1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rregullat e shitblerjes – ZGJEDHJA DHE KAMATA

Më të lexuarat

 

Ç’është zgjedhja.

Zgjedhja është të kërkosh më të mirën për vete prej dy gjërave: ose të zgjedhësh plotësimin e aktit të shitblerjes (ta përfundosh atë), ose ta prishësh aktin dhe të tërhiqesh.

Llojet e zgjedhjes.

  1. Zgjedhja në vend.

Kjo e drejtë për të zgjedhur është për të dyja palët, që nga fillimi i aktit deri sa të ndahen nga njëri-tjetri, me kusht që të mos kenë rënë në një mendje për rrëzimin e zgjedhjes (d.m.th. nëse vendosin kusht që në fillim që askush nuk ka të drejtë të tërhiqet nga akti edhe nëse vazhdojnë të jenë bashkë) ose ta rrëzojnë atë pas aktit apo ta rrëzojë vetëm njëri, atëherë rrëzohet e drejta e tij në zgjedhje dhe mbetet e drejta e tjetrit.

Ibnu Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kur bëjnë akt shiblerjeje dy vetë, çdonjëri nga ata të dy ka të drejtën të zgjedhë deri sa të jenë bashkë dhe mos të jenë ndarë, apo njëri nga ata ta ketë lënë tjetrin për të zgjedhur. Nëse njëri ia lë në dorë tjetrit për të zgjedhur dhe pastaj bien në një mendje, atëherë është kryer akti i shitblerjes (dhe detyrohet blerësi të marë mallin dhe shitësi vlerën). E nëse ndahen pas aktit por njëri nuk e ka mbaruar aktin, atëherë është kryer akti në çdo rast.”Mutefekun alejhi.

– Është i ndaluar largimi nga vendi i aktit nga frika se pala tjetër ndërron mendje. Transmeton Amër bin Shuajb nga babai i tij e ky nga gjyshi i tij se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Dy palët në tregti kanë të drejtën e zgjedhjes deri sa të ndahen, vetëm nëse kanë vënë ndonjë kusht zgjedhjeje. Nuk i lejohet askujt që të ndahet nga shoku i tij nga frika e kthimit nga ai akt.”    Ebu Daud, Tirmidhi, Nesai (sahih).

 

  1. Zgjedhja e vënies së kushteve.

Kjo zgjedhje është që të vënë kusht të dyja palët ose njëra që të ketë të drejtën e zgjedhjes deri në një afat të caktuar, sado i gjatë qoftë ai. Ky akt dhe ky kusht është i saktë.

Ibnu Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Dy palët në tregti kanë të drejtën e zgjedhjes deri sa të ndahen ose të jetë akti me kushte (të vëna nga të dyja palët ose njëra).”Muttefekun alejhi.

  1. Zgjedhja në mallin me defekt.

Përmendëm më parë ndalimin e fshehjes së defektit të mallit, dhe nëse ndokush blen një mall me defekt, të cilin nuk e ka parë para se të ndaheshin nga akti, atëherë ai ka të drejtën e kthimit të mallit tek shitësi.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kush blen një dele të pamjelë (për shumë kohë që të duket sikur jep shumë qumësht) dhe e mjel atë, atëherë nëse e pëlqen ashtu le ta mbajë, nëse nuk e pëlqen atëherë ta kthejë tek i zoti dhe bashkë me të të japë një tas me hurma arabe (temër) për qumështin që i mori.”.Muttefekun alejhi.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Nuk lejohet lënia e deles dhe devesë pa mjelë me qëllim që t’i fryhen gjitë. Nëse ndonjë e blen një të tillë, ai ka të drejtën e zgjedhjes pas mjeljes së saj; ose ta mbajë nëse do, ose ta kthejë bashkë me një tas hurma arabe (temër).” Buhariu, Ebu Daudi, Nesai

 

Ç’është kamata.

Kamata (apo fajdeja) është shtesa ose në origjinën e diçkaje, si në Fjalën e Allahut:

…dhe e sheh tokën të vdekur por kur zbresim mbi të ujin tundet, shtohet dhe mbin në të prej çdo çifti bimësh” Suretu Haxh:5., ose shtesa në shkëmbim si në shkëmbimin e një dirhemi me dy dirhem.

Gjykimi për kamatën.
Sipas Kuranit , Sunetit dhe Ixhmait kamata është e ndaluar
Allahu i Lartësuar thotë:
O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe largojuni asaj që ka ngelur prej ribasë (kamatës) nëse jeni besimtarë! Nëse nuk e bëni këtë, atëherë përgatituni për luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, e nëse pendoheni, atëherë merrni vetëm origjinën e të hollave tuaja! Kështu ju nuk i bëni padrejtësi askujt dhe nuk iu bëhet padrejtësi.”Bekare:278-279.

“Ata që hanë kamatën nuk ngrihen vetëm si ngrihet ai që e ka prekur djalli.” Bekare:275.

“Allahu e zhduk kamatën (E zhduk kamatën duke e hequr plotësisht nga dora e marrësit të saj ose ia bën të ndaluar (haram) begatinë e pasurisë së tij, madje ia heq atë në këtë botë dhe e dënon në botën tjetër) dhe e shton lëmoshën (ia shton atij që jep lëmoshë).”Bekare:276

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Largojuni shtatë shkatërruesëve!

Thanë: “Kush janë ato o i Dërguari i Allahut?”

Tha: “Vënia shok Allahut, magjia, vrasja e atij që ka ndaluar Allahu vetëm se me të drejtë, ngrënia e kamatës (fajdeve), ngrënia e pasurisë së jetimit, dezertimi kur je përballë armikut dhe shpifja ndaj besimtareve të pastërta e të pafajshme.”Mutefekun alejhi.

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:

“I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e ka mallkuar ngrënësin e kamatës, dhënësin e saj, atë që e shkruan (në akt) dhe atë që dëshmon dhe ka thënë: “Ata janë njësoj.”Muslim

Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kamata është shtatëdhjetë e tre llojesh. Më e lehta e tyre është njësoj sikur të martohet dikush me nënën e tij.”el Hakim (sahih).
Abdullah bin Handhale (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Një dirhem që ha dikush nga kamata, është më e rëndë se tridhjetë e gjashtë herë zina (imoralitet).”Ahmedi (sahih).
Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Çdokush që vazhdon ta hajë kamatën, do të përfundojë në pakësim të pasurisë.”Ibnu Maxheh (sahih).

Llojet e kamatës.

Kamata është dy llojesh: “Nesieh” dhe “Fadl”.

Kamata nesieh është shtesa e kushtëzuar, të cilën e merr borxhdhënësi prej borxhmarrësit kundrejt kohës së borxhit. Kjo lloj kamate është e ndaluar sipas Kuranit, Sunetit dhe Ixhmas.
Kamata e fadlit është shitja e të hollave me të holla, ose shitja e ushqimit me ushqim, duke shtuar në njërin krah (p.sh. të japësh 5 euro dhe të marrësh 6 euro, ose të japësh 1kg. oriz dhe të marrësh 2kg.) Kjo lloj kamate është e ndaluar sipas Sunetit dhe Ixhmas,
sepse ajo të shpie drejt llojit të parë të kamatës.

Gjërat në të cilat ndalohet kamata.
Kamata ndalohet vetëm në gjashtë llojet, të cilat i ka përmendur hadithi i mëposhtëm: Ubadetu bin Samit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Ari me ar, argjëndi me argjënd, gruri me grurë, elbi me elb, hurma arabe me hurma arabe (temër) dhe kripa me kripë (shkëmbehen) në të njëjtën sasi, në të njëjtën peshë, dorë më dorë. Nëse ndryshojnë këto lloje, atëherë shisni si të doni me kusht që të jetë dorë më dorë.” Muslimi
Nëse shitet një nga këto lloje me të njëjtin lloj, si p.sh. ar me ar, apo hurmë arabe me hurmë arabe, atëherë është e ndaluar shtesa e njërës anë dhe gjithashtu është i ndaluar edhe afati. Duhet patjetër që të jenë të njëjtë në peshë e masë pa marrë parasysh cilësinë, si dhe duhet patjetër që të kryhet shkëmbimi i mallit dorë më dorë në vendin dhe çastin e aktit:
Ebu Seid el Hudrij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Mos e shisni arin me ar, vetëm nëse janë të barabartë dhe mos shtoni në njërën anë …dhe mos i shisni ato një në dorë e një në mungesë!”. Mutefekun alejhi

Umer bin Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
Ari me ar është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë, gruri me grur është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë, elbi me elb është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë, hurma arabe me hurmën arabe është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë.”Mutefekun alejhi.

Ibën Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) na vinin hurma arabe të përzierë dhe shkëmbenim dy tasa me një. Kur e mori vesh i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) këtë gjë tha:
“Jo dy tasa hurme me një, as dy tasa grurë me një dhe as një dirhem me dy dirhem!” Mutefekun alejhi

Nëse shitet një nga këto gjashtë lloje me lloj tjetër jo prej të njëjtit lloj si p.sh. të shkëmbesh ar me argjend, ose grur me elb, atëherë lejohet dallimi në peshë apo masë me kusht që të bëhet shkëmbimi i mallit në vend, ashtu siç thuhet në hadithin e lartëpërmendur të Ubades “Nëse ndryshojnë këto lloje, atëherë shisni si të doni, me kusht që të jetë dorë më dorë.”Muslimi.

Si dhe në hadithin e Ubades, i cili ndodhet tek Ebu Daudi e të tjerë, ku i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë:
“Nuk ka asnjë problem nëse shkëmbehet ari me argjend duke qenë se argjend ka më shumë, por dorë më dorë dhe jo për në një kohë të caktuar. Nuk ka asnjë problem nëse shkëmbehet gruri me elb duke qenë se elb ka më shumë, por dorë më dorë dhe jo për në një kohë të caktuar.”Ebu Daud (sahih)

Nëse shkëmbehet një prej këtyre gjashtë llojeve me një lloj tjetër të ndryshëm nga ai, si p.sh: ar me grurë, ose argjend me kripë, atëherë lejohet dallimi në masë e peshë si dhe afati i dorëzimit.

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmeton se: “I Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) bleu ushqim (grurë) prej një çifuti për t’ia paguar pas një afati të caktuar dhe i la peng mburojën e tij të luftës.”Buhariu.

Emir Sanani thotë në librin “Subulus Selam”:
“Dije se dijetarët kanë rënë dakord në lejimin e shkëmbimit të një lloji në të cilin rrjedh kamata me një lloj tjetër në të cilin rrjedh kamata, por të cilët nuk janë të të njëjtit lloj. Ky shkëmbim lejohet me afatizim apo me dallim në masë e peshë, siç është shkëmbimi i arit me grurë, argjendit me elb, etj.”

Nuk u lejohet shkëmbimi i hurmave të njoma me të thata, përveç se të varfërve që nuk zotërojnë pemë hurme. Atyre u lejohet që të blejnë hurma të njoma (rutab) të marra prej pemës, me hurma të thata.
Abdullah bin Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga shitja me kile e frutave që janë në pemën e hurmës me hurma të thata, si dhe nga shitja me kile e rrushit të njomë me rrush të thatë.” Mutefekun alejhi.

Zejd bin Thabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se:
“I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka lehtësuar për të varfërit që kanë hurma të thata, t’i shkëmbejnë ato me hurma të njoma, duke i përcaktuar me mendje ata që kanë përvojë.” Mutefekun alejhi.

Shkaku që i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga shkëmbimi i hurmave të njoma me të thata është se të njomat nëse thahen, atëherë pakësohen:
Seid bin ebi Uekkasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: U pyet i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) për shkëmbimin e hurmave të njoma me të thata dhe ai tha: “A pakësohen të njomat nëse thahen?” Thanë: “Po”. Atëherë ndaloj nga kjo gjë.” Ebu Daud, Ibën Maxheh, Tirmidhi, Nesai (sahih).

LIBRI : Meshhur Hasen-Rregullat e shitblerjes

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit