-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rrëfimi i Shkumbin Mehmetit për vrasjet e pasluftës (Video)

Më të lexuarat

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Mehmeti, që njëherësh është i dënuar për dy raste ka folur ekskluzivisht për Klan Kosova, ku ka rrëfyer për përvojat e tij personale brenda atij grupi.

Aktualisht ai mbahet i izoluar në burgun e sigurisë së lartë.

Mehmeti ka thënë në Zona e Debatit se një grup i rrezikshëm kriminal ishte formuar në fund të vitit 2001 në Kosovë.

Sipas Shkumbin Mehmetit, njërit prej anëtarëve të grupit, ishin dy vëllezër të njohur për veprimtari të mëhershme në Perëndim, por edhe në Kosovë.

Në këtë rrëfim të tij ekskluziv, Mehmeti përmend emrat që sipas tij kanë kryer vrasjen e disa prej zyrtarëve të lartë në Kosovë menjëherë pas luftës.

Ai përmend vrasjen e Xhemajl Mustafës, Tahir Zemajt, Sebahate Tolajt, Smajl Hajdarajt dhe të tjerëve.

Ky grup u shkatërrua në fund të vitit 2004.

 

https://youtu.be/GOMyzUeGmGY

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit