0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rreth 1 milion euro gjoba në trafik paguan qytetarët e Gjilanit gjatë vitit 2014

Më të lexuarat

Sipas informacioneve nga raporti financiar i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, qytetarët Gjilanas gjatë vitit 2014, paguan mbi 846 mijë euro gjoba në trafik dhe gjobat e gjykatave, apo rreth 500 mijë euro më shumë se sa në vitin 2013, apo ku paguan rreth 360 mijë euro.

Këto gjoba, kanë mbushur arkën e buxhetit komunal të Gjilanit, e cila kishte planifikuar të ketë të hyra vetëm 350 mijë euro gjatë vitit 2014, mirëpo u realizuan rreth 150% më shumë se sa planifikimi që ishte bërë, transmeton gjilanisot.

Me këto të hyra, qeverisja e komunës së Gjilanit po krenohet për realizimin e të hyrave vetanake nga gjobat në trafik, sepse në sektorët e tjerë nuk ka mundur të inkasojë mbi 600 mijë euro, nga ndërtimet pa leje, taksat e bizneseve, qiraja, arsimi, shëndetësia etj, ku ka dështuar plotësisht në këtë drejtim. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit