-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rreziqet e fshehura të dietës!

Më të lexuarat

Një dietë e balancuar mirë mund të bëjë mrekulli për shëndetin, pamjen dhe vetëbesimin tuaj.

Megjithatë, këto ditë plasohen shumë informacione të pasakta dhe dieta të këqija, kështu që është e vështirë të bëhet dallimi ndërmjet të ushqyerit/dietës së mirë dhe të dobët.

 

Ja nga cilat rreziqe duhet të keni kujdes:

 

1. Depresioni dhe ankthi – Dieta e paekuilibruar dhe e rreptë mund të ndikojë në të menduarit, të mësuarit dhe përqendrimin. Disa studime kanë treguar gjithashtu se dieta mund të ndikojë në disponim dhe t’i shkaktojë disa çrregullime mendore si depresioni, ankthi dhe çrregullimi i gjumit.

 

2. Imuniteti i dobët – Trupi të cilit i mungojnë materiet ushqyese është shumë i dobët që të mbrohet kështu që shumë lehtë e sulmojnë viruset dhe bakteret. Pa vitaminat, mineralet dhe fibrat e vlefshme, trupi juaj do të jetë i ekspozuar ndaj efekteve negative të cilat mund të jenë afatgjata.

 

3. Rrezik më i lartë nga goditja në tru – Shkencëtarët pajtohen se dieta vegane mund ta rrisë këtë rrezik. Ndoshta pyesni veten pse, meqë dieta vegane tingëllon si një dietë e shëndetshme pa yndyra shtazore. E vërteta e frikshme është se disa prej këtyre zëvendësuesve të mishit përfshijnë sojën dhe shumë natrium, i cili e rrit shtypjen e gjakut.

 

4. Problemet me zemër – Dieta e cila premton humbje shumë të shpejtë peshe nuk mund të jetë e mirë për trupin tuaj. Në shumicën e rasteve, ajo do t’ju shpijë drejt dehidratimit, dhe jo humbjes së kilogramëve. Posa t’i kthejë trupi lëngjet e humbura, ju do të jeni aty keni filluar.

 

5. Diarreja – Ky fenomen është i zakonshëm tek dietat-detoks. Detoksifikimi i organizmit është shumë i shëndetshëm dhe kjo është diçka që të gjithë duhet ta bëjnë herë pas here, por të qenit në një detoks-dietë nuk është e shëndetshme. Para së gjithash, ju nuk hani sa duhet, dhe as nuk hani mirë, dhe humbni shumë materie ushqyese, sepse shkoni shpesh në tualet.

 

6. Mungesa e materieve të çmueshme ushqyese – Të gjitha llojet e ushqimit luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e duhur të organizmit, transmeton Koha.net. Të nevojshme janë vitaminat, mineralet, proteinat, fibrat dhe madje edhe yndyrat dhe sheqeri.

 

7. Rënia e flokëve – Mungesa e vitaminave dhe mineraleve mund të shkaktojë rënien e flokëve.

 

8. Humbja e masës muskulore – Dietat e rrepta dhe të paekuilibruara çojnë në humbjen e ujit, materieve ushqyese dhe masës muskulore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit