E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është e keqe, por nuk e kam ditur që raportet ndërmjet republikave tona kanë rënë kaq poshtë. Shokë, më duhet të them se kur është në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë” ka thënë Tito, bazuar në këtë libër.
Rrëfimi i fundit i Titos: Kosova do ta rrënojë Jugosllavinë
Më të lexuarat
Historiani Vjenceslav Cencic ka shkruar një libër për atë që konsiderohet si testmanent iTito’s. Cencic, librin e tij, e ka shkruar bazuar në bisedat me Josip Kopinic që konsiderohet si spiuni më i madh jugosllav i të gjitha kohërave, njoftojnë mediat kroate.
Historiani Vjenceslav Cencic librin e tij “Rrëfimi i fundit i Tito’s e ka publikuar 20 vjet pas vdekjes së Josip Broz Titos, që është një lloj testamenti politik i diktatorit jugosllav e që jep një pamje të re për figurën edhe veprat e tij.
Libri, sipas mediave kroate, bazohet në stenogramet e fjalimit të tij më Karagjorgjevë më 1979, dhe bisedave të tij me Josip Kopinic, që për shumëkënd është spiuni më i madh jugosllav i të gjitha kohërave.
Libri, sa i përket besueshmërisë e ndanë fatin e Titos, i cili dikur lavdërohej ndërsa më vonë kontestohej.
Sipas librit, Kosova do të jetë ‘sherri’ kryesor për rrënimin e Jugosllavisë.
“Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974!Kam qenë kundër dhënies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësojë shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin. Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave do ta rrënojnë Jugosllavinë.
Më pas, Tito ka folur edhe për pasardhësin e tij duke thënë se ai e kishte bërë këtë, por më pas kishin filluar edhe rivalitetet të thella të cilat kanë përfunduar edhe me vrasje. kohaislame