5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rreth 29,3 për qind e familjeve kosovare jetojnë me më pak se 1,72 euro në ditë

Më të lexuarat

Sipas një raporti të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, rreth matjeve të fundit mbi varfërinë në Kosovë, rreth 29,3 për qind e familjeve jetojnë në varfëri të skajshme, me më pak se 1,72 euro në ditë, ndërkaq rreth 10,2 për qind jetojnë me më pak se 1,20 euro në ditë.
Sipas të dhënave të muajit janar 2015 në Kosovë, të siguruara nga Telegrafi, ndihmën sociale e kanë shfrytëzuar gjithsej 27.280 familje, me 114.020 anëtarë të familjes.
 
Buxheti për Skemën e Ndihmës Sociale, për vitin 2014 ka qenë 27.2 milion euro.
 
Kush mund të jetë përfitues i Ndihmës Sociale në Kosovë?
 
Për të realizuar ndihmë sociale, të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës , ndërsa sipas Ligjit Nr.04/L-096 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë, neni 4, paragrafi 4.1 dhe paragrafi 4.2, përfitues të ndihmës sociale mund të jenë edhe shtetasit e huaj, të cilët kanë leje qëndrimi në Kosovë, janë azilkërkues, refugjatë dhe persona të cilët gëzojnë mbrojtje të përkohshme dhe i plotësojnë kushtet për klasifikim në njërën prej kategorive vijues: Kategoria e parë-Familja në të cilën të gjithë anëtarët e familjes janë të varur dhe asnjëri prej tyre nuk është i punësuar.
 
Ndërkaq në kategorinë e dytë bëjnë pjesë familjet me një anëtar të familjes të aftë për punë; me të paktën një fëmijë nën moshën pesë vjeç apo që kanë në përkujdesje të përhershme një jetim nën moshën 15 vjeç.
 
Përveç këtyre kritereve bazë, familjet (të dy kategorive) për të përfituar ndihmën sociale, nuk duhet të kenë në pronësi më shumë 0.5 hektarë tokë dhe të hyra dhe të mira materiale të llogaritshme, ashtu siç është e përcaktuar me aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë Skemën e Ndihmës Sociale.
 
Për dallim nga pensionet, të cilat u jepen individëve-personave, ndihma sociale u jepet familjeve, të cilat i plotësojnë kushtet dhe kriteret që i ka paraparë Ligji për Skemën e Ndihmës Sociale.
 
Personat-anëtarët e familjes mbi moshën 65 vjeç, figurojnë si anëtarë të familjes, por nuk marrin ndihmë sociale, ngase ata marrin pensionin bazë nga MPMS-ja. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit