5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Rrëfehet pacientit që hoqi nga koka tumorin 5 kg

Më të lexuarat

Pacienti N. Elshani, i operuar me tumor të trurit rreth 5 kg, që kishte përfshirë edhe pjesët e tjera të fytyrës, në konferencën e sotme për media ka falënderuar stafin mjekësor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), që pas operacionit i cili zgjati mbi 10 orë, arritën t’ia shpëtojnë jetën.

“Kam qenë edhe në Shkup, Tiranë e Beograd, por nuk kam gjetur shërimin, kam shpenzuar mbi 30 mijë euro, tash kam ardhur në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe falënderoj mjekët për operacionin kryer”, u shpreh i emocionuar pacienti Elshani.
Duke shpjeguar rrugëtimin e tij në kërkim të “ilaçit”, Elshani shpjegoi se kishte shkuar për shërim jashtë vendi, me shpresën se do të kishte më të lehtë shërimin, por përkundër faktit se kishte shpenzuar mbi 30mijë euro, nuk ishte shëruar.
Ai u bëri thirrje të gjithë pacientëve që kanë nevojë për mjekim të kërkojnë ndihmë mjekësore në QKUK dhe mos të bredhin në Klinikat jashtë vendi duke shpenzuar para të shumta.
Prof.dr. Arsim Morina, Drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë, shpjegoi se pacienti në fjalë ka 6 vjet që ishte diagnostifikuar me tumor në tru.
“Pacienti ishte operuar në Shkup, Tiranë e Beograd, por nuk i ishte gjetur zgjidhje, pastaj ishte drejtuar tek ne, nuk ishte humane që ne mos ta operojmë, ne vendosëm ta bëjmë këtë, edhe pse rrezikshmëria ishte e lartë”, sqaroi dr. Morina.
Sipas tij, pacienti pas operacionit ka gjendje më të mirë shëndetësore dhe në fund të javës pritet të lirohet në shtëpi, përderisa pas rezultatit të analizës histopatologjike, pritet të vazhdojë trajtimet e mëtejme me kimioterapi dhe radioterapi.
Në anën tjetër, Dr. Agim Berisha, specialist i kirurgjisë plastike, i cili ishte pjesë e ekipit operator, kërkoi nga të gjithë pacientët kosovarë, të lajmërohen me kohë tek mjekët e QKUK-së, e mos të bredhin për kërkim të mjekimit jashtë vendi, meqë mund të humbasin në kohë dhe ta vështirësojnë shërimin.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit