3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rrezikohen miliona njerëz nga diagnozat në internet

Më të lexuarat

Sipas informacioneve të publikuara miliona njerëz janë të rrezikuar nga diagnozat në internet. Zhvillimi i teknologjisë së internetit me motorat e kërkimit po i bën njerëzit gjithnjë e më tepër të gjejnë vetë diagnostikimin e sëmundjeve të tyre pa u vizituar tek doktori.
Kjo sindromë e re po shfaqet në gjithë botën ku njerëzit po gjejnë rrugën më të shkurtër për të gjetur informacione për sëmundjen e tyre në internet. Sëmundjet po avancojnë tek njerëzit që diagnostikohen vetë duke bërë kërkime për sëmundjet e tyre në internet. Por, kjo mënyrë është fatale tek disa njerëz. Kështu po rezulton në Britani ku miliona banorë janë duke rrezikuar shëndetin e tyre.
Ann Robinson , drejtor i ndërgjegjësimit publik në “Standard Informacion” , tha se në internet nuk mund të gjesh informacione të besueshme shëndetësore. Ky studim nga “Standard Information” i financuar nga qeveria britanike në bazë të një ankete ka nxjerrë të dhënat që katër në dhjetë persona kanë pranuar që të diagnostikohen nëpërmjet internetit dhe jo duke shkuar të vizitohen tek doktori.
Robinson shton se: “Njerëzit kanë vonuar vizitën e tyre për arsye të ndryshme, por pavarësisht nga arsyeja pse, shqetësimi ynë është se njerëzit kanë pranuar vetë diagnostikimin duke e trajtuar vetë sëmundjen e tyre”.
Një studim i fundit ka arritur në një përfundim të frikshëm ku vetëm një në gjashtë persona që vuajnë nga një sëmundje kanë fatin për të shpëtuar jetën e tyre nëpërmjet diagnostikimit të duhur nëpërmjet të dhënave në internet.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit