Mbrëmë vonë, pas faljes së namazit, në afërsi të xhamisë së fshatit Lug të Novi Pazarit u sulmua dhe u rrah imami i xhamisë, Nezir Salihoviq, i cili ka marr lëndime të rënda.
Siç shkruan gazeta “Novosti”, kirurgu Dr. Kemal Brniqanin, tha se gjendja shëndetësore e të plagosurit është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë.
Sipas informatave jozyrtare, pas faljes së namazit të jacisë Salihoviq duke shkuar shtëpi, ai afër xhamisë është pritur nga një grup i njerëzve që e rrahën me grushte, shkopinj dhe shufra metalike.
Policia është duke u përpjekur të identifikojë dhe arrestojë sulmuesit.
Në vitin 2007, imami Nezir Salihoviq mori pjesë në ndarjen e atëhershme të Bashkësisë Islame, duke u bashkuar me grupin e Adem Zilkiqit. Ai ishte anëtar i udhëheqjes së lartë të Bashkësisë Islame të Serbisë që tani menaxhohet nga pasardhësi i Zilkiqit, reis Sead Nasufoviq.
Në muajt e fundit, ekziston një konflikt i brendshëm në Bashkësinë Islame të Serbisë mbi marrëdhëniet ndërmjet Nasufoviq dhe Hasib Suljeviq, bashkëpunëtori më i ngushtë i Salihoviqit.