Një rrahje masive ka ndodhur midis maqedonasve dhe serbëve në pikën kufitare Golesh që lidh Maqedoninë me Serbinë.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit kufitar Golesh, ku qytetarët po shfrytëzojnë të drejtën e kalimit të kufirit vetëm me letërnjoftime. Në këtë fshat po organizohej një takim trepalësh “Kraishtet 2012” për bashkëpunim ndërkufitar.
Siq transmeton ina, në mesin e qytetarëve të pranishëm ka shpërthyer një zënkë, e cila ka çuar në një konflikt midis maqedonasve dhe serbëve, me ç`rast një person ka marrë lëndime të rënda trupore dhe therje me thikë.
Stacioni policor i Kriva Pallankës ka ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e këtij incidenti. Vendkalimi kufitar Golesh është hapur disa muaj më parë në një aktivitet promovues të bërë nga dy ministrat e brendshëm Ivica Daçiq dhe Gordana Jankullovska. /Indeksonline/kohaislame