0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rrëmbejnë fëmijën 5 mujashe dhe e therin duke i nxjerrë zorrët dhe zemrën

Më të lexuarat

Një fëmijë është gjetur i prerë me zemrën dhe zorrët e tij të nxjerra jashtë, pasi është bërë ‘kurban’ në një ritual satanik Halloweeni.

Në rrëmbimin e parë mamaja e djalit pesë mujor ishte duke fjetur me të në shtëpi, por kur u zgjua ai nuk ishte më aty.

Megjithatë, foshnja e saj u gjet i gjallë dhe i mbuluar me baltë pranë shtëpisë së tyre në Vigia del Fuerte në rajonin kolumbian të Antioquia.

Por mamaja 28 vjeçare, e cila nuk është emëruar, ishte zemërthyer për të zbuluar se fëmija i saj përsëri ishte zhdukur të nesërmen.

Fqinjët e shqetësuar organizuan një kërkim në zonë, por fëmija u gjet i vdekur në male.

Sipas njoftimeve, djalit ishte prerë koka, me zemrën dhe zorrët e tij, dhe ai kishte humbur një krah.

Avokati i Popullit Carlos Negret tha: “Është zemërthyese. Kur më thanë për rastin, pyesja veten se sa shumë po zgjat ligësia”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit