-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

U koritën. Mbaroi dhe dështoi protesta e maqedonëve

Më të lexuarat

E plotësuar: Sipas Zhurnal protesta e sotme mblodhi rreth pesëdhjetë të rinj maqedonas para qeverisë.kontra protest 01

Pasi që gazetarët, kameramanët e fotoreporterët për shkak të sulmeve ndaj tyre vendosën ta braktisin vendin e ngjarjes, kjo la njollë dhe dështoi. Me një fjalë u koritën që dolën.

Madje, kjo protestë ka qenë larg kapaciteteve të asaj që organizuan shqiptarët një ditë më parë, ku ata ngritën zërin ndaj paragjykimeve të ministres Jankullovska.

Protesta e maqedonasve para se të përfundojë u ndanë në dy grupe, njëra prej tyre u drejtua drejt Parkut të qytetit, ndërsa tjetra ngeli e vetmuar para qeverisë së Maqedonisë.

Raportuesit i portalit “Zhurnal” në terren njoftoi se protestuesit kanë mbajtur transprante me fotografi të Hitlerit dhe parulla “Për ju vetëm Aushvic”” dhe Srebrenica dy”.

Sipas INA

Rreth 100 të rinj maqedonas kanë protestuar sot para Qeverisë, me thirrjet kundër “radikalizmit islamik”dhe dënimit të autorëve të vrasjes së pesëfisht në Shkup.

Të rinj me flamuj maqedonas dhe kanë kënduar këngë nacionaliste dhe thirrje raciste antishqiptare dhe kundër Qeverisë ndër të cilat “Vdekje për shqiptarët”, “Stop terrorizmit islamik”, “Qeveria shqiptare”, etj.

Një pjesë e tyre kanë mbajtur të fshehur fytyrat dhe me kapela në kokë, duke urdhëruar që gazetarët të mos afrohen pranë turmës.

Para Qeverisë janë të pranishme forca të mëdha policore, që po ndjekin lëvizjen e turmës së vogël të protestuesve. INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit