2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rreziku i prindërve të shpërqëndruar

Më të lexuarat

Prindërit në kohët e sotme kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre krahësuar me vitin 1960, por cilësia e kësaj marrëdhënje prind-fëmijë ka rënë. Prindërit sot janë fizikisht shumë pranë me fëmijët, por janë emocionalisht larg. Smartfonët janë arsyeja kryesore e rrënimit të kësaj marrëdhënje dhe këtu nuk flitet vetëm për përdorimin e tyre nga fëmijët, por po ashtu, po aq intensivisht edhe nga prindërit. Rrjedhimisht prindërit janë vazhdimisht me “vëmendje të pjesshme” ndaj fëmijës. Ky stil i ri ndërveprimi prind-fëmijë dëmton sistemin emocional të komunikimit që është baza e të nxënurit tek qënjet njerëzore. Ekspertët e zhvillimit tregojnë se sinjalet komunikative që shkëmbehen mes të rriturve dhe fëmijëve ndërtojnë arkitekturën e trurit.

Studime të shumta kanë treguar se me rritjen e përdorimit të smartfonëve nga prindërit, fëmijët kanë ngadalësuar të nxënurin si dhe kanë vizituar më shpesh mjekun. Për shkak të shpërqëndrimit të prindërve duke kthyer një përgjigje në whatsaap apo duke kontrolluar facebook, fëmijët kanë pasur më shumë ndërprerje të lojës apo dëmtime fizike. Në një studim të vitit 2010 në Boston ku morrën pjesë 55 të rritur që hanin në një restorant me fëmijën, u vu re se 40 prej tyre u morën më shumë me telefonin gjatë vaktit dhe e neglizhuan pothuajse fare prezencën e fëmijës. Në një studim tjetër në Filadelfia u vu re se nënat që shpërqëndroheshin shpesh duke folur në telefon u mësonin më pak fjalë të reja fëmijëve të tyre 2-vjeçarë.

Mungesa e vëmendjes ndaj fëmijës është normale kur ndodh ndonjëherë, por nëse ndodh shpesh për shkak të smartfonëve, është e dëmshme. Përdorimi i smartfonëve nga të rriturit mund të kthehet në varësi dhe sa herë që të rriturit duhet të qëndrojnë larg telefonit bëhen nervozë dhe i perceptojnë gjërat negativisht. Si pasojë, ata janë gjithë kohës të irrituar me fëmijën dhe mendojnë se fëmija po i manipulon ndërkohë që ai është thjesht duke kërkuar vëmendje. Shkëputja e prindit nga fëmija sepse ka për të shkuar diku apo ka për të kryer një detyrë nuk është e dëmshme, por qëndrimi me fëmijën duke parë celularin dhe duke iu përgjigjur mesazheve është i dëmshëm dhe zhvlerëson fëmijën.

Nëse prindërit nuk reflektojnë në mënyrën si i përkushtohen dhe si ia japin vëmendjen fëmijës, fëmijët do ta bëjnë atë me mënyrat e tyre të ndryshme dhe në të shumtën e rasteve me ato që bëjnë një prind që ta lëshojë menjëherë telefonin nga dora; sjellje devijante, tantrum dhe të qara, siç edhe raportojnë të gjithë mësuesit për nxënësit e tyre në këto kohë. Sigurisht që prindërit sot zgjedhin një jetë shumë aktive dhe duhet tu përgjigjen gjithë njerëzve, të kontrollojnë lajmet, të bëjnë pazare online etj, por këshilla është që në atë gjysmë orën që keni vendosur ta kaloni me fëmijën, zhdukeni telefonin.

Përgatiti: Elona Çeço
Referenca: Erika Christakis

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit