3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Rreth 600 policë maqedonas, vetëm 46 shqiptar

Më të lexuarat

Shkup, 2 shtator – Konkursi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për punësimin e 600 policëve ka hyrë në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kadetëve. Gazeta KOHA mëson se prej 600 kadetëve në nivel të shtetit, numri i kadetëve të përzgjedhur shqiptarë arrin 46, kjo pasi përfaqësimi adekuat i bashkësive etnike ishte edhe një nga kriteret bazë të konkursit për pranimin e policëve të rinj.

Nga numri i përgjithshëm prej 46 kadetëve shqiptarë, 26 do të mbeten në Shkup, kurse 20 të tjerët do të shpërndahet në qytetet tjera. Konkursi ishte shpallur në korrik, kurse kandidatët kanë kaluar fazat e para të përzgjedhjes, kontrollimin e aftësive fizike, testin psikologjik dhe testin me shkrim, intervistimin dhe fazën e fundit të përzgjedhjes, atë të kontrolleve shëndetësore, me të cilat do të vërtetohen gjendja dhe shëndetësore dhe aftësitë psikofizike të kandidatëve.

Më herët kemi njoftuar se midis kandidatëve që arritën të kalojnë fazat e seleksionimit, vetëm në Shkup ishin 26 shqiptarë, qytet ky është paraparë edhe të shpërndahet numri i i madh i policëve të rinj. Përveç 435 policëve për nevojat e sektorit të Shkupit, Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë të pranojë 20 policë për rajonin e Manastirit, 20 të tjerë për Ohrin, 5 për Resnjën, 15 për Strugën, po kaq për Dibrën, nga pesë të tjerë për Tetovën dhe Gostivarin, nga 20 për Velesin dhe Kumanovën, 5 të tjerë për Shtipin, 10 për Strumicën dhe 25 policë të rinj për policinë e Gjevgjelisë.

Kandidatët është paraparë të trajnohen për një vit në qendrën e trajnimeve në Idrizovë, ndërsa më pas ato do të lidhin kontrata pune dhe do të shpërndahen nëpër stacionet e policisë. Ashtu si edhe gjatë dy konkurseve të mëparshme për pranimin e zyrtarëve policor, edhe kësaj radhe kandidatët është dashur t’i plotësojnë kushtet e përgjithshme, respektivisht të jenë shtetas të Maqedonisë, të jenë nën moshë madhore dhe jo më të vjetër se 25 vjet, të kenë të mbaruar së pakë katër vjet shkollë të mesme, të kenë aftësi shëndetësore dhe psikofizike dhe të mos kenë vendim të plotfuqishëm se nuk iu është shqiptuar dënim për ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës si polik.

Ky është konkursi i dytë i madh brenda një viti për pranimin e policëve, pasi vitin e kaluar në nëntor MPB shpalli konkurs për pranimin e 400 policëve vetëm në Shkup. Punësimet e reja MPB i ka arsyetuar me faktin se mbi 600 pjesëtarë të saj gjatë këtij dhe vitin tjetër për shkak të moshës shkojnë në pension. Me punësimin e 600 policëve të ri del se katër vitet e fundit MPB ka punësuar mbi 1700 policë, ose mbi 17 për qind nga numri i përgjithshëm i përbërjes aktive, që sipas sistematizimit aktual numëron rreth 10 mijë pjesëtarë, transmeton Koha.

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit