-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

RQA: 400 të vrarë brenda tri ditëve nga dhuna ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve

Më të lexuarat

Në Republikën Qendrore Afrikane mijëra njerëz kanë ikur në aeroport të kryeqytetit Bangui, për tu larguar nga dhuna ndërmjet grupeve të krishtera dhe atyre myslimane.

Trupat franceze janë vendosur në aeroport, pas vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për autorizimin e trupave afrikane dhe franceze, për ta përdorë forcën me qëllim të ndaljes së dhunës.

Afro 1600 ushtarë të mbështetur nga Kombet e Bashkuara pritet të vendosen në këtë ish-koloni franceze.

Kryeqyi i Kuq tha se ka llogaritur se nga dhuna në Bangui janë vrarë së paku 400 vetë, gjatë ditëve të fundit.

Zyrtarët thonë se numri i të vrarëve mund të rritet.

Ky vend ka rrëshqitur në një kaos të dhunës, prej se grupi i krishterë Anti-Balaka, ka hyrë dhe ka masakruar disa lagje të bauara me muslimanë. Këto ngjarje pasojnë rolin që më parë patën kryengritësit myslimanë Seleka bashkë me disa grupe të krishtera në përmbysjen e qeverisë në muajin mars, në këtë vend muslimanët janë pakicë prej 15-20%, gjysma e popullatës janë të krishterë dhe të tjerët pagan. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit