3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rregulloni 9 shkaqe të fshehta që ju kanë larguar humorin

Më të lexuarat

Ngrënia e ushqimit të shëndetshëm ndikon drejtpërdrejtë në mirëqënien mendore. Shtoni porcionet e frutave dhe perimeve të freskëta në dietën tuaj ushqimore.
 
Ka shumë asrye se pse nuk jemi gjithmonë në gjendje të shkëlqyer shpirtërore: marrëdhënie të vështira, probleme në punë dhe probleme me shëndetin. Është e rëndësishme të kuptohet se mbi të tilla ngjarje, nuk kemi asnjë kontroll. Fatmirësisht, ekzistojnë disa gjëra, të cilat mund t’i kontrollojmë, për ta rregulluar sado pak gjëndjen shpirtërore. 
Ja çfarë ju mërzit dhe si ta rregulloni.

Nuk e keni parë ende dritën e diellit
Keni ngecur në një zyrë të zymtë? Mungesa e vitaminës D rrit mundësitë për depresion. Zgjidhja: Dilni bëni një shëtitje në ajër të pastër.
 
Jeni të dehidratuar
Vetëm pak dehidratim shkakton lodhje, humbje përqëndrimi dhe gjëndje më të keqe shpirtërore. Zgjidhja: Mjekësia sugjeron 3.7 litra lëngje në ditë për meshkujt dhe 2.7 litra për femrat.

Po punoni shumë.
Ata që punojnë më tepër se 50 orë në javë, janë jo vetëm të lodhur fizikisht, por edhe mendërisht. Mundohuni të flini pak më tepër gjumë, të hani shëndetshëm (që ta përballoni). Gjithashtu kini kujdes prioritetet!

Po kaloni shumë kohë në Facebook.
Sa më tepër kohë kaloni në rrjete sociale, aq më në gjendje të keqe shpirtërore do të jeni. Arsyeja: e kuptoni që Facebook-u është një humbje kohe. Zgjidhja: uleni telefonin dhe kaloni kohë me njerëzit përreth jush.

Uleni keq.
Qëndrimi i drejtë i trupit ndikon në mirëqëninen tuaj mendore. Ndryshimi i qëndrimit (drejtimi i kurrizit) përmirëson nivelet e energjisë dhe përmirëson humorin. Zgjidhja: Mbani kurrizin drejt dhe përfitoni nga të mirat që kjo sjell.

Keni kohë që nuk qeshni (ose buzëqeshni).
E qeshura ndikon në nivelet e hormonit të stresit, kortizolit. Edhe vetëm një buzëqeshje e bën ndryshimin. Zgjidhja: shembull, fotot argëtuese.

Jeni te lodhur.
Ekziston një lidhje mes mungesës së gjumit dhe stresit. Zgjidhja: 7 -8 orë gjumë çdo dite!
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit