-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rreth 2.5 milionë sirianë u strehuan vitin e kaluar në Turqi

Më të lexuarat

Turqia ende vazhdon të jetë një shpresë për sirianët në vitin e 6 të luftës civile dhe në një nga krizat humanitare më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore.

Që nga fillimi i luftës civile në Siri, Turqia ka ndjekur politikën e dyerve të hapura për sirianët. Në Turqi gjatë vitit 2011 janë strehuar 9 .118 sirianë, në vitin 2012, 14. 237, në vitin 2013, 224.655, në vitin 2014, 1. 504. 122 dhe vitin e kaluar 2.426. 330, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia ende vazhdon të jetë një shpresë për sirianët në vitin e 6 të luftës civile dhe në një nga krizat humanitare më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore.

Me anë të politikës së saj “me dyer të hapura” Turqia është duke u bërë shembull për të gjithë botën në pranimin dhe trajtimin e sirianëve, pa bërë ndarje feje, race apo gjuhe. Në Siri që nga fillimi i konfliktit më 15 mars 2011 të paktën 273 mijë persona kanë humbur jetën.

Në këtë kohë 13.5 milionë njerëz nga Siria e cila ka një popullsi prej 20 milionë banorë, kanë nevojë për ndihmë. 6.6 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa 4.8 milionë prej tyre janë strehuar në shtetet fqinje.

Në Turqi e cila ka strehuar më shumë refugjatë në botë, gjatë vitit 2011 janë strehuar 9.118 sirianë, në vitin 2012, 14.237, në vitin 2013, 224.655, në vitin 2014, 1.504.122 dhe vitin e kaluar 2.426. 330

Turqia ka harxhuar rreth 10 miliardë dollarë në mënyrë që azilantët sirianë të mbyllin plagët e tyre dhe të jetojnë sipas standardeve të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

– “Është mundësuar arsimimi i 335 mijë fëmijëve”

Kryesia e Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive pranë Kryeministrisë së Turqisë (AFAD) i ka ofruar një jetë të re azilantëve sirianë të cilët kanë ikur nga lufta.

AFAD ka hapur 26 qendra banimi, ku pjesë e tyre ka çdo gjë që duhet në një qytet, duke filluar nga aktivitetet fizike deri tek ndihma psikologjike. Në këto qendra shërbimi spitalorë për sirianët është falas. Me ndihmën e Ministrisë së Arsimit të Turqisë është mundësuar arsimimi i 335 mijë fëmijëve sirianë.

Deri në fund të vitit 2016 synohet që në bankat e shkollës të ulen 460 mijë sirianë. Ndërkohë puna për mundësimin e arsimimit të të gjithë fëmijëve sirianë që ndodhen në Turqi vazhdon me ritme të shpejta.

– “152 mijë foshnja sirianë u lindën në Turqi”

AFAD në qendrat e banimit krahas shërbimeve bazë si shëndetësia dhe mundësia e banimit, ofron edhe shërbime të tjera si kurse alternative, kurse për lexim dhe shkrim, kurse kompjuteri, kurse për gjuhë të huaja. Në këtë kuadër deri më tani të paktën 130 mijë sirianë kanë fituar një profesion.

Në bazë të shërbimit falas të shëndetësisë deri më tani janë operuar 690 mijë sirianë dhe irakianë. Është dhënë shërbim për 815 mijë të sëmurë të shtruar dhe 17 milionë shërbime poliklinike. 152 mijë sirianë u lindën në Turqi.

Nga ana tjetër me anë të komiteteve të grave në qendrat e banimeve vajzave të reja ju jepet ndihmë psikologjike për të penguar martesën në moshë të vogël dhe martesat me shumë gra.

Ndërkohë shërbimet e dhëna për refugjatët në qendrat e banimit janë mbledhur në një program koordinues të përbashkët (AFKEN), të prodhuar nga inxhinierët turq.

AFKEN i cili ka sjellë një standard të ri në shërbimin ndaj refugjatëve është zgjedhur dhe shpërblyer me çmimin “shërbimi më i mirë publik” për vitin 2015

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit