4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

RREZIKOHET XHAMIA E MESXHID-I AKSA NË JERUSALEM

Më të lexuarat

Xhamia e Mesxhid-i Aksas në Jerusalem rrezikohet të rrënohet në çdo qast, për shkak të tuneleve të hapura nga ana e Izraelit.

Gjatësia e tuneleve që po hap Izraeli nën xhaminë Mesxhid-i Aksa me pretekst se kërkon faltoren e Pejgamberit Sulejman (alejhi selam) arrin në 1,5km.

Hanna Isa, Kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Objekteve të Shenjta Myslimane dhe Krishtere në Jerusalem irit Organizatës për Çlirimin e Palestinës, njoftoi se Izraeli prej vitit 1967 e këtej në këtë zonë ka hapur 7 tunele.

Isa paralajmëroi se xhamia e Mesxhid-i Aksas mund të rrënohet në çdo qastë për shkak të punimeve të intensifikuara në tunele në këto 10 vitet e fundit. Isa kërkoi nga Izraeli të ndalë gërmimet dhe i bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare të bëjë presion mbi Izraelin në këtë drejtim.

Hanna gjithashtu tha se struktura demografike e Jerusalemit vazhdimisht është duke ndryshuar në favor të çifutëve dhe vijoi duke thënë se numri i banorëve myslimanë dhe krishterë në këto 10 vitet e fundit është ulur seriozisht për shkak të presioneve që zbaton Izraeli. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit