3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Rrëmbyesit largohen, shpëtohet anija-cisternë e naftës e Malajzisë

Më të lexuarat

Admirali Azhari Abdul Rashid tha se ekuipazhi 21 anëtarësh iu nënshtrua kontrrollit shëndetësore pas mbrritjes së anijës cisternë në portin Kuantan
 
 Ekuipazhi i anijës cisternë të naftës të Malejzisë, e cila ishte konfiskuar nga  piratët  javën e kaluar, arriti në portin Kuantan të Malajzisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Admirali Azhari Abdul Rashid tha se ekuipazhi 21 anëtarësh iu nënshtrua kontrrollit shëndetësore pas mbrritjes së anijës cisternë në portin Kuantan.
 
“Të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë në gjendje të mirë, dhe ma padurim presin për tu ribashkuar me familjet e tyre”, tha Rashid për mediat lokale.
 
Ekuipazhi i anijes thuhet se u lirua të premten pasi piratët të cilët javën e kaluar rrëmbyen anijen cisternë të naftës malajziane u arratis me një varkë shpëtimi, kur pas tyre doli një luftanije e Malajzisë.
 
Marina Luftarake e Malajzisë ka thënë se tre luftanije dhe dy helikopterë janë në kërkim për piratët.
 
Anija cisternë me 7.5 milion litra benzinë, me vlerë afro 21 milionë Ringgit, apo rreth 5.7 milionë dollarë, lundronte në drejtim të Kuantan, kur më 11 qërshorë ishin ndërprerë të gjitha lidhjet me të. Ekuipazhi përbëhej nga 16 malajziane, pesë indonezianë dhe një shtetas të Mianmarit.
 
Besohet se rrëmbimi është kryer nga një grup i organizuar të cilët rrëmbejnë anijet për shkak të mallrave të tyre të karburantit.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit