-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

RREGULLAT E PIKËSIMIT NË GJUHËN LETRATE SHQIPE

Më të lexuarat

Rregullat e Pikësimit

Sistemi i pikësimit në gjuhën shqipe ka ngjashmëri me sistemet e gjuhëve të tjera.

Parimi kryesor mbi të cilin mbështeten rregullat e pikësimit është parimi sintaksor. Pikësimi e bën më të qartë strukturën sintaksore (për të ndarë fjalitë e periudhat nga njëra-tjetra dhe për të ndarë e veçuar fjalitë në periudhë dhe gjymtyrët e fjalive).

Parimi sintaksor gërshetohet edhe me parimin intonativ. Struktura sintaksore dhe intonacioni bashkekzistojnë si dy mjete me anën e të cilave organizohet materiali leksikor për të shprehur marrëdhënie të ndryshme kuptimore e nuanca të ndryshme.

 

Më poshtë është paraqitur, me disa ndryshime që i dikton koha, studimi:

RREGULLAT E PIKËSIMIT NË GJUHËN LETRATE SHQIPE

punuar në vitin 1981 nga

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë

me hartues:

Mahir Domi, Menella Totoni, Nikoleta Cikuli, Spiro Floqi

Pika

Pikëpyetja

Pikëçuditja

Presja

Pikëpresja

Dy pikat

Shumëpikëshi

Thonjëzat

Kllapat

Viza

 

PIKA (•)


 

Pika shënon mbarimin e një fjalie të mëvetësishme ose të një periudhe që nuk shqiptohet as me intonacion pyetës, as me intonacion thirrmor. Në ligjërimin e folur asaj i përgjigjet një pushim relativisht i gjatë midis fjalive a periudhave.

 

§ 1. Vihet pikë në fund të një fjalie dëftore (të plotë a të paplotë), si edhe në fund të një periudhe me fjali dëftore të bashkuara pa lidhëza ose me lidhëza bashkërenditëse :

Mbi këto themele po ngrihej Shqipëria e re, e pavarur, demokratike.

(- Ku gjendet ajo tani?) – Në Vlorë. Do të shërohej, s’kish asnjë dyshim.

 

Vihet pikë edhe pas një fjale a togu fjalësh me vlerën e një fjalie emërore ose pas një pjesëze po ashtu me vlerën e një fjalie kur nuk shqiptohen me intonacion pyetës a thirrmor:

Duartrokitje. Buzëqeshje. Shpërthime të qeshurash në sallë. Baraka prej dërrasash. (- Për Arbenin e ke fjalën?) – Po.

 

§ 2. Vihet pikë në fund të periudhave me fjali të varura prej fjalish kryesore dëftore:

Nata ish aq e errët, sa shpesh u bëhej sikur po kalonin nëpër një tunel.

Këtë vendim s’ia kishte thënë askujt, as Arbenit. Me ne fund, i ishte mbushur mendja që të takohej me Arbenin, tia kallëzonte të gjitha e të merrte mendimin e tij.

§ 3. Përdoret pika edhe në fund të një fjalie të mëvetësishme nxitëse jothirrmore (që nuk shqiptohet me interna­cion thirrmor), në fund të një periudhe me fjali të tilla të bashkuara pa lidhëza a me lidhëza bashkërenditëse, si edhe në fund të një periudhe me fjali të varura prej fjalish kryesore të tilla. Kjo ndodh sidomos kur fjalia nxitëse shpreh këshillë, porosi, propozim, lejim ose pranim:

Dëgjomë mua.

T’i doni lulet.

Shkojmë në një vend tjetër.

Le të vijë.

Le të dëgjojmë tani e pastaj le t’i diskutojmë edhe propozimet tona.

Flitni, le te shfaqë secili mendimin e vet.

 

§ 4. Vihet pikë edhe në fund të një fjalie të mëvetësishme dëshirore jothirrmore, në fund të një periudhe me fjali të tilla të bashkuara pa lidhëza a me lidhëza bashkë­renditëse ose në fund të një periudhe me fjali të varura prej fjalish kryesore të tilla:

U lumshin duart punëtorëve te ndërtimit.

Dhe tani mirë mbetsh dhe të ndjefsha zërin e mirë.

Këta të pacin më qafe, po të ngjau gjësendi.

Shënim. Mund të vihet pikë edhe në fund të një periudhe të gjatë me një fjali pyetëse ose dëshirore thirrmore si fjali kryesore, nëse kjo është e ndjekur nga shumë fjali të varura, kështu që into­nacioni pyetës a thirrmor sa vjen e dobësohet e s’ndihet me rnë fund të periudhës (shih § 20,§ 32):

Po ç’ishte ajo forcë që e mbante plakun të mos përmbysej mbi zjarr, po të qëndronte ashtu, as shtrirë, as më këmbë, gati për t’u zgjuar, me të ndier mungesën e afshit e të flakës.

§ 5. Vihet pikë në fund të një periudhe me pyetje të zhdrejtë:

Ai vetë s’e kuptoi dot ç’e ngriti me këmbë. Pyete kur do të vije.

 

§ 6. Mund të vihet pikë edhe para një lidhëze bashkërenditëse ose edhe para një lidhëze nënrenditëse, duke u ndarë kështu në dy pjesë një periudhe për arsye kryesisht stilistike, kur kërkohet të vihet më shumë në dukje pjesa e dytë e saj (ndonjëherë edhe kur periudha është shumë e gjatë):

Mjaltonte që ekspedita t’ua bënte një kërkesë të tillë. Mirëpo ajo deshi të bënte gjithçka me duart e veta.

Ai shkruante, midis të tjerash, edhe për këtë. Por kjo nuk ishte kryesorja.

Binte shi. Kurse ata vazhdonin bisedën.

Dhe unë u jepja të drejtë atyre. Dhe s’i kritikoja.

Unë u kisha thënë pastrueseve që asgjë të mos preknin në ta­volinë, edhe sikur të gjenin copa letrash të parëndësishme; edhe ato ashtu bënin. Kështu që e kisha fjetur mendjen se askush nuk i prekte letrat e mia. Prandaj mendova se letren e zhubrosur do ta kisha vënë vetë mbi shtrat. Ai ishte i qetë. Sikur s’kishte të bënte me këto fletë.

Shënim. Ndarja me pikë (si njësi me vete) e një fjalie ose e një togu fjalish me lidhje bashkërenditëse ndodh më shpesh në fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat pra, prandaj, andaj, megjithatë, kurse, mirëpo, po, sidomos kur është e gjatë pjesa e parë ose e dytë e periudhës. Gjithashtu në periudhën me nënrenditje mund të ndahet me pikë një fjali e varur – më shumë një fjali shkakore a rrjedhimore – që ndiqet ose jo nga fjali të tjera dhe nis me lidhëzat sepse, se, kështu qe. Rastet e tjera të vënies së pikës para lidhëzash bashkërenditëse e nënrenditëse janë më të rralla. Ato mund të jenë të pranueshme vetëm kur ka arsye të forta stilistike spikatjeje, theksimi.

 

§ 7. Me anë të pikës, po ashtu, për ta vënë në pah, për të arritur efekte stilistike, mund të ndahet nga fjalia edhe një gjymtyrë ose një tog gjymtyrësh:

Oborri u mbush me këngë. Pastaj me valle. Qeshën. Me të madhe.

Trokasin në derë të Gëzimit. Disa herë me radhë. Erdhi muaji i fundit l shekullit që po mbaronte. Pastaj java e fundit.

Zuri të ecte. Disi i hallakatur, disi i menduar. Këmbët i kishte të rënda. Plumb të rënda.

Petriti u tregua me të i përzemërt. Bile më i perzemërt se zakonisht. Dhe sigurisht ky takim do t’i sillte dicka të re. Të pakten një lajm, një shpresë ose një udhëzim. Dicka përfundimtare.

 

§ 8. Pika mund të përdoret edhe në shtjellimet numëruese për të ndarë fjali dëftore ose nxitëse jothirrmore që nisin me kryeradhë dhe kanë në krye një fjalë a thënie të përbashkët, me kuptim të përgjithshëm, të ndjekur nga dy pikat ( : ); në raste të veçanta mund të përdoret edhe për të ndarë gjymtyrë të një lloji, shumë të zgjeruara, në të njëjtat kushte:

 

Për këtë: Të punohet për një zhvillim të mëtejshëm të industrisë duke përmirësuar strukturën e saj me degë e prodhime të reja sidomos të industrisë së rëndë përpunuese, për zgjerimin e bazës energjetike dhe të lëndëve të para, për shrytëzimin racional të burimeve e të pasurive të vendit.

Miratohen pa ndryshim dekretet:

Nr. 4998 date 1.7.1972 “Mbi një ndryshim në Ligjin për sigurimet shoqërore të Republikës e Shqiperisë”.

Nr. 5009 date 10.11.1972 “Mbi arbitrazhin shtetëror”.

 

Shënim. Në të tilla raste përdoret edhe pikëpresja (shih. § 91) Përdoret më shpesh pika nëse gjymtyrët e numërimit janë shumë të zgjeruara. Vihet vetëm pikë kur njëra prej tyre përbëhet prej fjalish të ndara me pikë.

 

§ 9. Në fund të fjalive a të periudhave të ndërkallura dëftore të vendosura brenda kllapash nuk vihet pikë:

Priti një farë kohe në heshtje (edhe një sekondë i dukej e gjatë dhe pa mbarim), pastaj, i lehtësuar, ngriti piramidën e arkave.

Po fëmijët erdhën njëri pas tjetrit (nja dy i vdiqën të vegjël) dhe nuk e lanë t’i bëhej krah të shoqit.

Sa kishte thënë pjesën e parë të kësaj fraze të gjatë (jemi te detyruar ta quajmë te gjate, sepse ështe vene re që, sa me të mëdha te jene kantieret, aq më të shkurtra janë frazat), fytyra e Palit u bë menjëherë serioze dhe e menduar.

 

Shënim. Pas kllapës mbyllëse përdoret po ai pikësim që do të vihej, edhe po të mos ishte fjalia a periudha e ndërkallur, pra pikësimi që kërkon lidhja në mes pjesëve të fjalisë a të periudhës para dhe pas kllapave.

 

§ 10. Vihet pikë në fund të një fjalie të mëvetësishme dëftore të ndërkallur a të një periudhe të tillë kur kërkohet të dalë relativisht e shkëputur nga fjalia që ka perpara, prej së cilës ndahet me pikë, pikëpyetje a pikëçuditje, dhe nga fjalia që vjen pas; në të tilla raste fjalia a periudha në kllapa fillon me shkronjë të madhe.

Nuk do të ndodhë asgjë. (Kjo vlejti si përgjigje për dyshimet e Arbenit.) Fundja, unë kërkoj nga ju të më ndihmoni. Sidoqoftë, plaku doli nga spitali dhe ai mbeti sërish vetëm. (Por të mos harrojmë se plaku tetëdhjetëvjeçar kishte lënë pas hijen e trupit të tij të gjatë, me energjinë dhe dëshirën për t’u kthyer medoemos pranë bletëve.) E meqë mbeti vetëm në dhomë, filloi të ëndërronte.

 

Vihet pikë edhe në fund të fjalive të mëvetësishme a të periudhave të vendosura në kllapa në veprat skenike (fjali a periudha që japin gjestet e personazheve, situatat etj.):

Gjyshja — Po, për bujqësi. (Le dhiskun në vend dhe ulet pranë Shqipes.) E zgjodhi vetë.

Dhora — Ja erdha. (Hyn në kuzhinë.)

Gjyshja – Më rrofsh! Të lumçin duart! (Fut dorën në çantën që ka marrë nga varësja, dhe i jep një mollë.) Urdhëro një mollë nga të xhaxhamadhit.

 

Shënim. Nuk vihet pikë (dhe asnjë shenjë tjetër pikësimi), në qoftë se të dhënat skenike kanë formën e një fragmenti fjalie ose të një fjalie të varur:

Olimbia – (E alarmuar) E, sa i dhe? Sofia – (Pasi pi ujin) Thashë se vdiqa.

§ 11. Kur pas fjalisë dëftore të mëvetësishme ose pas periudhës me fjali dëftore, vjen, i vendosur në kllapa, referimi i burimit të thënies, pika .(ose pikëpyetja a pikëçuditja) vihet pas kllapave:

Fëmija dukej e zhdukej nëpër degët e holla të qershive (T. Laço).

Kjo është historia më e vjetër e Skënderbeut në latinishte, ashtu siç u shkrua prej autorit të saj (F. Noli, Historia e Skënderbeut. 1921, f.9-10).

 

Vihet pikë pas referimit burimor të një thënieje dhënë në fund të faqes; po kështu edhe në rreshtimet bibliografike:

A. Xhuvani, Naimi si poet e prozator, «Studime gjuhësore», Tiranë, 1956.

Frashëri, S: Shkronjëtore e gjuhës shqip, Bukuresht, 1886.

§ 12. Vihet pikë (ose pikë e vizë) pas titullit të një nënkapitulli a paragrafi që ndiqet në të njëjtën radhë nga teksti. Po ashtu pas fjalës Shënim, kur ndiqet nga një numër që tregon rendin e shënimeve, pika vendoset pas numrit:

Lufta e dytë Botërore. Ndeshja e parë e miqësore…

Shënim. Po ta kthejmë këtë fjali në ligjëratë të drejtë…

Shënim 3. Disa emra të përveçëm …

 

Nuk vihet pikë pas titullit të një vepre, të një gazete, të një kreu a të një nënkreu kur ky s’ndiqet në të njëjtën radhë nga teksti:

Gjenerali i ushtrisë se vdekur

Kur qesh tërë qyteti

Formimi i emrave

 

§ 13. Nuk vihet pikë (as ndonjë tjetër shenjë pikësimi) në fund të adresave, as pas formulave të përshëndetjes, me te cilat mund të mbyllet letra:

Dritan Dajti

Rruga “Qemal Stafa” 40

Tiranë

Përshëndetje të përzemërta

Petriti

 

§ 14. Ndiqen rregullisht me pikë (me rrallë me pikë e vizë) numrat romakë ose arabe që shënojnë radhën e një kreu, të një nënkreu a të një paragrafi ose radhën e çështjeve, të pikave të një shtjellimi, rezolute etj.:

 

I. Drejtshkrimi i zanoreve

5. Organizimi i Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe i kryengritjes së përgjithshme popullore.

§ 117. Format gramatikore të mënyrës dëshirore. 1. Koha e tashme. Format e kësaj kohe…

Parimet që do të përcaktojnë përfshirjen e një fjale në «Fjalor» duhet të jenë: 1. Përdorimi i qëndrueshëm i fjalës në letërsinë e sotme… 2. Përdorimi i qëndrueshëm i fjalëve në veprat e klasikëve të letërsisë…

 

§ 15. Vihet pikë në datat e plota, pas numrit që shënon ditën dhe radhën e muajit, po nuk vihet pikë pas numrit që shënon vitin:

19.2.1978 ose 19.11.1978

 

Shënim. Kur muaji shënohet me emrin e tij, nuk ndahet nga dita e viti as me pikë, as me ndonjë shenjë tjeter pikësimi:

20 nëntor 1978

 

§ 16. Ndahet me pikë numri që shënon minutat, nga ai që shënon orët, kur në mes tyre nuk përdoret lidhëza e;

ora 12.35

 

§ 17. Pika përdoret si shenjë grafike edhe në disa shkurtime:

a) të emrave të personave, pas shkronjës a shkronjave të para:

F. Noli (Fan Noli), A, Z. Çajupi (Andon Zako Çajupi) etj.

 

b) të fjaleve që shënojnë titull, gradë, profesion, pas shkronjave të para:

agr. (agronom), akad. (akademik), dr. (doktor) prof. (profesor) kol. (kolonel), z. (zoti), B. Shk. (Bashkëpunëtor Shkencor) etj.;

 

c) të disa fjaleve të tjera, pas shkronjës a shkronjave të para ose pas shkronjave të para të rrokjeve të ndryshme, në fjalorë, vepra shkencore etj.:

bot. (botanikë), ffr. (frëngjisht), gr. ose greq. (greqisht), it. ose ital. (italisht), kap. (kapitull), mb. (mbiemër), khs. (krahaso), mjek. (mjekësi), f. ose fq. (faqe), sh. (shih), p.sh. (për shembull), b.f. (bie fjala), d.v. (dora vetë), etj. (e të tjera).

 

Por nuk përdoret pika:

a) në shkurtimet e emrave të njësive të masave:

cm (centimetër), km (kilometër) a (amper), dgr (dekagram), kg (kilogram), hl (hektolitër), l (lek ose litër), t (ton), v (volt) etj.;

b) në simbolet e elementeve kimike:

Cl (klor), H (hidrogjen), Mg (magnezium) etj.;

 

c) në shkurtimet e emrave të pikave të horizontit:,

L (lindje), P (perëndim), VL (verilindje), JP (jugperëndim) ;

 

ç) në shkurtimet e emërtimeve të përbëra që shënojnë shtete, organizata, institucione, ndërmarrje etj.:

 

RSH (Republika e Shqipërisë), ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare), OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara) etj.

 


PIKËPYETJA (?)

Pikëpyetja shënon përfundimin e një fjalie a të një periudhe që shqiptohet me intonacion pyetës.

§ 18. Pikëpyetja përdoret në fund të një fjalie pyetëse të drejtë, si edhe në fund të një periudhe me fjali pyetëse të bashkuara me lidhëza bashkërenditëse ose pa lidhëza:

 

Nga vini, ore trima? — pyeti plaku që rrinte në një shkëmb pranë rrugës.

Të kem fjetur me gjithë mend? Dalim tani? – tha vëllai.

Në ç’orë do të nisemi për Durrës?

Nga gjithë kjo erë mos është shembur kasollja, e mos e ka zënë plakun brenda ?

 

Pikëpyetja vihet edhe pas përemrash e ndajfoljesh pyetëse, po ashtu edhe pas pjesëzash pyetëse ose pjesëzash të tjera që përdoren si fjali pyetëse:

Ku? Kur? – pyetën përnjëherësh të dy shokët.

Me kë? – pyeta unë.

E? – pyeti ai me padurim.

Po?

 

§ 19. Kur vijnë njëra pas tjetrës disa fjali të mëvetësishme a periudha pyetëse të ndryshme, pikëpyetja vihet si rregull pas secilës prej tyre:

Si the? Ku ëshë ajo vajzë?

E bija e kujt është?

Nga është?

Ku punon?

Sa vjeç është?

Kur ka ardhur këtu?

Si e quajnë?

 

§ 20. Kur ka një pyetje të shumëfishtë, me fjali ose me gjymtyrë të njëjta të bashkuara me lidhëzën veçuese apo ose ndonjë lidhëz tjetër si kjo, pikëpyetja vihet në fund të periudhës a të fjalisë:

I ke të dhëna të sigurta apo flet në erë?

A është më mire apo më keq?

 

Por vihet pikëpyetja pas secilës fjali pyetëse ose pas secilës gjymtyrë të njëjtë kur kërkohet të theksohet ajo e të dalë me e shkëputur nga fjalia a gjymtyra tjetër, si digka e shtuar: .

Po Petriti a do të ketë ndryshuar gjatë këtyre viteve?

A është edhe tani si i vogël: i urtë, i sjellshëm, i dashur?

Do të vish të martën? Apo të enjten?

 

§ 21. Kur një pyetje (e pjesshme) me fjalë pyetëse ndiqet nga një pyetje pa fjalë të tilla, pikëpyetja si rregull vihet pas secilës prej tyre:

Ç’të bënte? Te ikte?

Cili dru është me i fortë? Dushku?

E, baba, si u ngryse? Mirë?

Vallë cilin kishte qarë ajo? Të birin? Të vellanë? Të nipin?

Po ke të ndiqte? Naten? Zguret? Përrenjtë dhe prroskat?

 

Më rrallë, në të tilla raste fjalia a gjymtyra e njëjtë pyetese e dytë nuk ndahet me pikëpyetje, po me presje për paraqitur pyetjet e njëpasnjëshme si një tërësi e vetme:

Kush foli, Astriti? – pyeti ai.

 

§ 22. Po ashtu vihet pikëpyetja në fund të një periudhe me fjali të varura prej një fjalie ose disa fjalish kryesore pyetëse që e ruajnë intonacionin pyetës deri në fund:

Ti ç’u the kur dëgjove të flitnin kështu?

Po a e di, more djalë, se raste të tilla nuk të vijnë shpesh?

 

§ 23. Vihet pikëpyetja në fund të një periudhe që mbaron me një fjali pyetëse:

Ai është zverdhur në fytyrë, nuk e shikon?

Më vinte keq për të, po ç’të bëja?

Kam një hall të madh, do të më ndihmosh?

Hë, filloni, ç’pritni?

 

§ 24. Pikepyetja përdoret edhe pas një fjalie a periudhe të ndërkallur pyetëse që është vendosur brenda kllapash:

Do t’i tepronte ndonjë lek nga blerjet dhe (ku ta dish?) mund të pinte edhe një kafe.

Gjer para se ta zinte gjumi (pse, e pati zënë gjumi?), ai nuk i kishte dhënë asnjë përgjigje të prerë asaj pyetjeje.

 

Shenim. Nuk vihet pikepyetja pas një fjalie a periudhe pyetëse të ndërkallur të vënë midis dy vizash.

 

§ 25. Në ligjeratën e drejte nuk vihet pikëpyetje, po dy pikat në fund të fjalisë a të periudhës pyetëse që shpreh fjalët e autorit kur vjen para fjalëve që riprodhohen.

A të kujtohen fjalët e tij: “Lе t’i djegin shtëpitë, ne do t’i bëjmë më të bukura kur të çlirojmë Shqipërinë !”

 

§ 26. Në dialog pikëpyetja mund të përdoret në vend të fjalëve të një bashkëbiseduesi për të dhënë qëndrimin pritës a pyetës të tij kur ai s’ka të qartë diçka:

Më tërhoqi vëmendjen fizionomia e tij, – tha Gjergji.

– ?

– Fizionomia.

– Ç’është kjo fízionomi – pyeti Rrapoja.

– Lamtumirë, Fan, s’dihet në shihemi më!

– ?

Lamtumirë?… Mirupafshim!. – tha Fani.

 

§ 27. Vihet pikëpyetje në fund te titujve te veprave letrare, shkencore, të të përkohshmeve, të gazetave, të kapitujve etj. që janë fjali pyetëse:

Gazeta “Ku vemi?” ishte një ndër organet demokratike të viteve 1923-1924.

Shikojmë shfaqjen e estradës profesioniste të Durrësit «Kush e do fjalën?» dhe bëjmë pyetjen…

 

§ 28. Pikëpyetja, e vënë në kllapa, përdoret për të shprehur dyshimin, rezervën ndaj thënies së mëpërparme ose për të shprehur dyshimin për vërtetësinë a saktësinë e fjalës pranë së cilës shkruhet. Kjo ndodh sidomos kur referohen mendimet a fjalët e një tjetri ose kur citohet prej një vepre ndonjë copë, paragraf, periudhë, fjali a pjesë e tyre:

“Duke zbatuar programin e qeverisë, vendi ynë ka ecur me hapa vigane përpara ! ” (?) nga fjala e kryeministrit X X. në mbledhjen e qeverisë dt ….

 

Shënim. Në botime shkencore, kur riprodhohen dokumente historike ose tekste në bazë të një origjinali dorëshkrim, ndiqet me pikëpyetjet në kllapa thënia ose fjala, leximi i së cilës ka qenë i vështirë dhe është i dyshimtë, i pasigurt riprodhimi i dhënë; po ashtu kur, sipas botuesit, nuk është i drejtë, i saktë formulimi ose fjala që është në origjinal:

Në vendet ku kапë vënë këmbën këta sundues,… kапë ndodhur fatkeqesi të atilla, saqë, nëpërmjet kufijve tërë lëvizje (?) sa e sa të mjerë dhe të dëshpëruar, sa e sa nëna e fëmijë kапë humbur jetën nëpër përrenj për t’i shpëtuar shpatës së armikut. (Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, T. 1978).

 

§ 29. Përdoret pikëpyetja në vend të një date të panjohur ose pas një date të pasigurt:

Pjetër Bogdani (? – 1689) është ndër të parët që krijoi disa terma shkencore.

Konstandin Kristoforidhi (1827? – 1895) bëri një punë të madhe e serioze në shekullin e kaluar për studimin e gjuhës shqipe dhe për përpunimin e gjuhës sonë letrare.

 

§ 30. Në dialog, për të vënë në dukje karakterin e theksuar pyetës të një fjalie, mund të përdoren ndonjëherë edhe dy ose me shumë (zakonisht gjer në tri) pikëpyetje të shkruara njëra pas tjetrës:

– Unëëë ??? Po pse unë?

 

§ 31. Pas fjalive të mëvetësishme dhe periudhave pyetese të quajtura “retorike” (me të cilat nuk pyetet realisht për diçka, po vetëm shprehet me forcë të vecantë një pohim a mohim), vihet zakonisht një pikëpyetje e ndjekur nga një pikëçuditje, ashtu si në fjalitë pyetëse thirrmore. Ndonjëherë përdoret vetëm pikëpyetja, dhe kjo kur kërkohet të mos vihet në dukje karakteri thirrmor, kur në shqiptimin e fjalisë a të periudhës ndihet me shumë intonacioni pyetës :

E ku merr vesh ti nga jeta?!

Kush e mëson tërë atë tekst që i ka vënë autori në gojë?!

Mirëpo kush i zë besë fjalës së tij?

E si të mos jetë aq i dashur për mua ky vend?

 


 

PIKËÇUDITJA (!)


 

Pikëçuditja shënon përfundimin e një fjalie të mëvetësishme a të një periudhe që shqiptohet me infamacion thirrmor.

§ 32. Pikëçuditja vihet në fund të një fjalie dëftore-thirrmore a të një periudhe me fjali të tilla:

Po sa kujtime të ëmbla e të bukura ia pushtuan mendjen e zemrën atë çast Zanës!

Më paske zgjidhur një problem të madh! – foli ai i kënaqur.

Ehu, kushedi ku e ka mendjen!

Ndonjeherë Rrapoja nxehej: — «S’kuptoni gjë fare nga taktika? Pykë jeni!»

Ç’fushë e bukur!

Sonte, më në fund, edhe unë do të ngre një dolli dhe do të pi një gotë!

 

§ 33. Vihet pikëçuditje në fund të një fjalie dëshirore-thirrmore e nxitëse-thirrmore, si edhe në fund të një periudhe me fjali të tilla:

Qofshi me shëndet e mirupafshim!

Ah, kur s’erdhe një gjysmë ore më parë!

Asnjë të mos luajë nga vendi! — urdhëroi Skënderbeu.

Nisuni, djem, shpejt! — thirri me sa zë kishte.

Shko dhe marr makinën! — i tha Teuta Petritit.

Mos! — i tha me zë të ulët.

 

§ 34. Vihet pikëçuditje në fund të një periudhe me nënrenditje që ka si fjali kryesore një fjali me karakter thirrmor qoftë ajo dëftore, dëshirore ose nxitëse.

Sa mirë bëtë që erdhët! — tha Gjergji.

Të lumshin këmbët që na urdhërove në shtëpi!

 

§ 35. Vihet pikëçuditje në fund të një periudhe që mbaron me një fjali me karakter thirrmor:

Ajo është e fortë, që rroftë sa malet!

§ 36. Në fund të një fjalie të mëvetësishme pyetëse retorike, të një fjalie tjetër pyetëse thirrmore e të një periudhe të përbërë prej fjalish të tilla të bashkuara pa lidhëza a me lidhëza bashkërenditëse pas pikëpyetjes vihet edhe një pikëçuditje (shih edhe § 31):

 

E ku mund të mbajë ajo gjith atë valixhe?! — tha ai.

Po ku humbët kështu, more djem?! — i qortoi gjyshja.

Vallë, asnjëra s’kishte dalë për ta parë? ! As e ëma? ! As e motra?!

Edhe ti je zemëruar me mua?! — e pyeti ai me çudi, duke vënë buzën në gaz.

Si?! — thirri ajo. Ti je babai i Gjeraqinës?!

Kush e njohu dhe nuk u mahnit nga mendjemprehtësia dhe njohuritë e tij të gjera?!

 

Përdoret ky pikësim edhe në fund të një periudhe që ka si fjali kryesore një fjali pyetëse retorike a një fjali tjetër pyetëse thirrmore.

E ku ka gjë më të lartë se të vdesësh për lirine?!

Si nuk e ngushëlluam Mitin? !

 

Shënim. Për të vënë në dukje më shumë karakterin thirrmor të fjalisë a të periudhës pyetëse, përdoret ndonjëherë pikëçuditja e ndjekur nga pikëpyetja:

Dhe ai më thotë, i habitur: «Pse e ndaluar është!? Nuk e dimë.»

Po kështu?! Ç’është nevoja që ta bëjmë ne, ka dhe të tjerë!?

Po ti ç’më rri shtrirë ashtu!? Ngreu, se s’të shoh dot.

 

Kur karakteri thirrmor është mjaft i theksuar, zotërues, përdoret vetëm pikëçuditja; ky është pikësimi më i dendur.

Oh, moj Lela! Ku të shkon mendja edhe ty!

Pupu, moj vajzë, si flet kështu!

Kush s’u çudit!

Ku nuk i ka shkelur këmba Gencit!

E kush matet me rininë, që ecën përpara pa pyetur !

 

§ 37. Vihet gjithnjë pikëçuditje pas një thirrori ose një pasthirrme të përdorur më vete, shpeshherë edhe pas një thirrori a pathirrme në krye të një fjalie të mëvetësishme a të një periudhe, kur dalin disi të shkëputura prej saj, për tu vënë në dukje më shumë, për t’u theksuar më shumë:

 

  1. a) Dikush thirri: Lumtë! Lumtë!

Bobo! – thamë ne.

Tyt! – shfryu plaka.

  1. Ou! I paskemi rënë shkurt fare!

 

Shënim. Pasthirrmat e përsëritura mund të marrin në fund pikëçuditje e të ndahen nga njera-tjetra me presje ose mund të vihet pikeçuditja pas secilës pasthirrmë për ta theksuar me shumë atë:

Ej, ej, ej! —- ia bëri kryetari me qesëndi.

Uf, uf! ç’të them unë e gjora!

Ahaha! Ahaha! I zunë.

Bre! Bre! Bre! — habitej një fshatar i kaluar nga mosha.

 

§ 38. Vihet pikëçuditje edhe pas një onomatopeje që përdoret më vete:

Gaaa! – buçiti amfiteatri.

Pam! Pam! Pam! – ushtoi arma e tij

Ha-ha-ha! — qeshi ai me të madhe.

Era vërtitej dhe ulërinte: – Vuu! Vuuu!

Kuh-kuh! – u kollit plaka.

 

Onomatopeja shoqërohet me pikëçuditje edhe kur është në fund të fjalisë a të periudhës, po jo kur është në mes të saj:

Kënga e qyqes kumbonte kobshëm lugjeve: kuku, kuku!

U mata ta qëlloja, po pësht ia bëri dhe mori buzën e përroit.

S’di si i rrëshqiti këmba e bëlldumb brenda në det.

Çupëzat qeshën hu-hu-hu dhe u turpëruan.

Sa merrja veten, bam një gjë tjetër.

 

§ 39. Vihet pikëçuditje në fund të një fjale (a të disa fjalëve), të një fjalie a të një periudhe të ndërkallur me karakter thirrmor të vënë në kllapa:

Të më falin shokët (dhe shoqet, domosdo!) që po e nis me të tilla fjalë bisedën.

Në atë dhomë une pashë dy shtretër (po ç’krevate e ç’shtresa!), të cilët zinin tërë dhomën.

Dua t’ju flas me përshtypjet e një plaku, siç jam une (plak nga mosha, por i ri nga zemra, të kuptohemi), për një ngjaje që e kam jetuar vetë.

Ajo (e djegtë zjarri!) na paska pasur një pasqyrë që i shikonte të gjitha.

 

§ 40. Në dialog mund të përdoret pikeçuditja në vend të fjalëve të një bashkëbiseduesi për të dhënë çudinë a një ndjenjë tjetër të shprehur me anë të mimikës; në raste të tilla mund të përdoret ajo edhe e shoqëruar me pikëpyetje për të shprehur njëkohësisht si qëndrimin pyetës, ashtu dhe ndonjë ndjenjë:

– Eja të shkojmë.

– Ku?

– Atje!

– …!

– Te i plagosuri.

– Si, si the? Pa përsërite edhe një here. – Le të qëllojë i pari. – ?!

 

§ 41. Pikëçuditja, ndonjëherë pikëpyetja e shoqëruar nga pikëçuditja, më rrallë pikëçuditja e ndjekur nga pikëpyetja, e vendosur në kllapa, përdoret për të shfaqur dyshimin për vërtetësinë e thënies a për saktësinë e fjalës pranë se cilës vihet, ironinë dhe mosmiratimin; kurse në citimet për të vënë në dukje karakterin e gabuar të një mendimi a të një mënyre të shprehuri (në këtë rastin e fundit mund të përdoret edhe fjala latine “sic!” “posi!” e shoqëruar me pikëçuditje):

Ai u kthye në Shqipëri dhe dikush e krahasoi me «rilindasit», pavarësisht se ai diku merr “rroga” të majme për të kryer disa shërbime, por njerëzit, nga fjalët e bukura që lëshon, mendojnë se këta janë ata që do të bëjnë ndryshime (!).

Ky autor e ngre lart guximin e “bashkatdhetarit energjik” të tij për këtë udhëtim që e kishte ndërmarrë “duke vëne kokën në torbë” (?!).

Vetëm në ndikimin e formalizmit mund të shkruheshin të tillë përrenj fjalësh pa kuptim, të lejohej një zhvleftësim, inflacion i tillë i fjalës. Letërsisë sonë, – thotë një kritik, – i mungon gnoseologjia dhe elementi akseologjik (!?).

Përfaqësuesi i Anglisë kërkoi që kjo masë të përkrahej me një tjetër, me nisjen e një kontingjenti prej 500 ushtarësh, nga trupat ndërkombëtare të ndodhura në Shkodër, “që do të delnin në Tiranë për t’i prerë Esatit rrugën e arratisjes nëpër mal” (sic!).

Komisioni vështronte shtëpinë… Në oxhak digjeshin kërçype (!) lisi. Dy kandila tymosnin varur në mur.

 

§ 42. Për të vënë në dukje karakterin thirrmor të theksuar të një fjalie a të një periudhe, mund të përdoren edhe dy ose më shumë pikëçuditje:

Hima vuri buzën në gaz me hidhërim duke thënë me vete: Ah, sikur të ndodhte kështu!! Sikur të ishte e vërtetë!!

Ç’komedi!!

Mosmarrëveshje të vogla ekzistojnë !!!

 

Pikëçuditja mund të përdoret e përsëritur edhe në kllapa për të shfaqur mosmiratim, ironi etj. ndaj një thënieje.

«Disa ambasada, – shkruan një gazetar, – i japin gjithnjë e më me vështirësi vizat e hyrjes për në shtetet e tyre, siç shprehen ato, që të kenë siguri përzgjedhin (!!) njerëzit që të jenë të sigurtë se do të kthehen mbrapsht».

 

Shënim. Në të tilla raste, ndonjëherë pikëçuditja nuk vendoset në kllapa :

Kur panë pushtuesit naziste se nuk e shkatërruan dot Frontin Nacionalçlirimtar, kërkuan marrëveshje për armëpushim!! UNÇl nuk duhej të godiste gjermanët, por mund të luftonte «Ballin», zogistët dhe kë të donte !!


PRESJA ( , )

Presja ndan ose veçon gjymtyrë të një fjalie ose të një periudhe. Presja i përgjigjet një pushimi të shkurtër në ligjërimin e folur.


Përdorimi i presjes në fjali

§ 43. Presja përdoret për të ndarë gjymtyrë homogjene (p.sh.: kryefjalë, kundrina, përcaktorë etj.) që bashkohen pa lidhëza. Kufijtë midis gjymtyrëve të tilla, të cilat mund të jenë edhe të zgjeruara me gjymtyrë të tjera, në ligjërimin e folur dallohen me pushime të shkurtëra:

Çdo vijë e fytyrës, çdo lëvizje e dorës, çdo fjalë, çdo hap i Skënderbeut tregonte njeriun e veprave të mëdha.

Ai foli për zakonet arbëreshem, për vallet, për këngët popullore, për qëndresën e shqiptarëve.

Mikpritja është një nga zakonet më të lashta, më bujare, më njerëzore të popullit tonë.

 

Shënim 1. Në fund të vargut të gjymtyrëve homogjene që ndodhet në fillim ose në mes të fjalisë, nuk vihet presje:

Asnjë presion, asnjë shantazh e bllokadë, asnjë intrigë e komplot nuk na shmang nga rruga për krijimin e shtetit tonë të pavarur.

 

Por do të vihet presje në fund të vargut të gjymtyrëve homo­gjene, në qoftë se para këtij vargu ka një përemër a ndajfolje me kuptim përgjithësues :

Cilido: nxënësit, pedagogët, punëtorët, intelektualët e fshatarët, i madh e i vogël, duhet të jenë të ndërgjegjshëm për rrugën e vështirë të tranzicionit, por që na çon atje ku ne të gjithë kemi ëndërruar, të bashkuar në Evropë.

 

Shënim 2. Vihet presje edhe para një përemri a ndajfoljeje me kuptim përgjithësues që vjen pas vargut të gjymtyrëve homogjene, sidomos kur gjymtyrët homogjene nuk janë të zgjeruara me fjali përcaktore (shih edhe § 133):

Dy selvi të larta përtej, një fole e madhe lejleku majë një plepi të vetmuar, mullarët si çadra të verdha, horizonti i mbuluar me mjegull të bardhë; të gjitha këto duken sikur përsëriten vazhdimisht.

Sa për taktikën e Skënderbeut, pritat, befasitë, mashtrimet, këto gjithnjë kanë qenë elemente të luftërave.

 

Shënim 3. Nuk ndahen me presje përcaktorët johomogjenë që shprehen me mbiemra. (Në këto raste përcaktori i dytë nuk lidhet drejtpërdrejt me emrin, po me tërë togun emër + përcaktor dhe midis dy përcaktorëve nuk mund të shtohet lidhëza e ose dhe):

Cilësi të larta morale duhet të karakterizojnë rininë tonë në mësime dhe punën e saj për zhvillimin e vendit.

 

§ 44. Vihet presje para fjalëve si, p.sh., kur paralajmërojnë numërimin dhe ndiqen nga një varg gjymtyrësh homogjene:

Atë e thërresin me epitete të ndryshme, si: kuqo, bardho, kuqal, balash, dhe asnjeri nuk ia di emrin e vërtetë.

 

Kuptimi i foljes së prejardhur zakonisht nuk largohet shumë nga ai i temës fjalëformuese, p.sh.:përcaktoj, përçap, përdredh etj.

 

§ 45. Ndahen me presje gjymtyrët homogjene që bashkohen me lidhëzën kundërshtore po (por) dhe me lidhëzën këpujore as:

E tanishmja nuk e përgatit të ardhmen nëpërmjet ëndërrimeve dhe imagjinatës, po nëpërmjet parashikimeve shkencore.

E keqja njeriut nuk i vjen nga urtësia, por nga mendjemadhësia.

Sytë e tij të ndezur nuk shikonin xixëllimën e yjeve të rralla, as shkëlqimin e hirtë të hënës së prerë.

 

§ 46. Gjymtyrët homogjene, që bashkohen me lidhëzat këpujore e, dhe, edhe, përgjithësisht nuk ndahen me presje:

Oshëtima e lumit na shoqëron në çdo bisedë e në çdo hap.

Ai asnjëherë s’kishte menduar për jetën e tij dhe për pavdekësinë.

 

Në raste të veçanta, para lidhëzave dhe, edhe të përdo­rura me kuptim shtesor vihet presje:

Të mbjellat janë të mbara, edhe bagëtia.

 

§ 47. Ndahen me presje gjymtyrët homogjene që bash­kohen me lidhëzat këpujore si edhe, si dhe,ashtu si edhe :

Figura e tij tek unë, si edhe te shumë moshatarë të mitë u shndërrua pak nga pak në një simbol.

Po përhapej legjenda se ai ishte i paprekshëm nga mundimet trupore, ashtu si edhe nga armët e armikut.

 

Shënim. Nuk vihet presje para shkurtimit etj. (e të tjera), që mbyll vargun e gjymtyrëve homogjene:

Në një sallë të vogël, të ndriçuar bukur janë ekspozuar prodhime të ndryshme të kombinatit: basmë, dok, kabardinë, puplin, fill etj.

 

§ 48. Gjymtyrët homogjene që bashkohen me lidhëzat veçuese ose, o, apo, a nuk ndahen me presje:

Spartaku mbajti një fjalim para ushtrisë dhe tha se liria ose vdekja në skllavëri varej nga lufta që do të bënin kundër Romës.

Vetëm më të rrallë dëgjohej ndonjë zhurmë që shkaktohej nga zhytja e kredharakëve, bajzave osevidrave dhe që përzihej me zërin e zogëzave të ujit ose të ndonjë rose a rosaku të plagosur. Është apo s’është për fuqitë e. tua, këtë e di seksioni q(ë të ka urdhëruar.

S’dinim ç’të bënim: të hynim apo të mos hynim në qytet.

 

Po, kur lidhëza veçuese ose ndiqet nga pjesëza edhe, para saj vihet presje:

Atje do të shkosh ti, ose edhe ndonjë tjetër që i njeh mirë ato anë.

Rruga ishte plot rreziqe, sepse mund të takoheshim me gjithëfarë njerëzish, ose edhe me ndonjë ari.

 

§ 49. Ndahen me presje gjymtyrët homogjene që bashko­hen me lidhëza të përsëritura: edhe …, edhe … ; dhe …, dhe… ; as…, as… ; si …, si… ; ose…, ose… ; o…, o … ; qoftë…, qoftë… ; herë …, herë … etj.

Ai foli me ta edhe për kohën e mirë, edhe përmbjelljet e kryera, edhe për dëborën e parë, edhe për duhanin.

Kjo çështje duhet biseduar shtruar dhe me punëtorët, dhe me specialistët.

As në sjelljen, as në fytyrën, as në fjalët e tij nuk vëreheshin shenja tronditjeje.

Si nga numri, si nga artileria kjo ushtri nuk ishte më e vogël se ajo që rrethoi e mori Kostandinopojën tre vjet, më vonë.

(Se ç’plagë më është hapur këtu, ju e kuptoni, more mik, dhe i tregoi anën e zemrës.) — Po o ne, oata.

Qoftë fatkeqësia, qoftë lumturia, kur vijnë papandehur, të tronditin njësoj.

Unë e ime motër shikonim herë babanë, herë nënën.

§ 50. Ndahen me presje gjymtyrët homogjene që bash­kohen me lidhëzat dyshe jo vetëm…, por edhe …; si…, ashtu (edhe) …; sa …, aq edhe … etj.:

Më pas do të shihte se ajo paskësh qenë jo vetëm një betejë e madhe, po edhe një fitore e shkëlqyer.

Ju bëni një punë sa të dobishme, aq edhe të vështirë.

 

§ 51. Ndahen me presje fjalët e përsëritura në të njejtën formë, të bashkuara pa lidhëza, kur secila formë ruan mëvetësinë, pra kur nuk formojnë një shprehje me kup­tim të vetëm:

Qyteti shtrihej në tërë gjatësinë e fushës dhe syri s’të zinte veçse shtëpi, shtëpi, shtëpi.

Jam lodhur e dua të fle, të fle…

Dhe të gjithë së bashku, njerëzit toka dhe qielli, akuzonin, akuzonin, akuzonin.

Larg, shumë larg puna që bëja nga ëndrrat që thurja. Jo, jo! Kjo nuk është e udhës.

Oj, oj! Po ma bën qejfin.

 

Shënim. Format e përsëritura të fjalëve që formojnë një shprehje (ndajfoljore, pasthirrmore etj.), bashkohen me vizë lidhëse:

Ai shkoi me hap të ngadaltë deri te tavolina e mori shkresën dhe e bëri copa-copa.

Shumë-shumë ai mund të tërhiqet përkohësisht, po jo të dorëzohet.

Ajo ishte e shqetësuar, se herë pas here thoshte: “Ba-ba-ba! Unë të rri këtu!”

 

§ 52. Ndahet me prësje dhe një formë e përsëritur e një fjale kur prihet nga pjesëza për:

Për e mirë, e mirë është.

Për vonë, vonë ka shkuar.

Për burrë, burrë është, s’i trembet syri hiç.

 

§ 53. Presja përdoret për të veçuar gjymtyrë të ndryshme të fjalisë (përcaktorë, ndajshtime, rrethanorë, kundrina me parafjalë, përcaktorë kallëzuesorë) për shkak të nuancave kuptimore që fitojnë, për shkak të zgjerimit, të rendit jo të zakonshëm të tyre ose për shkaqe thjesht stilistike. Në ligjërimin e folur pushimet e shkurtra dhe ulja e tonit i veçojnë këto gjymtyrë nga pjesa tjetër e fjalisë për t’i vënë më shumë në dukje. Gjymtyrë të tilla ndahen me presje kur janë në fillim e në fund të fjalisë, vihen midis presjes kur janë në mes të saj :

 

  1. 1) përcaktorë të veçuar:

I mbështjellë me fluturat e mëdha e të bardha të borës, ai kishte diçka prej përmendoreje.

Skënderbeu, i lajmëruar prej Vranakontit, la në kufi një ushtri prej 4000 vetësh.

Ky popull, i sulmuar shumë herë në befasi, e ka të mprehtë ndjenjën e përgjimit.

Ai, i thithur nga hijet e të fshehtat e pyllit, po hynte gjithnjë e më thellë.

Mbi shtyllën e lartë, ngritur me blloqe gurësh cilindrikë, digjej ylli i mbrëmjes.

 

  1. 2) ndajshtime të veçuara:

Flladi i lehtë, fllad dehës vjeshte, lëvrinte mbi zallishtë si një puhizë jetëdhënëse.

Qytetin e ri e kanë pagëzuar me emrin e njeriut më të shquar të këtyre anëve, plakut të maleve,dragoit të Dragobisë, Bajram Currit.

Tashti mbetej përpara një rrezik tjetër, rreziku i vendasve, që vërtiteshin aty-këtu me pushkë në krah.

 

Shënim. Ndajshtimi që lidhet me një përemër vetor, ndahet zakonisht me presje :

Ai i bluante të gjitha përbrenda dhe me ne, shokët e tij të ngushtë, nuk guxonte të hapej.

Unë përfytyrova se si kishte ardhur ai, i huaji, pas gjurmëve të mia.

 

Po, kur përemri vetor dhe ndajshtimi shqiptohen të lidhur, pa pushim në mes tyre, dhe me një mëshim më të madh te ndajshtimi, nuk ndahen me presje:

E dëgjoni? Po flet për ne vashat.

S’do të dëgjoni dot këngën e bilbilave dhe të thëllëzave, që e keni aq qejf ju qytetarët.

 

  1. 3) rrethanorë të veçuar:

Tej, nga perëndimi, mbi kurorën e pishës së vetmuar po varej dielli.

Jashtë tendes, në dritën e trazuar dhe në ajrin e hollë, bëhej një farë loje e jetës dhe e vdekjes.

Që kur lindi Gjoni, tre vjet më parë, njollat e verdha ishin fiksuar në fytyrën e saj.

Ajri dridhej ngadalë, si një rrjetë e hollë, e ndritshme, e endur me filigran.

Armiku, pas goditjes me artileri e aviacion, sulmoi nga e majta.

Ai s’dëgjoi të shtrohej në spital, me gjithë këshillat e mjekut e lutjet e prindërve.

 

  1. 4) kundrina të veçuara:

Disa ditë më vonë, bashkë me dy shokë të tjerë, ai erdhi për të na kthyer vizitën.

Përveç punës sime si mësues, më duhej të kryeja edhe shumë punë të tjera në ndihmë të njerëzve.

 

  1. 5) përcaktorë kallëzuesorë të veçuar:

Më tutje dukej bregu dhe prapa tij, i lartë e madhështor, ngrihej mali.

 

§ 54. Format e pashtjelluara, ose edhe ndërtimet të pashtjelluara që lidhen me fdoljen ndahen me presje kur ndodhen në fillim të fjalisë:

Për të përjetësuar këtë ngjarje, këtu u ngrit një lapidar.

Për të ngrënë, nuk hëngri, as për të pirë, nuk piu, po, për t’u gëzuar, u gëzua fort kur pa që të rinj e pleq hidhnin valle.

Duke qenë natyrë ëndërruese, inxhinieri nisi të përfytyronte që tani se si do te bëhej kjo ndërtesë pas një viti.

Duke dëgjuar zhurmën e butë e harmonike të valëve të detit, për disa çaste ai humbi ndjenjën e kohës.

 

– vihen midis presjesh kur ndodhen në mes të fjalisë, sidomos para kallëzuesit:

Kishte ardhur atë ditë, për të punuar nja dy orë, edhe vetë shefi i madh.

Dhe, pa pritur përgjigje, mora rrugën e vilës.

Çupës, me të parë djalin atje në prag të derës, iu çel fytyra.

 

§ 55. Forma e përcjellores dhe forma e pashtjelluar mohore, si edhe ndërtimet me këto forma, kur vijnë në fund të fjalisë, ndahen me presje:

 

1) kur janë homogjene me gjymtyrë të tjera, me të cilat bashkohen pa lidhëza (midis tyre mund të shtohet lidhëza e ose dhe):

-«I marri!» – belbëzoi me vete gjithë gaz e qejf, pa harruar që farën e marrosjes ia pati shtënë ajo.

– Ç’pata për të thënë, i thashë, – u përgjegj ai me një fije zëri, pa e vështruar në sy.

Me orë të tëra u zvarritën pa thënë asnjë fjalë, duke e mbajtur njëri-tjetrin me rripat e belit.

 

2) kur vijnë pas një rrethanori ose fjalie të nënrenditur mënyrore dhe i saktësojnë; në rast se ndërtimet me forma të pashtjellura ndodhen në mes të fjalisë, vihet presje edhe në fund të tyre:

Djali qëndroi si qiri para tij, pa lëvizur as këmbë, as duar.

Vajza u ul ashtu si u ngrit, pa vënë re vështrimin e të vëllait.

 

3) kur veçohen për t’i vënë në dukje më shumë ose për arsye të tjera; ndërtime të tilla nuk janë të lidhura ngushtë me kallëzuesin dhe para tyre bëhet një pushim i shkurtër:

Besniku lëshoi një të qeshur, pa e çare kokën për ata që ishin ulur afër tavolinës sonë, duke priturreagimin tonë.

Ne mbetëm te stanet, pa ditur ç’të bënim e ku të vinim.

 

Forma e paskajores dhe forma e pashtjelluar mohore, si edhe ndërtimet me to nuk ndahen me presje kur lidhen ngushtë me kallëzuesin:

Pastaj ujku u ngjit kodrave përpjetë duke ulërirë me një zë të çjerrë, që të kallte datën.

Babanë e gjeti me sqepar në dorë duke rregulluar grazhdet.

Duheshin peshuar mirë rrethanat e të veprohej pa u bërë vonë.

 

§ 56. Ndërtimet me paskajore dhe ndërtimet me formën e pashtjelluar të tipit me të ardhur, kur vijnë në fund të fjalisë, nuk ndahen me presje:

Pasi bënte apelin, ngrinte kokën për t’u hedhur një sy të shpejtë nxënësve.

Pse i qeshte fytyra me të ngjitur këto shkallë?

 

Ndërtimet me paskajore të prira nga lidhëza si ose pjesëza sa ndahen me presje kur veçohen për t’u vënë më shumë në dukje:

Do të marr vetëm një kokërr, sa për të bërë me shëndet.

 

§ 57. Ndërtimet me paskajore, ose edhe një paskajore e vetme në funksionin e një përcaktori nuk ndahen me presje; nuk vihet presje as në fund të tyre, në qoftë se ndodhen në mes të fjalisë:

Lufta e popullit tonë për të mbrojtur tërësinë tokësore ka qenë e gjatë dhe heroike.

 

§ 58. Thirrori që hyn në përbërjen e një fjalie, ndahet me presje kur ndodhet në fillim a në fund të fjalisë; vihet në mes presjesh kur ndodhet në mes të saj (shih edhe § 37):

O mina, mina, ju gjëmoni, / Shpërthe, o tym i zi! / Dhe ti buçit, o këng’ e punës, / Fuqishëm në malësi.

 

Po kështu do të vihet presje pas fjalëve që shënojnë personin a sendin të cilit i drejtohemi (formulat e mirësjelljes), në letra etj.

Të dashur miq,

Po marr penën t’ju shkruaj…

 

§ 59. Fjalët dhe togjet e fjalëve të ndërmjetme ndahen me presje kur ndodhen në fillim a në fund të fjalisë; vihen midis presjesh kur ndodhen në mes të saj :

Sidoqoftë, ty të shkon më shumë fjala.

Bile, ishin të bindur për këtë që po bënin.

Me të vërtetë, ashtu si kishte ndryshuar ai, nuk mund të njihej.

Dhe atëherë, si për çudi, më lindi dëshira të shkruaja edhe une poezi.

Unë, për veten time, ja ku po jua them copë se s’do të kisha guxim as t’i dilja në sy krushkut.

Dhe kishte ca arsye, sipas mendjes sime, që të vepronte kështu.

 

§ 60. Fjalitë e ndërmjetme ndahen me presje kur ndodhen në fillim a në fund të fjalisë; vihen midis presjesh kur ndodhen në mes të saj:

 

Me sa më kujtohet, ti ke qenë me ta atë ditë.

Unë, të them të drejtën, kisha dëshirë të rrija me të.

Dhe, ç’është e vërteta, asnjë njeri nuk dinte gjë për këtë fejesë.

Mua më vinte keq, ç’është e drejta.

 

§ 61. Pjesëzat po, jo kur ndiqen nga një fjali që zbërthen përmbajtjen e tyre, ose kur pjesëza jo ndjek një fjali mohimin, ndahen me presje:

Po, fjalët në këto raste janë të tepërta.

Jo, ajo s’kishte ndërmend të ndahej nga kjo bukuri e rrallë e nga ky ajër i pastër.

Nuk do të kthehem, jo, – përsëriti me vete djali.

 

Mund të ndahen me presje edhe disa pjesëza të tjera kur kanë të bëjnë me fjalinë në tërësi e shqiptohen disi të veçuara për t’u theksuar:

Dhe ja, ai po bënte shërbimin e parë në jetën e tij.

Zuri ngoje dhe fatin e saj, pale!

 

Shënim. Kur pjesëzat i takojnë një gjymtyre të fjalisë, ato shqiptohen të lidhura, pa ndonjë pushim midis tyre, dhe në ligjërimin e shkruar nuk ndahen me presje:

  1. Ja cila ishte ëndrra ime në atë kohë.

Këto janë thënë, po jo të gjithë i kemi parasysh.

Veçanërisht kjo fjalë i bëri gjyshit një përshtypje të madhe.

Shqisat dhe mendja jonë janë në alarm sidomos në net të tilla.

Pikërisht ai u sul i pari.

 

§ 62. Pasthirrmat që hyjnë në përbërjen e një fjalie, ndahen me presje kur ndodhen në fillim e në fund të saj; vihen midis presjesh kur ndodhen në mes të fjalisë (shih edhe § 37):

Oh, sa kohë kisha pa e dëgjuar atë këngë!

Eu, po për mua e keni therur atë ftujak?

Oi, kaq e lodhur paske ardhur, moj nuse?

Qyqja, ç’bëra unë kështu, qyqja!

 

§ 63. Në shkresa, letra, relacione, botime etj. presja përdoret për të ndarë emrin e vendit ku shkruhet ose botohet diçka, nga data ose nga viti kur është shkruar a botuar:

Tiranë, 28.8.1970

Tiranë, 1978

 

§ 64. Në citime e në bibliografi presja përdoret:

1) për të ndarë emrin e autorit, titullin e veprës a të artikullit, titullin e revistës ku është botuar, numrin e revistës, vitin e botimit të saj dhe faqen:

Agim Dajti, Dita e madhe, «Nëntori», Nr. 10, 197…, f. 50.

 

2) për të ndarë mbiemrin (e njeriut) nga emri kur mbiemri vihet para emrit;

Dajti, A.: Dita e madhe, «Nëntori», Nr. 10, 197…, f. 50.


Përdorimi i presjes në periudhë

§ 65. Ndahen me presje fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat e përsëritura edhe .. ., edhe; hem…, hem… ; as…, as … ; o …, o … ; ose…, ose… ; ja…, ja…; herë…, herë;

  1. Dhe kali ishte goditur, / dhe kordha ishte thyer, / dhe vetë ishte drobitur, / dhe mburoja ishte shqyer.

U bë punë e mirë: hem mishi u poq , hem helli s’u dogj.

  1. As pushkë s’po dëgjoheshin, as flakë nuk po shiheshin.

Ferdinandit s’i mbetej veçse njëra nga të tria: a ta linte fortesën dhe të ikte nga ana e detit, a të sulej kundër ushtrive armike, a të jepej i gjallë në duar të tyre.

Atëherë në fushë ndodhte një nga të dyja: ose shtrëngonte acari i akullt, ose vërshonin nga malet valët e shkumëzuara.

  1. Ja e njoh unë doktorin, ja s’e njeh njeri.

Po deshe të rregullosh gjëra të vjetra, herë të prishet një gjë, herë të prishet një tjetër dhe të mbetet në dorë për fare.

 

§ 66. Ndahen me presje fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat dyshe jo vetëm…, por edhe…; le që…, por, edhe…:

Nga kjo jo vetëm u fituan shumë sipërfaqe të reja toke, por u krijuan edhe kushte shumë të favorshme për rritjen e rendimenteve.

  1. Leqë i shpëtoi, por humbi edhe çarkun.

 

§ 67. Me presje ndahen fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat kundërshtore po (por), kurse, ndërsa,veçse, veç, vetëm se:

Ne ishim të rinj, por megjithatë nuk e bëmë kurrë atë aventurë.

Guri pëlcet, po njeriu s’pëlcet.

Në mbrëmje e zinte gjumi vonë, kurse në mëngjes i dilte shpejt.

Dyshemeja ishte shtruar me pllaka ngjyrë hiri, ndërsa muret ishin lyer me ngjyrë bizele të hapët.

Plaka as e ktheu kokën nga ai, veçse zemra iu lëndua nga ato fjalë.

Edhe pemë kishte mbjellë djali, vetëm se pemët ishin ende të vogla e nuk ta mbushnin syrin.

 

§ 68. Ndahen me presje fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat përmbyllëse prandaj, andaj, ndaj:

E pamë se ishte e pamundur që të ecnim nëpër atë rrugë, prandaj i ramë më gjatë, por rruga ishte e mirë.

Njërit do t’i kalojmë fare pranë, andaj bëji sytë katër.

Ajo është vajzë qyteti, ndaj e habiste natyra e ashpër e këtyre maleve.

 

§ 69. Ndahen me presje fjalitë e bashkërenditura me lidhëzën pa:

Më janë rënduar këmbët, pa do të vi ja edhe unë me ju, – u tha plaku të rinjve.

Të vinte me ne në autobus, pa të sosnim edhe në mesnatë!

 

§ 70. Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat këpujore e, dhe, edhe zakonisht nuk ndahen me presje:

Tisi i hirtë i pyllit u zhvendos e u shtri qetësisht mbi rrëpirat e zhveshura.

Qëndroi vetëm një çast buzë lumit dhe vështroi përtej bregut të lartë rreshtin e errët të rrapishteve.

Në orën katër pasdite kështjella prapsi sulmin e tretë dhe topat e armïkut gjëmuan për hakmarrje.

Gruri kishte mbirë edhe arat bleronin si në prill.

 

Ndahen me presje fjalitë e bashkërenditura këpujore:

a) me nuancë rrjedhimi (sidomos kur lidhëza pasohet nga ndajfoljet atëherë, kështu):

Fëmijët po e dëgjonin me vëmendje, dhe atëherë gjyshja e ndieu veten të gëzuar.

Komandanti turk refuzoi, dhe atëherë Depa nisi ta rrihte fortesën me artileri.

Po të kalojmë këtej është vërtetë më shkurt, por rruga është e keqe, dhe kështu do të ecim më ngadale dhe do të arrijmë më vonë.

 

b) me nuance kundërshtore (sidomos kur lidhëza pasohet nga fjalët prapë, prapëseprapë,megjithatë, megjithëkëtë):

 

– Të tjerët na presin me patjetër e ne prapseprapë rrimë në vend si gurë kilometrazhi.

Megjithese doktori na kish thënë se na bënte mirë klima malore, ne prapë na pëlqente të shkonim në plazh.

Mbrëmja është e ftohtë, e megjithatë ne vazhdojmë të rrimë në ballkon dhe vështrojmë qytetin.

– E shihni se çfarë bëtë!? – Megjithkëtë që ndodhi ne do të vazhdojmë…

c) me nuancë shtesore:

Jashtë era e kishte shtuar vrundullin e saj, dhe kjo kuptohej nga fërshëllima e gjatë e pa fund e telave.

Ajo luftoi për një botë të re, dhe kjo botë fitoi.

Të ushtritë u përleshën, dhe beteja mbajti deri në orën tre pasdreke.

Ishte i vogël atëherë, dhe kujtimet e vegjëlisë mbeten për herë të gjalla.

 

§ 71. 1. Fjalitë e bashkërenditura veçuese me lidhëzat ose, a nuk ndahen me presje:

Retë e bardha mund të nxiheshin papritur e të lëshonin rrebeshe vjeshte ose mund të zhdukeshin pa u vënë re.

Ai mendoi të largohej ca kohë nga qyteti ose të shtihej i sëmurë dhe të priste si do të rridhnin ngjarjet.

Do të shkonim ne atje a do të vinin ata këtu, këtë askush s’e dinte.

Ai ikte përpara si një re tymi dhe as kthente kokën ta vështronte a t’i thoshte një i fjalë.

 

Para lidhëzës ose vihet presje kur fjalia e parë e bashkërenditur ndiqet nga fjali të tjera :

Duka kishte rënë në kurthin e lajmeve të rreme që përhapte vetë senati, ose këtë ai e dinte, po kërkonte të nxiste Skënderbeun.

Ai kishte mbetur pa forca dhe nuk ishte në gjendje të ndërmerrte një aksion të vërtetë, ose po përgatiste asgjësimin e plotë të forcave turke, siç bëri me Ballaban Baderën.

2. Fjalitë e bashkërenditura veçuese me lidhëzën apo ndahen me presje:

Të ishte me të vërtetë kaq e hijshme vasha, apo i bënin sytë!

Moj nënë, a dëgjon ti ulërima e bubullima, apo më bëjnë veshët mua?

Ajo ishte pak e shqetësuar: do ta pranonte vallë profesori me aq vonesë, apo do ta çonte në drejtori.

 

§ 72. Ndahen me presje gjithë fjalitë e varura që ndodhen para kryesores:

Që jeni përpjekur shumë, këtë e di, – tha plaku.

Sa kishte ecur, as ai vetë s’e dinte.

Ç’të mhjellësh, do të korrësh.

Kur lindi dielli, hymë në fshat.

Sa të rrosh, do të mësosh.

Që të mos ia prishnin qetësinë plakut, bisedonin me zë të ulët.

Se pata besim, pa jua hapa zemrën.

Meqë ishte dimër, ne mbylleshim herët në shtëpi.

Si vajzë që isha, kisha edhe unë ëndrrat e mia.

Megjithëse një herë kam kaluar këndej, pylli më duket si një mik i vjetër.

Sa e fortë ishte vajza, aq i dobët ishte djali.

 

§ 73. Fjalitë kryefjalore, kundrinore e kallëzuesore (me lidhëzat që, se, sikur ose pa lidhëza, me përemra lidhorë a pyetës, me ndajfolje pyetëse etj.), kur vijnë pas kryesores, nuk ndahen me presje:

  1. a) Dalngadalë po ise ç’i kishte ndodhur.

Kryesorja është që nga e kaluara të mbajmë pranë forcën dhe madhështinë dhe të mënjanojmë errësirën.

Petritit iu duk sikur për herë të parë në jetë po vinte re lindjen e diellit.

Nga ne kërkohej të ishim të vëmendshëm e kurdoherë gati.

Të kujtohet si ëndërronim për të ardhmen?

  1. b) Ushtarët e rinj i kërkonin Skënderbeut me lutje e meqë t’i shpinte kundër turqve.

Çdo njeri duhet të mësojë se si nxirret buka me djersën e ballit.

Të rinjtë shtruan mbi tavolina ç’kishin sjellë me vete.

Nga gëzimi harroi gjithë ç’i kishte ndodhur rrugës.

Ai i pyeti shokët në e kishin kaluar mirë këtë pjesë të vështirë të rrugës.

  1. c) Shqetësimet shpeshherë isikur ishin me vënd.

Ca ditë më vonë gjyshi u bë përsëri si kishte qenë më parë, i gëzuar e i qeshur.

 

§ 74. 1. Fjalitë përcaktore {me përemrat lidhorë që, i cili dhe me ndajfoljen ku etj.) ndahen me presje kur nuk janë të lidhura ngushtë me gjymtyrën e përcaktuar. Fjali të tilla shprehin një karakteristikë si një sqarim të mëtejshëm, shtesor:

Klasat, përbëheshin përgjithësisht me nga 15 nxënës, që merreshin kryesisht me përgatitje teorike.

Fushës së gjerë vërtiteshin erëra të lagështa, që rrëzonin gjethet mbi pellgjet e turbullta.

Ne, që asnjëherë s’u ishim shmangur vështirësive, nuk ngurruam të kryenim edhe një punë të tillë.

Të gjithë pritnin përfundimin e kësaj ngjarjeje të pabesuar, nga e cila mund të ndërronte fati i luftës me Turqinë.

Ky mëngjes, në ajrin e të cilit sillej gëzimi, i zbulonte papritur diçka të harruar.

Kapërceu urën e Zaranikës, buzë së cilës ishte centrali me fabrikën e vajit.

Plevica e dikurshme qe ndarë në katër kthina, njëra prej të cilave ishte mjaft e madhe.

Gjoni u shkëput nga parmakët e anijes dhe u vërsul te bashi, ku dy detarë po manovronin velin.

Pastaj u kujtua se këtë ndjesi e provonte gjithnjë anës detit dhe buzë lumenjve, ku njeriu ndalet padashur, si për të kundruar rrjedhën e jetës.

 

2. Fjalitë përcaktore (me përemrat që, i cili, ç, sa dhe me ndajfoljet ku, nga, kur) nuk ndahen me presje kur janë të lidhura ngushtë me gjymtyrën e përcaktuar. Fjali të tilla shprehin karakteristikë dalluese (që e dallon sendin nga fjala e përcaktuar), prandaj edhe janë të domosdoshme për të:

  1. a) Ai s’kishte parë njeri tjetëqë të synonte drejt qëllimit me ngulm të tillë.

Ky ishte një gëzim pa shkak, ishte thjesht gëzimi që i shkaktonte mëngjesi.

Ata shikonin me endje atë pamje industriale që hapej nga maja e kodrës.

Dashuria, njohja dhe respekti reciprok janë baza mbi të cilën mbështetet familja e sotme.

Ai preu rripat me të cilët ishin lidhur kuajt në karrocë.

Paçi uratën, – u tha plaku të rinjve, – ju që merrni vesh një çikë më mirë, do të më shpjegoni dot një gjë?

Nga e djathta po ngrejnë diçka që ngjan si punishte për derdhjen e topave, – i tha roja komandantit të kështjellës.

Ka zot kjo tokë. Kushdo që e shkel, e paguan shtrenjtë.

Të gjitha sa u thanë më sipër, tregojnë qartë rëndësinë që mori kjo mbledhje.

Të tëra ç’ka ky vend, tonat janë.

  1. b) Ai ngriti kokën dhe hodhi sytë edhe një herë nga shtëku kishte kaluar femijërinë.

Mori sahatin dhe u ul buzë vijës nga do t’i vinte uji.

Ishin çastet kur ai mendohej, dhe unë nuk duhej t’ia këputja fillin e mendimeve.

 

3. Fjalitë përcaktore që bashkohen me lidhëza ftilluese që, se, nuk ndahen me presje:

Kjo ikje u dha shqiptarëve përshtypjen se turqit nuk do të ktheheshin në Shqipëri për shumë kohë.

Unë ngula këmbë në propozimin tim që ai të mbetej në listë.

 

4. Ndahen me presje fjalitë përcaktore që lidhen me kryesoren me përemrin çka ose me gjë që:

Meqë ishte ftohtë, ne e ngrohëm ujin që bënim betonin, gjë që bëri të forcohej betoni shpejt dhe të mos thyhej.

Rilindasit kanë dhënë një kontribut shumë të shquar për lëvrimin e shqipës së shkruar, për çka populli shqiptar i kujton përkerë me mirënjohje.

 

§ 75. Fjalitë vendore (me lidhëzat ku, tek, nga, kudo që, ngado që) që vijnë pas kryesores, nuk ndahen me presje kur plotësojnë foljen ose ndajfoljet aty, atje, këtu, andej, këtej:

Mos e lëndo ku i dhemb.

Karrocieri vringëllinte kamxhikun nga mundte.

Anija shëtiste nëpër det nga e merrte era.

Me atë kapelen e rrasur gjer te veshët dhe me mëngë të përveshura, atë e gjeje kudo ku kishte vështirësi.

Flamurin tonë e shihje ngado që veje.

Ne do të prisnim atje ku fillon e ngushtohet përroi.

Plaku treti vështrimin andej nga shkoi i biri.

 

Fjalitë vendore ndahen me presje kur saktësojnë një rrethanor vendi:

Ullinjtë shekullorë humbitnin tutje, ku syri nuk shikonte dot më.

 

§ 76. Fjalitë kohore (me lidhëzat kur, që kur, sa, derisa, gjersa, sapo, para se, si, pasi, që, sa herë që etj.), kur vijnë pas kryesores, nuk ndahen me presje:

Unë i kam parë kur punonin të varur me litar majë digës, në hidrocentral.

Pastaj ne të vegjlit pritnim pranë vatrës gjersa prushi të mbulohej me hi.

Burri pa edhe një herë me vëmendje para se të hidhte hapin e fundit.

Rrihe hekurin sa është i nxehtë.

Vjeshta e verdhë po shkonte dalngadalë pasi u kishte dhuruar njerëzve gjithë të mirat.

Lumi dilte nga shtrati sa herë që binte shi thellë në male.

 

Ndahen me presje fjalitë kohore:

1) që saktësojnë një rrethanor kohe:

Ai duhej të priste të paktën nja katër a pesë orë, derisa të kthehej plaku.

Gjithçka do të ishte gati pasdite, para se të binte çanga.

Arkeologët i lanë lamtumirën maleve pas një muaji, si bënë gjith ato zbulime të reja.

Karvani u nis herët, sapo kishte lindur dielli.

Ne u kthyem në kamp në mbrëmje vonë, kur cipa e zezë e natës kishte mbuluar çdo gjë.

 

2) me kur të anasjelltë:

Petriti s’kishte bërë as dhjetë hapa në kopshtin e shtepisë, kur një qen nisi të lehte pas tij.

Po dilnim nga pylli, kur dëgjuam një fishkëllimë të mprehtë.

 

3) me lidhëzat derisa, gjersa me nuancë rrjedhimi:

Atje tej të thirrurat e Gjergjit u rralluan, u bënë të pafuqishme, derisa në bodrum u bë heshtje e zakonshme.

 

§ 77. Fjalitë mënyrore (me lidhëzat si, sikur, siç, ashtu si (siç), në mënyrë që) ndahen me presje kur nuk lidhen ngushtë me fjalinë kryesore dhe nuk vijnë fill pas kallëzuesit të saj:

Pas vetëtimës shiu ia dha edhe më shumë, si të kishte marrë zemër.

Në mes të natës buçiti një krismë e fortç, sikur të kishte shkrepur rrufeja mbi kullë.

Kënga e popullit ka lindur pas çdo rrebeshi, ashtu siç shfaqet ylberi pas fortunës.

Ata filluan të rrokulliseshin në lëndinë, siç bënin në vegjëli.

 

Kur saktësojnë një rrethanor mënyre, fjalitë mënyrore ndahen me presje, edhe sikur të vijnë fill pas kallëzuesit:

Melodia u shtrua ngadalë, si të binte shi mbi një çati kashte.

Edhe ai me vrull u ngrit, si t’i kishte ardhur befas një mendim.

Ashtu do të shkojnë, si kanë ardhur.

 

Fjalitë mënyrore nuk ndahen me presje kur lidhen gushtë me kallëzuesin e fjalisë kryesore e vijnë fill pas tij:

Të bëhet siç thotë babai.

Bëra ashtu siç më tha plaku.

Zemra i rrihte sikur donte t’i delte nga gjoksi.

Mos më thënçin Agim, po s’u bë kështu si them unë!

 

§ 78. Fjalitë qëllimore (me lidhëzat që, me qëllim që) ndahen me presje kur nuk janë te lidhura ngushtë me kryesoren:

Ne baballarët duhet të punojmë më shumë, që të mos vuajnë fëmijët tanë dhe ata të kenë më shumë mundësi.

Përpara, që ta kuptoni më mirë leksionon e sotëm, do të bëjmë një përsëritjë të temës së kaluar.

U detyruam që të ecim më shpejt, me qëllim që të arrinim në kohë.

 

Fjalitë qëllimore nuk ndahen me presje kur janë të lidhura ngushtë me kallëzuesin e fjalisë kryesore, sidomos kur vijnë fill pas tij dhe nuk kanë në krye lidhëz:

Të dy kishin ardhur po atë ditë të takoheshin me Agronin në Tiranë.

Plaku u mundua ta mbante veten.

Një qerre rropatej të dilte nga balta.

Gori jepte e merrte t’u mbushte mendjen.

Ai rendi të përqafonte gjyshin.

 

§ 79. Fjalitë shkakore (me lidhëzat se, sepse, meqenëse, për shkak se, për arsye se, që, meqë,ngaqë etj.), kur vijnë pas kryesores, përgjithësisht ndahen me presje:

Ata s’e peshuam jetën, sepse zëri i atdheut ishte busulla e sigurt për çdo mëmëdhetar.

Prit, se s’e kam mbaruar fjalën.

Ky hidrocentral nuk do te ketë ndryshim prodhimi nga dimri në verë, për shkak se rezervuari i tij do jetë shumë i madh.

Era bëhej edhe më e bezdisshme, ngaqë ndërronte drejtim papritur.

Të gjitha këto kryengritje dështuan njëra pas tjetrës, nga shkaku që shqiptarët ishin të përcarë.

Ecja nuk ishte aq e vështirë, mbasi borën e kishin çarë më përpara të tjerë njerëz.

 

Fjalitë shkakore nuk ndahen me presje kur janë të lidhura ngushtë me kryesoren, sidomos kur theksohen:

Ajo rrinte në shtëpinë e tij vetëm e vetëm sepse kishte miqësi me të motrën.

Shefi e mbronte pikërisht pse ky ishte shumë i rregullt në llogari.

– E lëvdoj se është tamam burrë.

Dhe kjo ndodhi sepse hëpërhë ky njeri iu duk më i afërt se të tjerët.

Kryeinxhinieri u kënaq që u dha udhë gjithë atyre problemeve.

– Gëzohem që ju shoh shëndoshë e mirë.

 

§ 80. 1. Fjalitë rrjedhimore me lidhëzat aq sa e kështu që ndahen gjithnjë me presje:

Shirat e rrëmbyeshëm i mbushën lumenjtë plot e përplot, aq sa kaluan shtretërit e tyre e morën rrugë të reja.

I nipi kishte ndryshuar shumë, aq sa plaku mezi e njohu.

Hënë nuk kishte, kështu që na u desh të ndeznim elektrikët e dorës.

 

2. Fjalitë rrjedhimore me lidhëzat sa e saqë përgjithësisht ndahen me presje:

Ishte një zagushi e madhe, sa të zihej fryma.

Po lumturia ishte aq e papritur, aq tronditëse, saqë e kishte mbuluar brengën diku thellë.

Era ishte aq e lehtë, saqë fletët e pemëve mezi lëviznin.

Fjali të tilla nuk ndahen me presje kur plotësojnë foljen-kallëzues të fjalisë kryesore ose kur vijnë fill pas ndajfoljeve gjer atje, deri atje:

Kafsha, e goditur për vdekje, ulëriti një herë sa u tund gjithë pylli.

Për tri javë u tret sa mezi mbahej në këmbë.

Puna vajti gjer atje sa u mblodhen gjithë shokët që ta bindnin.

 

§ 81. Fjalitë krahasore (me lidhezat sa (ç’), se, sesa, se ç’, nga sa, nga ç’) nuk ndahen me presje kur kanë lidhje me një mbiemër a ndajfolje në shkallen krahasore dhe vijnë fill pas tij ose kur lidhen me kallëzuesin e fjalisë kryesore:

Ishte një buzëqeshje aq e dëlirë sa ç’ishte i dëlirë agimi në maja.

Puna nuk ishte aq e ngatërruar sa iu duk në fillim.

Mos u merzitni, djema! Çdo gjë do të na shkojë më mirë nga sa na ka shkuar deri sot.

Veshja e re do ta tregonte më të ri se ç’ishte në të vërtetë.

S’ka gjë më të bukur se të shikosh qindra krahë të zgjatur drejt njeri-tjetrit.

Miqtë i dua sa më duan.

 

Ndahen me presje kur lidhen me një mbiemër a ndajfolje në shkallën krahasore, po nuk vijnë fill pas tyre:

Ai kurrë nuk kishte folur aq shtruar, sa ç’fliste atë mbrëmje.

Kjo përgjigje më shumë e gëzoi, sesa e habiti!

Më mirë të të dalë syri, se të të dalë nami.

 

§ 82. Fjalitë kushtore (me lidhëzat në, po, nëse, në qoftë se, në rast se, sikur, kur, po qe se, me kusht që etj.), kur vijnë pas kryesores, përgjithësisht ndahen me presje:

Ne do të mbeteshim të rrethuar, po ta merrte armiku atë grykë.

Ndoshta, nuk do të shkonte më kurrë në atë vend, sikur atë ditë të mos kishte ngjarë diçka e jashtëzakonshme.

– Po ti a më dëgjon të të them një fjalë, në je me të vërtetë bijë e këtij vendi?

 

Nuk ndahen me presje kur janë të lidhura shumë ngushtë me kryesoren, sidomos kur theksohen:

Shqipëria është e fortë kur janë të fortë shqiptarët.

Do të vij me ju vetëm në rast se pranoni të kthehemi përsëri bashkë.

 

§ 83. Fjalia lejore (me lidhëzat megjithëse, ndonëse, sadoqë, sidoqë, edhe pse etj.; me ndajfoljetsado, sido, kudo, ngado, kurdo; me përemrat kushdo, cilido, çfarëdo), kur ndodhet pas kryesores, ndahet me presje:

Majat e maleve zbardhnin ende nga bora, megjithëse ditët e fundit kishte fryrë një erë e ngrohtë.

Askush nga ne nuk u tërhoq, ndonëse rruga është e gjatë dhe me rreziqe të shumta.

S’kishte asnjë dyshim për suksesin, sadoqë çdo gjë ishte ende në letër.

Duhet parë realiteti në sy, sado i hidhur qoftë.

Ndërgjegjes nuk i fshihesh dot, kudo që të futesh.

Ne do të vimë atje në kohën e duhur, çfarëdo që të ndodhë.

Unë do të dal menjëherë, edhe në qofsha e sëmurë.

§ 84. Ndahen me presje, kur vijnë pas kryesores, fjalitë e varura me lidhëzat përveç që, në vend që,d.m.th. (domethënë):

Dhe gjatë atyre dy-tre vjetëve unë mërzita botën të tërë, përveç që rashë dhe nga shëndeti.

Më duket sikur po më ngushëllon ajo mua, në vend që ta ngushëlloj unë atë.

Në rast se i sëmuri nuk e duron si duhet kurën, d.m.th, ka shqetësime të ndryshme, duhet të konsultohet me mjekun.

 

§ 85. Fjalia e varur që futet në mes të fjalisë kryesore, vihet midis presjesh:

Veprat e artit dhe të kulturës botërore, sado të përsosura qofshin, nuk mund të vlejnë në tërësinë e tyre si model për çdo kohë.

Në qytetet dhe fshatrat e veriut, ndonëse ishin bllokuar rrugët, ushqimet dhe medikamentet mjekësore u çuan me helikopterë.

Këta filiza, në qoftë se ne do të kujdesemi për ta, pas njëzet-dyzet vjetësh do ta mbushin vendin me drurë të lartë e të drejtë.

Gryka gjëmonte, kur frynte erë, me një zhurmë të mbytur e të thellë.

Ai, që të mos i prishte gjumin së motrës, eci në majë të gishtërinjve.

Ai, si të mos kishte ndodhur gjë, u largua pa dhënë përgjigje.

 

§ 86. Fjalitë e varura që përcaktojnë ose saktësojnë një gjymtyrë të fjalisë kryesore (të shprehur me emër, përemër a ndajfolje), kur janë në mes të fjalisë kryesore, ndahen në fund me presje. Në fillim të tyre presja mund të vihet ose jo sipas rasteve të përshkruara më lart në § 74, 75, 76, 77.

Juga, që kishte fryrë gjithë natën, pushoi përnjëherësh nga mëngjesi.

Më tej, ku fillonin plepat e gjatë, uji kullohej si qelibar.

Në darkë, kur hyra në dhomë, e gjeta mikun te vatra.

E vetmja rrugë që u mbetej, ishte Qafa e Kërrabës.

Edhe pyetjes së Ermirës se ku ishte shkaku i këtij dobësimi, ai i ishte shmangur.

  1. që ngjau në Krujë, u përsërit në Dibër e kudo në principaten e Kastriotëve.
  2. ku rruga ndahej më dysh, ai vështroi në dritën e elektrikut orën e xhepit.

 

§ 87. Fjalia e varur që hyn në mes të një fjalie të bashkërenditur ose të varur (më saktë në mes të lidhëzës a përemrit lidhor dhe pjesës tjetër të fjalisë), vihet midis presjes.

Plaku u bë merak, por, kur dëgjoi në kopsht zërin e djemve, zemra iu lehtësua.

Mjeku dukej i qetë, por, sa më shumë i afrohej spitalit, aq me tepër i rrihte zemra.

Treni ecte fare ngadalë dhe, kur ndaloi si i varur ndërmjet dy skajeve të natës, daullja u dëgjua fare mirë.

Ju them pa mburrje që, sa kam rrojtur, kam pasur gjithnjë këtë mall për atdheun.

Ngjarjet atë dimër ishin aq të pakta, saqë, kur ndodhte diçka, njerëzit merreshin me të ditë të tëra.

Aq të kapitur ishin ushtarët nga kjo betejë, sa, që të mblidhnin veten, qëndruan dy ditë në fushën e Torviollit.

Drita as që e vuri re Petritin i cili, pasi zbriti nga hurma u ul pranë saj pa bërë zhurmë.

Fytyra e mësuesit është nga ato që, po i pe një herë, të mbeten në mendje.

Sytë gështenjë me një vështrim përshkues i përshtaten pamjes së tij, që, megjithëse i ka kapur të gjashtëdhjetat, shpreh ende energjinë e një të riu.

 

§ 88. Ndahen përgjithësisht me presje fjalitë e bashkuara pa lidhëza (për rastet që ndahen me dy pikat, shih. § 102, 103, 104, 105):

Në mëngjes dielli ndriçonte sa një pasqyrë e kaltër, fletët e lagura shkëlqenin nën rrezet e diellit, kalliri me një blerim kuqërrem ngrinte kryet përpjetë.

Verës malin e përcëllon dhe e kris dielli, dimrit e pëlcet ngrica, stinëve të tjera e lajnë dhe e gërryejnë rrëketë.

Gjella me kripë, kripa me masë.

S’gjykon mosha, gjykon mendja.

Trokita nja dy herë, s’m’u përgjegj njeri.

Nuk u druhej njerëzve, përkundrazi e ndiente veten të lumtur midis tyre.

– Tani ndryshuan kohërat, do të ndryshojnë edhe ata, – e kundërshtoi plaku.

– Ne jemi njerëz të ndryshëm, nuk mund të merremi vesh, – i tha ajo.

(- A e mbylle mirë dritaren?) E mbylla, mos ki merak.

Duhet të shpejtojmë, ndryshe nuk i arrijmë dot shokët.

Perëndonte dielli, plaku e linte punën në arë; e kishte zakon të vjetër këtë.

Zure gjarpërin, shtypi kokën.

(Unë kam një çështje për të zgjidhur më përpara.) U zgjidh ajo, janë zgjidhur të gjitha.

(Unë dua të më bëhet puna, o Vasil.) Ma bë punën, të lavdëroj.

I ftoi s’i ftoi njeri, ata janë miqtë tanë.

Mos ia vër re dajës: i pirë i papirë, ashtu flet ai.

Ata nuk i hodhën as sytë, jo më ta përshëndetnin.

Atë s’e di as unë, jo ta dijë ai.

Në shtëpi nuk e shihte dot me sy gjellën, jo pastaj ta hante.

 

Shënim. Fjalët në ndërtime të tilla, si: erdhi s’erdhi, ngrënë pa ngrënë, i pirë i papirë etj., që shprehin alternative të kundërt, nuk do të ndahen me presje nga njëra-tjetra:

Dhe unë, desha s’desha, i hipa kalit e shkova krushk.

Ishte mësuar në mal: ngrohtë ftohtë, gunën e mbante gjithnjë në sup.


 

PIKËPRESJA (;)

Pikëpresja ndan në mënyrë më të prerë se presja, po me pak të theksuar se pika fjali a togje fjalish. Ajo mund të ndajë edhe gjymtyrë të njëjta ose togje gjymtyrësh brenda një fjalie.

Pikëpresja mud të vihet për arësye sintaksore ose për arsye stilistike. Ajo ndan, në radhë të parë, fjali të gjata ose gjymtyrë shumë të zgjeruara, sidomos kur brenda tyre është përdorur presja. Eshtë i detyrueshëm përdorimi i saj atëherë kur vënia e presjes mund të japë shkas për keqkuptime:

Komparativizmi zuri fill dhe u përhap në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të; përfaqësuesit kresorë janë xh. Danlop në Angli, T. Benfei në Gjermani, A. Vesellovskij në Rusi.

Ne u ndamë në disa grupe, për ta patur më të lehë lëvizjen në pyll; një grup isha unë, Besniku, Gjergji, Astriti, dhe Beni me të dy kushërinjtë e tij; një tjetër grup u bënë Edi, Tomorri, dhe tre arkeologët që donin ta shihnin monumentin.

 

Pikëpresja mund të përdoret edhe me qëllime të caktuara sintaksore-stilistike për të shënuar një ndarje më të theksuar se ajo që jepet me anë të presjes, e më të dobët se ajo që jepet me anë të pikës. Në të tilla raste ajo edhe mund të ndërkëmbehet me presjen ose me pikën, po me efekte të tjera stilistike:

Ky program përfshinte: shpalljen e Republikës Popullore; prishjen e të gjitha marrëveshjeve me Italinë; zhdukjen e monopoleve e të koncesioneve ; amnistinë për të dënuarit politike.

Ky me katër veta u vendos kundrejt kryeportës së kështjellës; të tjerët kundrejt ledhishtave nga ana e Tiranës.

Në vend të pikëpresjes në këto dy shembuj, mund të përdoret edhe presja.

Fati i të gjitha problemeve të tjera, që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, varet nga organizimi dhe disiplina në pune; po nuk pati organizim dhe disiplinë në punë, nuk mund të kryhen asnjë nga objektivat.

 

Dy fjalitë kryesore të plotësuara nga fjali të varara, të cilat janë ndarë këtu me pikëpresje, mund të ndahen edhe me pikë.

 

§ 89. Pikëpresja përdoret për të ndarë togje fjalish të përbëra prej një fjalie kryesore të ndjekur prej një ose më shumë fjalish të varura, kur bashkohen pa lidhëza ose me lidhëza bashkërenditëse (sidomos kundërshtore e përmbyllëse) :

Njerëzit sa s’thyheshin në mes duke tërhequr me sa fuqi që kishin, gjithë atë hekur; thirrjet e tyre dhe krisma e qyngjeve që rrëshqitnin përmbi qyngje, të shurdhonin veshët.

Populli i thjeshtë, nuk kishte armë; prandaj vendosi që ato t’i gjente vetë, t’i rrëmbente, qoftë edhe me forcë.

 

§ 90. Pikëpresja përdoret për të ndarë fjali (a grupe fjalish) të bashkërenditura përmbyllëse e kundërshtore (rrallë veçuese e këpujore) ose fjali të bashkuara pa lidhëza, kur janë mjaft të zgjeruara; po ashtu kur kërkohet të theksohen faktet e shprehura e ndarja e tyre:

Ishte trim e guximtar Rrapo Guri; prandaj e donin dhe e nderonin në gjithë Gorën.

Retë u dyndën në veri dhe rënduan mbi kurrizin e majës së Rrungajës; kurse në jug, sikur të kish dalë nga drurët e pyllit, rrëshqiti vjedhurazi një hënë e madhe.

Fama e tij po rritej dita me ditë; ushtria e adhuronte; shokët e kishin zili.

 

§ 91. Pikëpresia është e domosdoshme për të ndarë fjali të bashkuara pa lidhëza që zbërthejnë përmbajtjen e një fjalie a të një togu fjalësh të fjalisë paraprisëse, nga e cila janë të ndara me dy pikat, kur brenda tyre (të paktën te njëra) është përdorur presja:

Këtë principatë Gjon Muzaka ua ndan të bijve me testament kështu: Princ Teodorit i lë krahinën e Beratit, të Kaninës, Myzeqesë dhe Skraparit; Princ Adrianit i lë Tomoricën, Oparin dhe Devollin e Madh, me Korçën dhe Sovjanin; Princ Kostandinit i lë Devollin e Vogël me Kosturin gjer në Nestram.

 

Shënim. Pikëpresja përdoret dendur, në akte zyrtare e në letërsinë shkencore, në shtjellime numëruese, ku rreshtohen një pas një (të shoqëruara ose jo me numra, kryeradhë ose vijueshëm) fakte të shprehura me fjali a periudha brenda të cilave mund të jetë përdorur presja (shih edhe § 8):

Këshilli i Ministrave ka këto kompetenca kryesore:

drejton veprimtarine për realizimin e politikës së brendshme e të jashtme të shtetit;

nxjerr vendime, urdhëresa e udhëzime në bazë të kushtetutës e të ligjeve dhe për zbatimin e tyre;

drejton dhe kontrollon veprimtarinë e ministrave, të organeve të tjera qendrore të administratës shtetërore, dhe cakton organizimin e tyre të brendshëm…;

Nuk dhamë hollësisht cilat ishin kushtet e këtyre paqeve veç e veç, po përgjithësisht ishin këto: 1) t’i jepte sulltanit të katër bijtë si peng të besnikërisë së tij, me zotimin nga ana e sulltanit që njëri prej këtyre do të lëshohej pas vdekjes së Gjon Kastriotit për të zënë fronin e zbrazët të principatës së Matit; 2) t’i lëshonte fortesën e Sfetigradit; 3) t’i jepte Dibrën e Poshtme dhe të Sipërmen, me ca priviligje vetëqeverimi për vendësit; 4) të lidhte me të një aleancë, në bazë të së cilës Gjon Kastrioti të ishte i detyruar t’i dërgonte një ushtri sulltanit në çdo luftë që do të kishte me fqinjët; 5) të njihtesulltanin si kryezot dhe t’i paguante haraç.

 

§ 92. Pikëpresja përdoret ndonjëherë për të ndarë edhe fjali të varura të një fare të bashkuara pa lidhëza ose me lidhëza bashkërenditëse kur janë mjaft të zgjeruara ose kur kërkohet të ndahen në mënyrë me të prerë e të tërhiqet vëmendja mbi secilën prej tyre:

E panë me sy të sulet përpara i pari; të marrë pjesë në të gjitha përpjekjet si një ushtar i zakonshëm; të japë komandë për çdo lëvizje, pa e humbur gjakftohtësinë në mes të rrebeshit më të tmerruar; të manovrojë me shpejtësi e mjeshtëri; t’i turbullojë kokën armikut duke e goditur nga fusha e betejës.

 

§ 93. Ndonjëherë mund të ndahen me pikëpresje nga fjalia kryesore një a disa fjali të varura (sidomos shkakore me lidhëzën se e rrjedhimore me lidhëzën kështu që), kur janë të gjata a të zgjeruara me fjali të tjera ose kur kërkohet të theksohen faktet e shprehura prej tyre:

Ndryshe do të derdhej gjak më kot dhe përfundimi do të ishte një robëri më e keqe se e para, dhe atëherë çdo shpresë për të nesërmen fluturonte; se një punë si kjo niset një herë dhe, në mos vaftë mbarë, rasti dhe mjetet për ta nisur ikin e s’kthehen kurrë prapë.

Po të prodhohet më shumë, kuptohet se do të konsumohet më shumë; se në ekonominë tonë nuk ka prodhim për prodhim, pasi nuk ka anarki, kështu që prodhohet vetëm ai mall që duhet t’i shërbejë plotësimit të nevojave të njerëzve.

Me këtë sjellje fitoi dashunë e ushtarëve, aq sa kishte nderimin e tyre për fitimin e betejës; kështu që të gjithë qanin nga mallëngjimi dhe pritnin pa durim orën e shërimit, që të jepnin jetën e tyre nën flamurin e tij, sikur të ish e mundur, një mijë herë.

 

§ 94. Pikëpresja mund të përdoret edhe për të ndarë gjymtyrë homogjene të fjalisë, të bashkuara pa lidhëza, kur janë të zgjeruara me gjymtyrë të tjera a me fjali, sidomos kur brenda këtij zgjerimi është përdorur presja, si dhe për të ndarë vargje gjymtyrësh homogjene që janë të lidhura më ngushtë ndërmjet tyre nga përmbajtja:

  1. a) Në orën dy e gjysmë arritën të: Dokë Velabishti, tetëdhjetë vjeç, prijësi i fushës së Korçës; Bardh Gjergu prijës i Shpatit, që rridhte nga Gjergj Golemët dhe që thuhej se kishte fëmijë me një zanë; Shpend Shëndëllia, hero popullor me tri këngë, njëra prej të cilave këndohej…
  2. b) Në Korçë, u prodhuan në prill, mijëra palë këpucë, këmishë, gorape e materiale të tjera veshmbathjeje; 5.000 ton miell, orizi, sheqeri, makaronash etj.; materiale farmaceutike për spitalet; materiale konsumi; fletore, abetare, lapsa e materiale të tjera për veprimtarine kulturore-arsimore.

§ 95. Përdoret pikëpresja në shënimet bibliografike në fund të faqes për të ndarë të dhënat për vepra autorësh të ndryshëm ose për vepra të ndryshme të një autori që përfshihen në një shënim, po ashtu në shënimet bibliografike për të ndarë të dhënat për botimet e pjesëve të një punimi në organe të ndryshme a në numra të ndryshëm të një organi ose për vëllimet e ndryshme të një vepre:

1) Shih për këtë: I.D. Sheperi, Gramatika dhe sintaksa e gjuhës shqipe, Vlorë, 1927, f. 40; K. Cipo, Gramatika shqipe, Tiranë, 1949, f. 73.;

XHUVANI, Aleksandër: Fjalë dhe shprehje të shqipes, «Studime filologjike»: 1971 nr. 4, f. 193-208; 1972, nr. 1, f. 161-173; nr. 2, f. 184-196; nr. 3, f. 137-151; nr. 4, f. 157-164.

 


 

DY PIKAT (:)

Dy pikat paralajmërojnë fjalët që riprodhohen në ligjëratën e drejtë, ose numërimin, sqarimin a shpjegimin e diçkaje që është thënë ne pjesën tjetër të fjalisë a të periudhës.

 

§ 96. Dy pikat përdoren në ligjëratën e drejtë për të ndarë fjalët e autorit nga fjalët që riprodhohen, kur fjalët e autorit prijnë:

Gjergj Kastrioti e nxori pallën nga milli dhe thirri: «Për Arbërinë, o burra mbi ta!»

U dëgjua zëri i komandantit : «Zjarr!»

 

§ 97. Dy pikat vihen para onomatopeve që riprodhojnë tinguj e zhurma të ndryshme, kur vijnë pas fjalësh që i paralajmërojne :

Në oborr, në degët e dendura të një portokalli ia thoshte përvajshëm një kumri: gu-gu-gu!

Po! Unë këndoj gjithnjë që në mëngjes e gjer në mbrëmje, këndoj tërë jetën … Ja dëgjo: cili-cili-cilik !

 

§ 98. Dy pikat vihen para një vargu gjymtyrësh homogjene kur prihen nga një emër i shoqëruar nga një numëror ose nga ndonjë fjalë tjetër që paralajmëron numërimin:

Rendet ekonomiko-shoqërore të vendeve të ndryshme, thoshte ai nuk janë dy, por tre: kapitalizmi, socializmi dhe demokracia.

Tri ngjarje themelore shërbenjë si nyja organizuese të romanit: nxjerrja e Shqipërisë në ankand, dekompozimi i Perandorisë Osmane, shpërthimi i fuqisë patriotike popullore.

Vera shkelte ku mundte: mbi barin e njomë, mbi rrëkezat e kristalta të burimeve, mbi fletët e thata të pyjeve.

 

§ 99. Dy pikat vihen pas fjalëve p.sh., si, si p.sh. e siç janë kur paralajmërojne numërimin dhe ndiqen nga një varg gjymtyrësh homogjene:

Në folklor pasqyrohen me bukuri të veçantë cilësitë më të mira të popullit tonë, si: ndjenja liridashëse, patriotizmi, besa, nderi, mikpritja, mençuria dhe përvoja e tij e pasur.

Më pas u krijuan qendra të reja industriale, si p.sh.: Patosi, Memaliaj, Bulqiza, Cërriku etj.

 

§ 100. Dy pikat vihen në fund të një formulimi ose rregulle, pas së cilës renditen një ose më shumë shembuj për ilustrim:

Trajtat foljore që formohen me “do të …” e ruajnë rregullisht të-në në shkrim: do të shkoj, do të shkoja, do të kem shkuar (dhe jo do shkoj…).

 

§ 101. Në referime bibliografike dy pikat vihen pas emrit të autorit kur llagapi vendoset përpara:

Shkoza, D.: Yjet ndriçojnë, Tiranë 1979.

 

§ 102. Ndahen me dy pika dy fjali të bashkuara pa lidhëza, nga të cilat e para nuk ka kryefjalë ose kundrinë, kurse fjalia e dytë kryen funksionin e kryefjalës ose të kundrinës që mungon:

  1. a) Iu kujtua mirë: duhej të këshillohej edhe me shokët.

U bë e qartë: dicka po ndodhte atë mëngjes brenda konakëve të vjetër të Tapillarëve.

  1. b) Ju lajmërova me kohë: një gjë e tillë ju priste edhe ju.

Hedh sytë andej dhe shoh: njerëzit vinin grumbuj-grumbuj.

Përsëritim: kjo shkresë është tepër sekrete.

Ju porosit edhe një herë: mos jepni asnjë sqarim pa u kthyer unë!

 

§ 103. Me dy pika ndahen fjalitë e bashkuara pa lidhëza me marrëdhënie shtesore:

Tefta vuri re sahatin e vogël mbi tavoline: sapo kishte kapërcyer ora shtatë.

Padashur Stefani vështroi orën: po afrohej dreka.

Mësuesi pa orën: pas njëzet minutash duhej të fillonte mësimi.

Djaloshi ngadalëson hapat e mban vesh: sëpatat bien përmbi ahe e pisha e trungjet rrokullisen me rropamë.

 

§ 104. Ndahen me dy pika dy fjali të bashkuara pa lidhëza, nga të cilat e dyta zbërthen kuptimin e përgjithshëm e të papërcaktuar të një gjymtyre të fjalisë së parë ose gjithë fjalinë e parë:

Këtë bëmë edhe ne këtu sot: paraqitëm pikëpamjet tona.

Mua më është mbushur mendja për dicka: njeriu i fortë ia del mbanë kurdoherë.

Shtëpia nuk ishte e keqe: ishte në qendër të qytetit, kishte dy dhoma, një kuzhinë e një podrum.

Fëmijët e bariut loznin aty pranë lodrën e ujkut dhe të qenit: ujku sulmonte kopenë, qeni dhe barinjtë ia prisnin udhën dhe e ndiqnin.

I biri i kish gjithë të mirat: qe punëtor, nuk pinte, nuk prishte kot, vese nuk kishte.

 

§ 105. Dy pikat përdoren edhe për të ndarë dy fjali të bashkuara pa lidhëza kur e dyta tregon shkakun e së parës:

Duhet të bisedoj me të: s’rrihet më kështu.

Nusja e Stefanit po priste te dera: i shoqi dhe e bija ishin vonuar për drekë.

Djaloshi duhej të ishte zgjatur kohët e fundit: mëngët e xhaketës i rrinin të shkurtra.

Ç’më duhet palltoja: mjaft e kam pardësynë.

Lëreni të shkojë: dikush duhet të arrijë në Stamboll i gjallë që të lajmërojë sulltanin për fitoret tona.

Jo, më mirë shkojmë: jemi shumë vonë.


 

SHUMËPIKËSHI (…)

Shumëpikëshi tregon që thënia, për arsye të ndryshme, ndërpritet e nuk jepet e plotë. Ndërprerja mund të bëhet në fjali, në periudhë dhe në fjalë të veganta.

§ 106. Shumëpikëshi përdoret për të shprehur ndërprerjen e një thënieje kur i lihet lexuesit ta marrë me mend ç’ka ka dashur të thotë tjetri, kur ndërhyn diçka, kur folësi ndërron mendje ose nuk e gjen dot fjalën e përshtatshme, kur ngurron ta shfaqë deri në fund mendimin etj. :

Edhe pak, – thoshte ai me vete, – edhe pak. Sa të korrim grurin, sa të mbledhim duajt e fundit, pastaj…

Sadoqë dëshpërohej për fatin e saj të keq, Rina kishte një shpresë të fshehtë: «Ja, sa të më rritet djali, pa…»

Po ti iu rrite babait, moj bijë, e do të na lësh. Atëherë si do të bëjë babai pa… Deshi të thoshte «pa ty», po Vita nuk e la ta mbaronte fjalën.

– E sa kohë kemi udhëtuar që kur jemi nisur nga planeti Matela?

– Tre vjet. Dhe, po të përdorim masën tuaj, kemi përshkuar një distancë prej 55 trilionë kilometra. Tani duhet të vëzh…”

Një dritë e zbehtë u pasqyrua ne ekranin e cikloskopit. Ajo e përshkoi ekranin me shpejtësinë e vetëtimës dhe u zhduk.

Hajde të folur, hajde! Ia kaloi edhe Flamurit. Deri këtu paska mbërritur ky. Unë kujtoja se… Nejse.

Po, por infermieri sesi më vështronte kur m’i thoshte të gjitha këto. Kishte një buzëqeshje, një buzëqeshje… – ai s’e gjeti dot fjalën e duhur për ta thënë.

Po pastaj? Ç’do të bëhet në qoftë se…

Mevla Çelebiu nuk guxoi të thoshte «në qoftë se kalaja nuk merret»-.

 

§ 107. Shumëpikëshi përdoret në vend të një fjale a të një thënieje që s’duam ta përmendim:

Ai ktheu kokën që larg dhe thirri: – E di ç’bëj unë me ato kronikat tuaja të mykura? … —- këtu Siri Selimi tha dy fjalë shumë të rënda për veshin e historianit.

 

§ 108. Shumëpikëshi përdoret në shkurtimet e fjalëve ose të datave që nuk duam t’i japim të plota ose që s’na kujtohen:

– Ti, s’pyetke fare për të ftohtët. Nga të kemi?

– Nga rrethi i K…

Aty nga fillimi i majit të vitit 197… bashkëshortët Dafa u transferuan në njërin nga sektorët e bonifikimit të qytetit.

– E morët vesh? Fotografinë e tim biri e kanë vënë atje më mu… si i thonë …

– Muze, – tha plaku.

 

§ 109. Shumëpikëshi përdoret për të shprehur mungesën ose vonesën e përgjigjes në dialog:

Ti Shqiponjë qenke?

– …

– Eja, afrohu.

Shqiponja e zbehur në fytyrë u afrua tek tavolina e drejtoreshës.

U ngrit më këmbë, nxori nga një kamare një libërth.

– … E sheh këtë libërth? Është fare i vogël, rëndon sa një pupël zogu, po pati një forcë aq të madhe, sa çau errësirën.

 

§ 110. Shumëpikëshi përdoret në një ligjërim pa vijimësi logjike:

Gjera që ngjasin… , – tha ai duke shikuar përsëri të birin. Gjene mirë boll… Sidoqoftë, dihet…. Por unë kështu them… Paçka… Ata heshtën të gjithë. Askush nuk e kuptonte se ç’donte të thoshte me ato fjalë të ngatërruara, veç të birit.

 

§ 111. Përdoret shumëpikëshi edhe për të shprehur pushime të gjata në një të folur me ritëm të ngadaltë:

I dolën përpara si në një vegim të shpejtë sofrat e Kalcës. Të mëdha, të rënda… Të punuara trashë.. Kush nuk ishte shtruar në ato sofra… Miq, rrugëtarë, të varfër dhe pa strehë ishin shtruar përpara tyre.

 

§ 112. Shumëpikëshi përdoret pas një numërimi që nuk jepet deri në fund:

Ja ta zëmë sikur ta caktojmë Dritën një, vëllanë e saj dy, ty tre….

 

§ 113. Shumëpikëshi vihet para një fjale me ngarkesë emocionale (ironi etj.) për të shprehur ndërprerjen e ligjërimit para saj, me qëllim që të vihet më shumë në dukje:

Kaloi kjo furtunë / Një dite e pat…./Vërtet s’bëmë punë, / Por bëmë… debat!

Dola nga klubi me premtimin se do të shkruhej patjetër per këtë eksperiencë me vlerë të … madhe.

 

§ 114. Shumëpikëshi përdoret në citime për të treguar që fjalia a periudha nuk jepet e plote në fillim, në mes a në fund të saj:

«… nga një etapë në tjetrën, si çdo gjë, shkolla jonë do të pësojë ndryshime në formë, në strukture, në përmbajtje.»

 

§ 115. Në ushtrimet gramatikore, aritmetike etj. shumëpikëshi përdoret në vend të një shkronje, fjale, numri a shënje aritmetike që nxënësi duhet ta gjejë:

Në vendet e lëna bosh, përdorni trajtat e shkurtra që duhen:

Në sfondin e zymtë të detit të egërsuar, kur edhe anijet e mëdha mezi … bëjnë ballë dallgëve të fuqishme, detarët … ngjajnë zgalemëve që luftojnë me stuhinë.


 

THONJËZAT (” ” « »)

Thonjëzat tregojnë se fjalët e përfshira në to nuk janë të një natyre me pjesën tjetër të tekstit ose përdoren me një kuptim jo të zakonshëm.

 

§ 116. Thonjëzat përdoren në ligjeratën e drejtë dhe në citime për të veçuar e për të dalluar fjalët që riprodhohen, nga fjalët e autorit (fjalët që paralajmërojnë fjalët e riprodhuara ose që tregojnë se kujt i përkasin ato fjalë):

Gjysmë ore më parë dikush vraponte nëpër bulevard duke thirrur si i marrë: «Qeveria ra. Qeveria ra.»

 

Shënime 1. Thonjëzat vihen pas pikëpyetjes a pikëçuditjes kur fjalët që riprodhohen, formojnë një fjali a periudhë pyetëse a thirrmore:

«A do t’a kemi mbaruar çatinë para se të zenë shirat?»

– Ja, kjo na shqetësonte të dyve.

I panjohuri u kthye, dhe thirri me të madhe: «Ata kanë frikë nga ne!»

2. Kur fjalët riprodhohen, formojnë një fjali a periudhë dëftore dhe ndodhen pas fjalëve të autorit, thonjëzat vihen pas pikës:

Kujtoi kohën kur kishin punuar bashkë, dhe tha me mend: «kohë të bukura.»

 

Kur fjalët që riprodhohen, formojnë një fjali dëftore dhe ndodhen para fjalëve të autorit, pas thonjëzave vihet presje dhe vizë:

«E paska radhën plaku për të dëgjuar», – thashë me vete dhe fillova të trokitja derë më derë…

 

3. Thonjëzat vihen pas shumëpikëshit, kur fjalët që riprodhohen, mbarojnë me të:

Por midis tyre kishte edhe nga ata që nuk e përmbanin dot veten dhe u thoshin shokëve: «T’u biem…»

 

4. Kur fjalët e autorit ndodhen në mes të fjalëve që riprodhohen, thonjëzat vihen në fillim e në fund, në qoftë se pas fjalëve të autorit nuk vihet pikë:

«Ismali që i ri kur ishte student, — tregon një nga shokët e tij të shkollës, – ishte i talentuar, që atëherë ai skicoi disa nga librat që dolen disa vite më pas …»

 

Po, në qoftë se pas fjalëve të autorit vihet pikë, të dyja pjesët që formojnë fjalët e riprodhuara, vihen në mes thonjëzash:

Çdo ditë ne pritnim nisjen, Më keq nga të gjithë i vinte gjyshes. Atë s’e mbante vendi. «Po si kështu, more bijtë e nënës, do të më lini vetëm?» – na pyeste ajo me dashuri. – «Do të mbetet e shkretë kjo nëna pa ju !»

 

§ 117. Mbyllen në thonjëza fjalë me ngarkesë emocionale (ironi etj.) ose që janë përdoren me një kuptim të veçantë:

Në shtyp fjalët që përdoren me një kuptim të veçantë ose që kanë ngarkesë emocionale, mund të dallohen edhe me ndërrimin e karakterit të shkronjave.

Nëpër abetare dhe libra këndimi kishte lexuar kaq herë fjalën “Atdhe”.

 

Shënime 1. Kur një fjalë, grup fjalësh ose fjali, pjesë të një periudhë, të mbyllura në thonjëza, ndodhen në fund të fjalisë a të periudhës, shenja e pikësimit e fjalisë a e periudhës vihet pas thonjëzave:

Këtu del roli i madh që ka pasur dhe ka Evropa në ecjen e Shqipërisë, «Shqipëria do të bëhet pjesë e saj».

 

2. Duhet të përdoren të dyja llojet e thonjëzave, në qoftë se bie rasti të përdoren thonjëzat brenda një teksti të mbyllur në thonjëza:

Ne të dy ishim ulur pranë e pranë në shezlongë dhe dëgjonim muzikë. Tani i kishim kaluar të 50-tat. Fëmijët kushedi si do të thonë “Këto këngë janë të vjetra, që para se ne kemi lindur”.

 

§ 118. Të vihen mes thonjëzash parrudhat etj., kur jepen pas fjalëve parrudhë, thirrje, porosi, lëvizje etj.;

Parudha e Partisë Demokratike është “Shqipëria në Evropë”

 

§ 119. Në thonjëza vihen, kur jepen në tekst, edhe emrat e përveçëm a togfjalëshat që emërtojnë:

a) gazeta, revista, libra, vepra muzikore:

A e lexove sot gazetën «Drita»?

Teatri ynë vuri në skenë dramën «Toka jonë».

b) rrugë, bulevarde, sheshe, stadiume, lagje, hotele, kinema, teatro, ndërmarrje, kooperativa, uzina, kombinate, hidrocentrale, vaporë, shkolla etj.:

Jo ai banon në rrugën «Bardhyl».

Sot luhet tek stadiumi “Dinamo”

Ne të gjithë, kishim mbaruar politeknikumin «7 Nëntori».

 

Emërtime të tilla, si: Hoteli i Gjuetarëve etj., që kanë në përbërjen e tyre emrat e përgjithshëm të përmendur në këtë pikë nuk vihen në thonjëza:

Kaluam afër Hotelit të Guetarëve por nuk kishim kohë të ndalonim, as për kafe.

urdhra:

Urdhëri «Naim Frashëri».

Titulli «Artist i Popullit».

g) markat e cigareve, pijeve, makinave etj.:

Merr një «Tarabosh», është i fortë.

Po gjete «Narta» ose «Shesh i zi», merr tri-katër shishe.

d) emra konvencionalë sidomos të sferës ushtarake:

Kjo radiolojë njihet me emrin «Buza e bredhit».

 

§ 120. Në vepra shkencore vihet në thonjëza përkthimi a shpjegimi i një fjale të huaj ose përkthimi në gjuhë të huaj i një fjale shqipe:

Kështu, bie fjala, përkimet leksikore rumune-shqiptare: briu «brez».

… termi «i prejardhur» është përdorur me kuptimin e frëngjishtes «dérivé».


 

KLLAPAT ( ) [ ]

Kllapat veçojnë fjalë, fjali a periudha që shtihen në një fjali a periudhë për të shprehur vërejtje a sqarime plotësuese. Ato shënojnë një lidhje më të dobët nga lidhja e shprehur prej vizës. Nga të dyja llojet e kllapave, kllapat e rrumbullakëta kanë përdorim te rëndomtë, kurse kllapat katrore përdoren në raste të veçanta në tekste shkencore.

 

I. Kllapat e rrumbullakëta

 

§ 121. Mbyllen në kllapa fjalë e fjali të ndërkallura që dalin më pak të lidhura me pjesën tjetër të fjalisë a të periudhës.

Dy ditë më vonë uji u lëshua dhe në fillim tubat kishin qarë (shprehje e t’et), pastaj kishin rrjedhur si më parë.

Deti, i cili atë pranverë dukej sikur ishte afruar (atëherë shquheshin gjer shkumëzimet e bardha të dallgëve dhe barkat e vogla të peshkatarëve), tani qe larguar përsëri e nuk zinte në horizont veçse një vetull gjë.

 

Shënime 1. Kur fjala a fjalia e ndërkallur ndodhet në fund të fjalisë a të periudhës, shenja e pikësimit që i takon fjalisë a periudhës, vihet pas kllapës:

Gjenerali, si zuri vend mirë, ngaqë s’kish ç’të bënte, hapi fletoren. Fleta e parë mungonte (në shumicën e ditarëve që kishin gjetur, mungonin gjithmonë fletët e para).

 

2. Kur fjalia e ndërkallur është pyetëse ose thirrmore, në fund të saj, para kllapës, vihet shenja përkatëse e pikësimit, pikëpyetja ose pikëçuditja, dhe pas kllapës pika:

Oxhaqet, si në çdo minierë në botë, janë si arteriet e gjakut për njeriun (se vërtet, a ka, thua, minierë më të madhe se njeriu?).

Në diskun fluturues e kalonin kohën shumë mirë. Bisedonië, flinin (oh, ç’të fjetur!).

 

§ 122. Kllapat veçojnë edhe treguesit skenikë në veprat teatrale. Ndërkaq këto mund të dallohen nga pjesa tjetër e tekstit edhe nga karakteri i shkronjave (kursive ose të zeza).

Jonuzi – (Thërret.) Mira!

Mira – (Nga brenda) Urdhëro baba ! (Hyn.)

Jonuzi — Sillmë enën e ziftit këtu dhe thirrma Petritin. Shpejt!

(Mira hyn ne kuzhinë dhe del bashkë me Petritin, që mban enën e ziftit.)

 

§ 123. Mbyllen në kllapa fjalët që zbërthejnë një emërtim të shkurtuar ose shkurtimi i një emërtimi të plotë. Këto mund të jenë:

a) emërtime të plota të organizatave, shoqërive, institucioneve, simbole «kimike, në qoftë se vijnë pas shkurtimeve dhe anasjelltas shkurtimet, në qoftë se vijnë pas emërtimeve të plota; pseudonime, në qoftë se vijnë pas emrit të vërtetë dhe anasjelltas; emërtimi i dytë i një sendi, në qoftë se përdoret krahas emërtimit të parë ose anasjelltas; shpesh edhe mëntitujt, sidomos kur dallohen nga karakteri i shkronjave:

Ato ditë qarkulloi materiali i OKB-së (Organizata e Kombeve të Bashkuara) për këtë problem.

Nga këto kripëra duhen përmendur: kripa e gjellës (NaCl), sulfat natriumi (Na2SO4), klorur kalciumi (CaCl2), klorur magnezi (Mg2Cl2), sulfat magnezi (MgSO4) etj.

Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), Asdreni (Aleks Stavre Drenova).

Një sukses i merituar (Shënime për operën «Skënderbeu»)

Dasmë pa nuse (Komedi)

 

b) emri i një krahine a i një shteti kur vjen pas një emri gjeografik që i përket kësaj krahine a këtij shteti:

Kur arritëm në Boboshticë (Korçë), më në fund u shtruam të hamë..

c) emrat e përvegëm të huaj me drejtshkrimin e gjuhës përkatese kur jepen krahas transkriptimit të tij në gjuhën shqipe :

Shekspir (Shakespeare), Shopen (Chopin), Balzak (Balzac)

 

g) referimi i një citati kur jepet në vazhdim të tij (jo në fund të faqes), si edhe data e lindjes dhe data e vdekjes së një autori kur jepen krahas emrit:

«Në prag të vitit të ri shkollor u nis për në Manastir, për të marrë pjesë në Kongres. » (Musa Kraja, «Mati Logoreci», 2001, f. 78)

Naim Frashëri (1846-1900), Zef Serembe (1843-1901)

 

§ 124. Mund të mbyllet në kllapa edhe një pikëpyetje ose pikëçuditje, ose dhe të dyja së bashku kur përdoren për të shprehur mosbesimin, falsitetin, rezervën për vërtetësinë e asaj që është thënë më përpara (Shih § 24,§ 37):

Ç’kish ngjarë? «I zoti i shtëpisë», në rrethana të paqarta, ishte kapur nga policia (? !).

 

§ 125. Për të veçuar (kryesisht në nënndarje) një numër arab ose një shkronjë të vogël që tregon rendin e rasteve ose të argumenteve në një vepër shkencore, rregullore, udhëzues, kod etj., përdoret vetëm një kllapë, kllapa mbyllëse:

Nga sa u shtjellua në këtë kapitull, mund të theksohen këto përfundime të përgjithshme :

1) Në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në mjaft gjuhë të tjera indoevropiane, sistemi i rasave është thjeshtuar…

2) Si rrjedhim i thjeshtimit të lakimit të emrit, në numrin shumës është krijuar një teme e posaçme…

1. Në mënyrë të veçantë Kongresi u bën thirrje:

a) Shkollës shqiptare…

b) Institucioneve të teksteve shkollore…

c) Shkrimtarëve shqiptare…

Kongresi shpreh besimin e tij të plotë se kjo thirrje do të përkrahet me entuziazëm…

 

II. Kllapat katrore

Në botimin e dokumenteve e të teksteve të vjetra kllapat katrore përdoren për të dalluar fjalët e shtuara nga botuesi i dokumentit a i tekstit nga fjalët e vetë dokumentit a të tekstit.

 

§ 126. Brenda kllapave katrore mund të mbyllen fjalë të shtuara nga botuesi, që e bëjnë me të qartë përmbajtjen:

Si rezultat [i vendimeve] të Kongresit [të Berlinit] disa pjesë të Shqipërisë iu dorëzuan duarve roberuese të armiqve tanë… (Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, T. 1978).

Valiu të dërgohet na Stambolli e të urdhërohet na ministori [ministri] i Brendshem (Po aty).

§ 127. Brenda kllapave katrore mbyllet emri i një vendi (qyteti etj.) që njihet e përdoret sot, i shtuar nga botuesi krahas emrit të vjetër që përdoret në dokument:

Ne të nënshkruarit, të mërguar nga kazaja e Nishit, e Leskovacit, e Urkupit [Prokuplje] dhe e Krushumlisë me banim sot për sot në kazatë e Prizrenit, u bëjmë të ditur përfaqësuesve fuqiplotë në Kongres… (Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, T. 1978).

 

§ 128. Mbyllen brenda kllapave katrore edhe tri pikat për të treguar që botuesi ka hequr fjalë nga dokumenti:

Kongresi zgjodhi një komision […] për të vajtur ndë Korçë që të zgjedhin pleqësinë e shoqërisë «Përparimi» (Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, T. 1978).


 

VIZA ( ─ )

Viza kryen disa funksione.

§ 129. Në dialog viza përdoret për të treguar kalimin e fjalës nga folësi te bashkëbiseduesi (shoqërohet gjithnjë me kryeradhë).

Pas një vështrimi të kujdesshëm, Agroni i tha:

─ Duhet te kesh kujdes fytyrën, Dritan.

─ Fytyrën do ta punoj në fund.

─ Unë e kam zor me fytyrën.

─ Edhe unë.

─ Kë ke pasur si model?

─ Babanë!

 

Shënim. Në qoftë se fjalët e autorit janë në mes të replikës dhe përfundojnë me pikë, atëherë në fillim të pjesës së dytë të replikës vihet vizë:

─ Sikur jemi lodhur, ─ tha Landi. ─ A dalim një herë?

 

§ 130. Viza përdoret për të veçuar fjalët e autorit në ligjëratën e drejtë. Në këto raste, para vizës përdoret dhe presja kur fjalia është dëftore, ose pikëpyetja a pikëçuditja kur fjalia është pyetëse ose thirrmore. Kur fjalët e autorit hyjnë në mes të fjalisë, përpara vizave vihet presje:

─ Kujdes mos zgjoni fëmijët, ─ u dëgjua zëri i nënës.

─ Ku janë të tjerët? ─ pyeti dikush.

«Fama arrihet me punë të mëdha, ─ thotë Shopenhaueri, ─ ose me vepra të mëdha. … veprat janë të pavdekshme dhe kur janë me vlerë rrojnë gjithmonë»

 

§ 131. Viza përdoret për të veçuar fjalitë e ndërkallura. Ndryshe nga kllapat, që mund të përdoren në raste të tilla, vizat tregojnë një shkëputje më të vogël:

Një natë tek hanim darkë ─ ishte e shtunë mbrëma me duket ─ ai i thotë t’et :…

Në atë letër ─ që ishte e para pas largimit të tij nga Lezha ─ ai i shkruante se ishte fare mirë.

 

§ 131. Në fjali të mëvetësishme që përmbajnë thënie me karakter përgjithësues (proverba, parulla) e në tituj artikujsh,. viza përdoret në vend të foljes këpujë jam:

Besa e shqiptarit ─ si purteka e arit.

 

Shënim. Kur mungesa e foljes jam ose e çdo foljeje tjetër është e lidhur me kontekstin, d.m.th. kur s’përsëritet se është përdorur më përpara, nuk vihet as vizë, as ndonjë shenjë tjetër pikësimi:

Djali im është i mirë, kurse yti shpirt njeriu.

Në krah mbante një torbë e në dorë një shkop të thatë thane.

 

§ 133. Viza mund të përdoret edhe para një ndajshtimi të veçuar me kuptim saktësues për ta vënë në dukje më shumë, sidomos kur ndahet nga gjymtyra e përcaktuar prej fjalësh të tjera ose prej një fjalie përcaktore (në këto raste në vend të vizës mund të përdoret edhe presja; shih § 53§ 2).

 

Më vonë doli një teori e re ─ teoria e «tri botëve», ideolog kryesor i saj ishte Tito.

Socializmi pas 100 vjetësh jetë ra. Pikërisht tani shihet se edhe kapitalizmi është një sistem me të metat e veta. Po kush mendojnë se do ta zëvendësoje ─ demokracia.

 

§ 134. Mund të ndahet me vizë edhe një përemër a ndajfolje me kuptim përgjithësues që vjen pas vargut të gjymtyrëve homogjene, për ta vënë në dukje më shumë (shih § 43 shënimi 2):

Dashuria dhe malli për atdheun, për shtëpinë, për vatrën ─ ja cilat kanë qenë gjërat më të shenjta për poetin.

Kurorat e pishave që ngiiteshin lart dhe bashkoheshin me shoqja-shoqen, zogjtë që fluturonin mbi kaltërsinë e tyre, era e rrëshirës fieri i dendur që më guduliste kërcinjtë, gurgullimi i përroit ─ të gjitha këto nuk më bënin asnjë përshtypje.

 

§ 135. Viza mund të përdoret në vepra shkencore, rregullore, udhëzime etj. para fjalive a periudhave që nisin me kryeradhë dhe që rreshtojnë argumentime, fakte, përfundime, detyra etj.:

Aparati pedagogjik i këtyre teksteve ka shumë funksione. Ndër më kryesoret janë:

─ të ndikojë fuqishëm në formimin e nxënësve në përputhje me moshën;

─ t’i aftësojë nxënësit për të analizuar çdo fakt, ngjarje a fenomen;


 Albaniada/kohaislame.com

 

 

 

 


 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit