2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rrëzimi përtokë si burim motivimi

Më të lexuarat

Rrëzimi përtokë si burim motivimi: Nuk ka rëndësi nëse ju jeni rrëzohemi përtokë – është e rëndësishme që ju të ngriheni!

Vince Lombardi një herë pat thënë: Nuk ka rëndësi nëse jeni rrëzuar përtokë! Me rëndësi është a ngrihesh. Mund t’ju rrëzoj përtokë çfarëdo ngjarje apo situatë jetësore, por vendimi ju takon ju po qe se do të mbeteni në tokë, apo do të ngriheni dhe do të vazhdoni. Mu kjo rënie poshtë bëhet motivimi juaj më i madh. Prandaj kur herën e ardhshme do të dëshironi të arsyetoheni nëse dëshironi të hiqni dorë nga arritja e qëllimit, kafshoni gjuhën dhe thjeshtë vazhdoni atë që keni filluar më herët. Do të vëreni që mossuksesi juaj së shpejti shndërrohet në sukses.

Kur biem poshtë kuptojmë se gjërat e vogla janë të mëdha

Kur biem poshtë fillojmë ta ndërrojmë radhitjen e prioriteteve në jetën tonë. Fillojmë të kuptojmë se gjërat që dikur i konsideronim të vogël, janë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme. E ky është çasti kur dikush ta ofron dorën, të buzëqesh, të trimëron dhe të përmban. Tek marrëdhëniet ndërnjerëzore gjërat e vogla janë momente të mëdha, ndërsa ato marrëdhënie janë shkaku i suksesit në jetë.
Kur rrëzohemi, ndryshojmë dhe bëhemi njerëz tjerë

Kur je rrëzuar përtokë fillon të mendosh ndryshe krahasuar me rrethanat e tjera në jetë. Aty i parashtron shumë pyetje vetes, fillon të mendosh ndryshe dhe rreth gjithçkaje, dhe mandej fillon ndryshimi dalë e ngadalë. Tani njerëzit janë të pasuruar me përvojën e rrëzimit dhe e shfrytëzojnë këtë gjë si shkollë jetësore.

Rrëzimet nuk janë pengesa

Rrëzimet nuk paraqesin pengesa në jetët tona, ato janë aty që njerëzit të vazhdojnë drejtë qëllimit kah ishin nisur.

Helen Keller një herë ka thënë: Madhështia e pasurisë së përvojës njerëzore do ta humbte vlerën dhe kënaqësinë po të mos ekzistonin pengesat të cilat nganjëherë duhet kapërcyer. Çasti i arritjes në maje të malit nuk do të ishte as përgjysmë i mrekullueshëm sikur të mos ishin luginat e errëta të cilat kaluam.

Rrëzimet janë shkolla e vetëbesimit tonë

Kur biem mund të qajmë, të dëshpërohemi, të ankohemi dhe vajtojmë, t’i mallkojmë rrethanat dhe në mendimet tona ta shtojmë ndikimin e çasteve negative të jetës sonë. Apo përkundrazi, mund të themi se ai rrëzim ishte një shkollë mjaftë e rëndësishme nga e cila dolëm më të fuqizuar, më të durueshëm dhe të gatshëm për sfida të reja. Skenari të cilin kemi zgjedhur do ta përcaktojë rezultatin përfundimtar të jetës sonë.

Autor: Mario Žuvela

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit