethe, si dhe dhembje në rajonin e shtyllës kurrizore, posaçërisht qafës dhe shpatullave.

Ndryshimi i temperaturës në mes asaj jashtë dhe në vendin e klimatizuar nuk duhet të jetë mbi 6ºC.

Në aparatet për klimatizim mund të zhvillohen mikroorganizmat e rrezikshëm, si për shembull baktere që shkakton ndezje të mushkërive: Legionella pneumonie. Prandaj, ndërroni filtrat herë pas herë.

Ajri i kondicionuar redukton frekuencën e efekteve negative që vapa mund të shkaktojë mbi shëndetin dhe ndihmon në termorregullimin e organizmit, mirëpo kërkuesit nga “Cornell University”, paralajmërojnë se duke rritur temperaturën e tij në mënyrë që të ketë shumë diferencë me ambientin jashtë, rreziqet për shëndetin dhe sidomos ata që vuajnë nga alergjitë, janë shumë të mëdha.

Ajri i kondicionuar nxit shfaqjen e simptomave të presionit të ulët të gjakut, artritit dhe neuritit duke e bërë më të vështirë menaxhimin e dhimbjes.

Studimet tregojnë se personat që punojnë në një mjedis me ajër të kondicionuar mund të përjetojnë dhimbje kronike, lodhje, irritim të membranave mukoze dhe vështirësi në frymëmarrje, tharje të lëkurës suaj.

Nga një studim i fundit i bërë nga “Lexis Ricerche” me rreth 1000 pediatër, 69 për qind e tyre është pro përdorimit të kondicionerit me intervale të shkurtra dhe jo ekspozim të drejtpërdrejtë, pasi ata e ndiejnë shumë të nxehin. Por kushti është që gjithmonë duhet të tregojmë kujdes.

“Për fëmijët e vegjël dhe të porsalindur kondicioneri duhet përdorur si pastrues ajri dhe jo si ftohës ambienti”, – tregojnë ekspertët.

Kujdes për të vegjlit duhet treguar edhe nga kondicioneri në makinë. Sipas studimeve, aty është shumë kollaj që të vegjlit të kenë probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Ata që shpenzojnë shumë kohë në një mjedis me ajër të kondicionuar bëhen në mënyrë të vazhdueshme më pak tolerant ndaj temperaturave të larta të verës.

Kjo shkaktohet kryesisht nga stresi i trupit tuaj nga lëvizja nga një mjedis i ftohtë në një ajër të jashtëm që shkakton djersitje. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit