Presidenti i ri i Republikës, Bujar Nishani, ka folur sot për herë të parë mbi sëmundjen që ka kaluar dhe që ende është duke e kuruar duke deklaruar se ajo nuk e pengon të kryejë normalisht detyrën e kreut të shtetit, raporton noa.al.
Reagimi i z.Nishani erdhi pak çaste më parë gjatë një interviste me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku iu përgjigj dyshimeve të ngritura në rrjete sociale se ai është i pamundur për shkak të sëmundjes që të kryejë detyrën e Presidentit.
“Është e vërtetë. Unë kam pasur një ndërhyrje kirurgjikale para tre vitesh, ndërhyrje kirurgjikale tek enët e gjakut. Ishte një ndërhyrje profesionale e realizuar në një nga klinikat e Europës. E vetmja pasojë apo mangësi që kam është se nuk mund të vrapoj”, – deklaroi z.Nishani duke theksuar këtu se po vazhdon të rehabilitohet për të eliminuar plotësisht sëmundjen që kishte përballuar.
Nishani President, minutat e pasvotimit në Kuvend
Më është dashur të udhëtoj në dimër apo verë, në malësi apo në fushë, deri në orët e para të mëngjesit. Pra e vetmja gjë që më pengon është se nuk mundem të vrapoj”, deklaroi z.Nishani.
Nishani foli edhe mbi urimet e marra duke mohuar të ishte përshëndetur nga presidenti aktual. “Nuk kam marrë asnjë telefonatë dhe asnjë urim nga presidenti në detyrë Bamir Topi, deklaroi z.Nishani duke rrëzuar kështu deklarimet në media se ai ishte uruar personalisht nga Bamir Topi./kohaislame