Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëlla i dashur!
Shumica e njerëzve nuk e dinë rëndësinë dhe realitetin e pendimit dhe janë duke humbur kryerjen e tij. E nëse e dinë rëndësinë e tij, ata nuk dinë rrugën që të çon tek ai. E nëse e dinë rrugën ata nuk dinë se si ta fillojnë.
Pra, eja me mua, vëlla i dashur, të qëndrojmë në realitetin e pendimit, rrugën që të çon tek ai, duke shpresuar që të mbërrijmë sa më parë.
Të gjithë ne gabojmë
Vëlla i dashur!
Të gjithë ne jemi gjynahqarë, të gjithë ne gabojmë. Ndonjëherë ne pranojmë nga Allahu edhe caktime të tjera, por Allahu na ruan dhe na largon nga shkujdesja. Nuk mbetemi bosh pa mëkate dhe as mëkatet nuk largohen nga ne. As unë, as ti nuk jemi të pagabueshëm.
“Çdo njeri është mëkatar. Më i miri prej mëkatareve është ai që pendohet.” Transmetoi Tirmidhiu, e bëri të mirë shejh Albani.
Shkujdesja dhe pakujdesia janë të natyrës njerëzore. Nga mëshira e Allahut për njeriun, si krijesë e dobët, është hapja e dyerve të pendimit, ligjëruar për ne dhe pranuar nga ne. Sa e sa herë fitojmë gjynahe dhe bëjmë marrëzi… e përveç kësaj, njeriu do të ishte në çoroditje dhe siklet të madh, me përcaktim të kufizuar në kërkimin e afrimit tek Zoti i tij, duke i prerë shpresat për falje.
Ku është rruga e shpëtimit?
Ndoshta më thua se unë po kërkoj lumturinë e vetes sime dhe dëshiroj shpëtimin e shpresoj faljen e mëkateve, por rrugën për në pendim nuk e di dhe nuk di si të filloj. Si i zhytur në mëkate dua t’i braktis dhe me krenari të gjej rrugën dhe të pres ndihmën. Dua ngrohtësi dhe dritë shprese, po ku është rruga?
Rruga, vëlla i nderuar, është e qartë, sikurse dielli, është e vetme, nuk ka tjetër. Ajo është rruga e pendimit, rruga e fitores, rruga e shpëtimit. Ajo është nga më të lehtat, e hapur para teje në çdo çast, ndaj mos e braktis atë, pasi do të gjesh përgjigjen: ” Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.” Ta Ha, 82.
Allahu i Lartësuar i ka ftuar të gjithë njerëzit të pendohen, besimtarë apo jo besimtarë qofshin ata, dhe i ka lajmëruar se Ai i fal të gjitha gjynahet atyre që pendohen sinqerisht, që nuk i kthehen më atyre mëkateve dhe që i përmbahen udhëzimit e Tij, edhe nëse gjynahet janë sa shkuma e detit. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: ‘O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse, vërtet, Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues’.” Zumer, 53.
Por, ç’është pendimi?
Pendimi, vëlla i nderuar, është kthimi sa më shpejt nga ajo që Allahu i Lartësuar e urren, qoftë ajo gjë e dukshme apo e padukshme, në atë që Allahu i Lartësuar e do, qoftë ajo gjë dukshme apo e padukshme. Ai është një term i ligjit islam dhe vërtetësisë së besimit. Ai është parandalim nga dëshpërimi, pranverë e vazhdueshme për mirësi dhe lumturi në dynja dhe ahiret. Ai është personeli i çështjeve, stimuli i jetës, i besuari i arritjeve. Pendimi është e para dhe e fundit shtëpi. Ai është fillimi dhe fundi i adhurimit. Është braktisja e mëkateve nga frika e Allahut dhe shëmtia e veprimit të tyre. Është vendosmëri për të mos u kthyer më në kryerjen e tyre, shqetësim për atë që ndodhi dhe kthim për tek Allahu për ato që kanë mbetur. Pendimi është falje mëkatesh.
Përktheu: Erion Sulo
Burimijetes.com
07.06.2007