5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rreth 1.8 miliardë njerëz vuajnë mungesën e ujit të pastër

Më të lexuarat

Ndërkohë që burimet e ujit të përdorshëm janë duke u pakësuar, numri i atyre që vuajnë mungesën e ujit të pastër ka kaluar 1 miliardë.

Ndërkohë që burimet e ujit të përdorshëm janë duke u pakësuar, numri i atyre që vuajnë mungesën e ujit të pastër ka kaluar 1 miliardë, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Thatësirës dhe Shkretëtirizimit e cila shënohet në datën 17 qershor, ka paralajmëruar se më shumë se 1 miliardë njerëz vuajnë mungesën e ujit të pastër.

Sipas një raporti për ujin e pijshëm dhe higjienën në rang global, 748 milionë njerëz në botë nuk kanë akses ndaj burimeve të rehabilituara, ndërsa 1.8 miliardë njerëz mendohet se konsumojnë ujë në të cilin përzihen me ujërat e zeza.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka deklaruar se për shkak të konsumimit të ujit jo të pastër, të paktën 2 milionë njerëz humbin jetën çdo vit në botë. Ndërsa çdo ditë rreth 1 mijë fëmijë humbin jetën për shkak të sëmundjeve të marra përmes ujit të papastër.

Duke vënë në dukje se përdorimi i ujërave me përmbajtje të mbetjeve të ndryshme në bujqësi përbën një rrezik të madh, OBSH thekson se 4 për qind e sëmundjeve të trasmetueshme mund të evitohen përmes rehabilitimit të burimeve ujore dhe higjienës.

Rreth 70 për qind i ujërave të zeza përdoret në bujqësi pasi mbi 80 për qind e tij derdhet në lumenj dhe liqene pa u trajtuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit