1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Rregullat e zekatit te fitrit

Më të lexuarat

Rregullat e zekatit te fitrit në mënyrë të përgjithshme

Zekati i fitrit është një lëmoshë (sadaka) që jepet në përfundim të ramazanit, si pastrim për agjëruesin nga fjalët dhe veprat e pahijshme që ka bërë gjatë agjërimit të tij.

Zekati i fitrit është ligjësuar në vitin e dytë të hixhrit.

Kushtet e tij:
1. Islami.
2. Mundësia ekonomike.

Koha e dhënies së zekatit të fitrit:
Më e mirë është që të jepet ditën e festës (Bajramit), përpara faljes së namazit, por lejohet edhe një apo dy ditë para festës.

Masa e zekatit të fitrit:
Një enë (sa’a) që është e barabartë me 3 kg. ushqim, pra masa e zekatit të fitrit është afërsisht 3 kg. ushqim nga ushqimet që përdoren në vendin ku jepet zekati, si: orizi, mielli, makaronat e të ngjashme me to.

Kujt i jepet zekati i fitrit?
Të varfërve dhe nevojtarëve. Lejohet që tërë zekatin e fitrit (tëndin dhe të familjes tënde) t’ia japësh vetëm një të varfri ose ta ndash midis disa të varfërve. Më e mira është që zekatin e fitrit t’ia japësh të afërmëve tuaj të varfër, ndaj të cilëve nuk e ke detyrë shpenzimin për to.

Nuk lejohet që zekati i fitrit t’u jepet njerëzve ndaj të cilëve e ke detyrim shpenzmin për to.

Gjykimi i zekatit të fitrit:
Zekati i fitrit është detyrë në bazë të Kuranit, Sunetit dhe Konsensusit të plotë të dijetarëve.
Është detyrë për çdo musliman dhe ndaj çdokujt që është detyrë shpenzimi për ta. Është e pëlqyeshme që zekati i fitrit të jepet edhe për foshnjen në barkun e nënës, sepse kështu vepronte Uthmani – Allahu qoftë i kënaqur me të.

Urtësia e dhënies së zekatit të fitrit:
1. Pastrim i agjërimit nga çdo fjalë dhe vepër e pahijshme
2. Ushqim për të varfrit, plotësim i nevojave të tyre për të mos lypur njerëzit dhe dhurim kënaqësie e gëzimi për ta.
3. Përfitimi i shpërblimeve të mëdha, nëse zekati i fitrit kryhet sipas rregullave të tij.
4. Falenderimi i Allahut për suksesin që të dha në kryerjen e agjërimit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit