-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Rremi reagon në mbrojtje të uçk-së

Më të lexuarat

Përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, Mustafa, i cili dhe ka dorëzuar mandatin e tij të deputetit, ka thënë se “vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak të UÇK-së, sot gëzojmë lirinë’’.

Rrustem Mustafa shtoi se UÇK-ja ka përfunduar misionin e saj me sukses në vitin 1999.

“Askush nuk do të duhej të përdorte shkronjat UÇK-UÇK, apo kohën e lavdisë”, ka thënë ish-komandanti i UÇK-së, i njohur si Remi.

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, ka thënë se hetimet dhe ngritjet e aktakuzave ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të panevojshme.

“Thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 18 vitesh,nuk mundet të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë”, ka thënë Mustafa, raporton Insajderi.

Ai është shprehur se “hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eleminojë grupet vendore apo edhe ato ndërkombëtare të natyrës kriminale”. /Insajderi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit