-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rrëfimi i agjentes së CIA-s: Femrat janë të lindura për spiune

Më të lexuarat

 

Lindsay Moran, e cila gjashtë vjet punoi si spiune e CIA-s dhe, në bazë të përvojave të saj u xhirua trileri “Tridhjetë minuta pas mesnatës” (“Zero Dark Thirty”) për vrasjen e Osama bin Ladenit, në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”, sqaron se pse femrat janë agjente më të mira se meshkujt dhe se si ishte të punosh për CIA-n në kohën e Geroge W.Bush të riut.

Lindsay Moran, e cila gjashtë vjet punoi si spiune e CIA-s dhe, në bazë të përvojave të saj u xhirua trileri “Tridhjetë minuta pas mesnatës” (“Zero Dark Thirty”) për vrasjen e Osama bin Ladenit, në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”, sqaron se pse femrat janë agjente më të mira se meshkujt dhe se si ishte të punosh për CIA-n në kohën e Geroge W.Bush të riut.

Moran edhe sot i kujton me emocione të veçanta stërvitjet e saj për agjent operativ në të ashtuquajturën “fermë”, poligonin e CIA-së për stërvitje, i cili besohet së është në Virginia

“Unë jam e para që kam pranuar se CIA më ka tërhequr për shkak të kurreshtjes dhe glamurit që e përcjellin profesionin e spiunit. Njërën nga gjërat më të vështira me të cilat ballafaqoheni si agjent i fshehtë është ajo se askujt nuk mund t’i tregoni se çfarë punoni. Gjithmonë na flasin se si duhet të sillemi në mënyrë sa më monotone”, rrëfen Moran.

Me këtë anë të errët të profesionit të saj është ballafaquar në përvjetorin e maturës, kur e gjendur mes kolegëve, të cilët lavdëroheshin me suksesin e tyre në profesion, ishte e detyruar të shpjegojë se si kishte gjetur një vend pune në administratë pa ndonjë mundësi avancimi.

Ajo me çka në të vërtetë ishte marrë ajo, ishte përfitimi i besimit të njerëzve, duke përfshirë edhe ata për të cilët ajo nuk kishte ndonjë simpati. Është dashur t’ia hapnin zemrën, madje edhe në qoftë se me këtë kanë rrezikuar jetën e vet dhe të afërmve të tyre.

“Nuk shkoni në teren për ta vrarë apo për të keqtrajtuar njerëz, por që të provoni të krijoni miqësi me ta”, rrëfen Moran.

Sipas saj, mu ky fakt i bën femrat që të jenë në përparësi krahasuar me meshkujt në profesionin e informatorit. Në ekipin me të cilin kishte kaluar trajnimin rreth gjysmën e spiunëve operativë e përbënin femrat, por ekspertët e shërbimeve të inteligjencës në parim pajtohen se shërbimi do të ishte në fitim në qoftë se spiunët do të ishin ekskluzivisht të gjinisë femërore.

“Meshkujt mendojnë se duhet të jenë vërtetë ‘macho’ për të funksionuar në atë sferë, por çështja është se në të vërtetë më shumë duhet të jeni si një kameleon”, rrëfen Moran.

Gratë janë të lindura për detyra të spiunimit

Deri të Bin Ladeni u arrit me marrjen e njerëzve në pyetje që nënkuptonin edhe torturë

Falë shkathtësisë për vlerësimin e “nuancave në marrëdhënie” dhe “deshifrimit të situatës”, sikurse edhe për shkathtësive edukative të fituara që “të shtypin egon e tyre dhe t’u mrekullohen meshkujve” femrat praktikisht janë të krijuara për detyra të spiunimit, është e bindur Moran.

Pas angazhimit dyvjeçar në Maqedoni, në vitin 2002 kthehet në shtabin e CIA-s dhe angazhohet në sektorin për Irak. Prestigji relativ i punës së saj në agjencinë informative megjithatë në sytë e saj filloi të zbehet kur beteja “për zemrat dhe mendjet” në epokën e George Bushit ia lëshuan vendin vrasjes së terroristëve, shpesh herë pa marrë parasysh shkaktimin e dëmit kolateral.

“Pas 11 shtatorit CIA ka bërë një hap të vërtetë në drejtim të grumbullimit të informatave me marrjen në pyetje nën presion dhe torturë”, thotë Moran.

Njerëzit nëpër korridore hapur lavdëroheshin me ndërmarrjen e “aksioneve” të këtilla , kurse për Lindsay Moran, kjo ishte e pështirë.
Në filmin e xhiruar sipas rrëfimit të saj nuk mungojnë skenat e keqtrajtimeve, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta, por për shkak të dëshirës për ta paraqitur të vërtetën këto skena nuk u anashkaluan.

Shkova sepse dëshiroj jetë normale dhe familje

Përkundër pështirës që filloi të ndjej ndaj metodave të CIA-s, në shkuarje nga Agjencia ka thënë se se dëshiron një jetë normale dhe të bëhet nënë.

“Shumica e njerëzve në CIA përfundojnë në martesë me njerëzit brenda CIA-s., pastaj shkurorëzohen dhe sërish martohen me njerëz të tjerë të CIA-s. Do të dëshiroja të mund të them se në CIA mund t’i keni të gjitha, por tash kur jam bërë nënë nuk mund ta imagjinoj që me kapacitet të plotë ta kryej atë punë, duke pasur parasysh se çfarë krejt kërkon ai profesion dhe në të njëjtën kohë të jem prind”, thotë Moran.

Moran është martuar me një burrë që nuk është pjesëtar i CIA-s. Në moshën 33 vjeçare u bë nënë dhe është kundërshtar i madh i politikës së tanishme “zhvendosjes” së luftërave në regjione të tjera, duke besuar se kjo SHBA-së i sjell vetëm armiq të ri dhe rrezik më të madh.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit