0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rrëfimi mbi të dërguarin e Zotit, Salihun a.s.

Më të lexuarat

Idriz Teufik

Të kujtojmë se sa herë jemi lutur për diçka, me zotim se do të bejmë shumë vepra të mira si shenjë falënderimi, por kur e marrim atë që e kërkojmë, ne shumë shpejt harrojmë zotimin.

Shumë nga të dërguarit e Zotit të përmendur në Kur’an janë të dërguar që i ndajm me të krishterët dhe çifutët, sepse tregimet e tyre përmenden edhe në Bibël. Musai, Davudi, Sulejmani dhe Ibrahimi a.s janë vetëm disa prej tyre.

Natyrisht se islami i pranon të gjithë pejgmaberët duke besuar se janë të dërguar nga ana e Allahut të Madhërishëm për ta përhapur mesazhin e tij te të gjithë popujt. Në fakt për këtë mund të lexojmë në Kur’an:

“Çdo populli Ne i çuam një të Dërguar…” (En – Nahl, 36)

Muslimanët besojnë se Muhammedi a.s është i fundit me radhë prej të dërguarëve. Mesazhi i tij është për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha kohët.
Por, Kur’ani na flet edhe për disa të dërguar që nuk janë përmendur në Bibël. Njëri nga ata është Salihu a.s., tregimi i të cilit është interesant, sepse Allahu për të nuk flet vetëm njëher në Kur’an por disa.

Salihu a.s. ka jetuar në krahinën El-Hajr, e cila gjendet në rrugën tregtare nga Arabia jugore drejt Sirisë. Qyteti Madain Saleh , që gjendet disa qinra kilometra në veri të Medines në Arabinë e sotme, është quajtur sipas emrit të këtij pejgamberi. Shpellat ku jetonin njerëzit e asaj kohe mund të shihen edhe sot. Misioni i Salihut a.s. ishte që t’ua prezentoj mesazhin e Zotit popullit të tij Themudit. Sipas Kur’anit, populli i Themudit pononte një tokë shumë pjellore dhe shumë shpejt u bënë kryelartë për shkak të pasurisë që fitonin. Gjithashtu adhuronin shumë zota, i shtypnin të varfrit dhe jetonin një jetë me të cilën Allahu i Madhërishëm nuk ishte i kënaqur.

Mesazhi i Salihut ishte shumë i thjeshtë: Duhej t’i kthejë prej sjelljes së keqe kah besimi në një Zot të vetëm, Allahu, i cili u kishte dhuruar të gjitha gjërat me të cilat ishin të kënaqur. Na duket se kjo nuk ishte edhe aq detyrë e rëndë! Por, populli i Themudit ishte këmbëngulës në mosnënshtrimin e tij dhe nuk pranuan mesazhin që ua prezentoi i dërguari i Zotit, Salihu a.s.

Zoti vepron në mënyra të ndryshme, që ndonjëher është jashta mendjes sonë. Mënyra që zgjodhi për ti folur popullit të Themudit ishte nëpërmjet tregimit mbi deven! Kjo ndoshta është gjëja e parë që duhet ta vërejmë në Kur’an kur bëhet fjalë për tregimin mbi Salihun a.s.

Zoti mund të zgjedh mënyra të ndryshme për të na treguar mesazhin e Tij. Ne shpesh herë vështirë e kuptojmë. Ai mund të na flas nëprëmjet njerëzve dhe ngjarjeve, apo edhe mund të na flas nëpërmejt një deveje. Fakti se Ai një tregim na e përsërit, jo një, por disa herë, kjo flet se se sa i rëndësishëm është mesazhi i këtij tregimi.

Rrëfimi mbi Salihun a.s. tregohet në këtë mënyrë: Populli i Themudit ishte shumë mendjemadhë dhe nuk kishte ndërmend të pranojë se Salihu a.s. është i dërguar i Zotit, dhe mu për këtë kërkonin ndonjë shenjë të jashtëzakonshme që do të tregojë se në të vërtet është i dërguari i Zotit.

“Ata thanë: ‘O Salih! Ti ke qenë i nderuar mes nesh dhe shpresa jonë para kësaj (fjale). A mos vallë po na ndalon t’ia adhurojmë ato që i kanë adhuruar prindërit tanë? Vërtet ne jemi në mëdyshje për thirrjen tënde’”. (Hud, 62)

Ato në të vërtet nuk kërkonin çfarëdo shenje, por një shenjë të caktuar. I treguan një shkëmb të madh dhe thanë që ta lus Zotin e tij që nga ai shkëmb të bëj të del një deve. Edhe përkundër kokëfortësisë së tyre Salihu pranoi, me kushtë që ta besojnë Zotin e vetëm, nëse shkëmbi bëhet deve. Ata pranuan. Pastaj Salihu a.s. në mënyrë të zjarrtë e luti Zotin që t’ia pranoj lutjen. Dihet se Allahu pranon lutjet e të dërguarve të Tij dhe shkëbi lëvizi dhe u nda, kurse prej tij doli një deve shumë e bukur dhe e mbarësuar që priste shumë shpejt të pjellte. Zoti e bëri mrekulli për popullin e Themudit dhe në këtë mënyrë po i sprovonte se a do ta mbajnë fjalën dhe a do ta besojnë Atë. Salihu u tha:

“O populli im! Kjo është deveja e Allahut, shenjë e qartë për ju, prandaj lëreni të kullosë në tokën e Allahut dhe mos bëni ndonjë të keqe, se ju godet ndëshkimi menjëherë.” (Hud, 64)

Deveja jetonte në mesin e tyre dhe shumë shpejt lindi të voglin e saj. Disa prej popullit Themud pranuan të besonin Zotin për shkak të asaj çka panë, por edhe për shkak të premtimit të dhënë. Megjithatë, të tjerët nuk u nënshtruan dhe filluan ta urrejnë deven se ju përkujtonte Salihun a.s. dhe premtimin që ia kishin dhënë. Deveja kulloste dhe pinte ujë bashkërishtë me bagëtitë e tyre. Në fakt, një ditë pinte deveja, Kurse dytën tjetër bagëtitë e tjera. Salihu a.s. u kishte thënë që prej burimit një ditë të pijë ujë deveja kurse ditën tjetër kafshët tjera ashtu siç kishte urdhëruar Allahu:

“Dhe lajmëroi ata se uji do të ndahet ndërmjet tyre e devesë dhe çdo vakt do të shihet me rend!” (El – Kamer, 28)

Në vend që për këtë shkak të jenë të mirë ndaj deves, ata në të vërtet vendosën ta dëmtojnë.

“Por paria arrogante e popullit të tij u tha të shtypurëve në radhët e atyre që kishin besuar: “A e pranoni që Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?” Ata thanë: “Sigurishtë që ne besojmë në gjithëçka që i është shpallur atij”. Ata që ishin kryelartë thanë: “Ne nuk besojmë në atë që besoni ju”. Kështu ata e therën devenë pa e përfillur urdhërin e Zotit të tyre dhe thanë: “O Salih, sillna atë që na ke premtuar, nëse je vërtet i dërguar!”(El – A’raf, 75 – 77)

Sikur që mosbesimi i tyre nuk i ishte i mjaftueshëm! Ata gjithashtu provokonin Salihun që mbi ta të aprovojë dënimin e Zotit, nëse ai vertët ishte i dërguar. Nëntë prej tyre, të njohur për veprat e tyre të këqija dhe të nxitur nga disa gra, shkuan natën deri te deveja dhe te i vogli i saj dhe i mbytën që të dy. Salihu a.s. u hidhëruar për këtë çka kishin bërë. U tha se deveja nuk u kishte bërë asnjë të keqe.

“Por ata e therën ndërsa ai u tha: “Jetoni në shtëpitë tuaja edhe tre ditë! Ky është premtimi i vërtet”. (Hud, 65)

Edhe pse talleshin dhe qeshnin me fjalët e tij, këta njerëz vërtet u shkatërruan.

“Kurse ata që bënë të këqija, i kaploi një zë i tmerrshëm dhe në shtëpitë e tyre u gdhinë të vdekur dhe të palëvizshëm. Sikur nuk kishin jetuar kurrë në to. Me të vërtetë, fisi Themud mohoi Zotin e tij. Qoftë larguar (nga mëshira e Zotit) fisi Themud.” (Hud, 67 – 68)

Salihu dhe njerëzit që i besuan atij u shpërngulën nga ai vend dhe nuk u kthyen më aty.

Mesazhet (mësimet) e rrëfimit

Mesazhi i Salihut a.s. duhet të jetë i rëndësishëm, sepse nëse nuk do të ishte Zoti nuk do ta përsëriste shpesh në Kur’an. Pra, çka në fakt na tregon ky rrëfim neve sot? Si mund ta mësojë të jetojë njeriun modern ky episod mbi Devenë e Salihut a.s.?

Mbi të gjitha, rrëfimi na mëson se nuk duhet ta testojmë ekzistimin e Zotit, duke kërkuar nga Ai shenja dhe argumente, sepse gjithçka që është e krijuar, gjithsesi, se është një argument i fuqishëm i mirësisë së Tij ndaj njerëzimit. Ai në mënyrë konstante na ka dërguar pejgamberë, por ne jemi shumë të ngadalshëm në pranimin e të vërtetave fetare.

Rrëfimi gjithashtu na mëson të mos bëhemi të pa dëgjueshëm, por të dëgjojmë të dërguarit dhe pejgamberët dhe të jemi të shkathët në kryerjen e obligimeve.

Rrëfimi mbi Salihun na mëson në diçka shumë të rëndësishme për veten tonë. Ne pajtohemi me Zotin kur jeta na shkon mirë, po pas një kohe tradhtojmë zotimin tonë ndaj Tij dhe ia kthejmë me sjellje të shëmtuara.

Të kujtojmë se sa herë jemi lutur për diçka, me zotim se do të bejmë shumë vepra të mira si shenjë falënderimi, por kur e marrim atë që e kërkojmë, ne shumë shpejt harrojmë zotimin.

Dhe në fund mesazhi i Salihut a.s. është shpëtimtarë për botën e sodit. Ai na mëson neve se nuk mund të tallemi me Zotin. Ai, është krijuesi i tokës dhe qiejve dhe çdo gjësë në mes tyre. Ai udhëheq me të gjitha gjërat.

Ndonjëherë njerëzit mendojnë se mund ta mashtrojnë Zotin dhe fillojnë të sillen në kundërshtim me dëshirën e Tij, por harrojnë se gjithçka është në dorën e Tij. Ai mund ta ndaloj kokëfortësinë tonë në çdo moment, nëse vendos për këtë.

Ne mendojmë se jemi shumë të rëndësishëm dhe të mençur, sepse kemi armatim nuklear dhe mund ti dërgojmë njerëzit në hapësira të larta (kozmos), ndërsa në të njëjtën kohë, sikur edhe populli i Themudit, ne i shtypim të varfrit dhe ua mohojmë të drejtat njerëzve.

I dërguari i Allahut Salihu a.s. na mëson një gjë shumë të rëndësishme: Se të vepruarit në kornizat e dëshirës së Zotit është shpërblim në vete. Nuk na duhen shenja, argumente apo përgëzime për një veprim të tillë. Ai (Salihu) na thotë:

“Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblej Zoti i botëve.” (Esh – Shu’ara, 145)

Tregimi mbi të dërguarin e Allahut, Salihun a.s., mund të gjendet në këto vende në Kur’an: në suren El – A’raf (ajetet 73 – 78); sureja Hud (ajtete, 61 – 68); sureja Esh – Shu’ra, (ajtete 141 – 159) dhe sureja En – Neml (ajetet 45 – 53)

Tregimi mbi Salihun a.s. neve të gjithëve na mëson se si të bëhemi njerëz më të mirë.

Shkruan: Idriz TeufikShkrimtarë britanez i cili ka pranuar islamin para disa viteve. Para kësaj ka qenë në krye të arsimit religjioz në shkolla të ndryshme në Britani. Para se të pranoj islamin ka qenë klerik katolikoromak. Sot jeton në Egjipt. Për më shumë informata mund të vizitoni: www.idristawfik.com

Përktheu:
Arsim Dauti

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit