-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Roterdam: qeni në xhami përplas policinë me besimtarët

Më të lexuarat

Muslimanët në Roterdam janë të zemëruar për rastin e një oficeri të policisë holandeze, i cili u fut me qen në xhami në kërkim të një të kërkuari.

Administrata e xhamisë Esselam, e cila është kryesisht me emigrantë muslimanë nga Maroku, shprehu pakënaqësinë e saj për mosrespektimin e rregullave të këtij objekti fetar, më saktësisht sepse polici hyri në një hapësirë ​​lutjeje me një qen teksa kërkonte një të arratisur .

Një përfaqësues i xhamisë tha se do të ishte shumë më e përshtatshme nëse policia do të kishte njoftuar administratën dhe se ata prisnin që policia të bënte një njoftim të hollësishëm për rastin.

Ai kjo ndoodhi me 17 shtator të këtij viti.

Nga ana tjetër, sëdhënësi i Policisë së Roterdamit, Ronald Dekker tha se një kontroll i xhamisë ishte i domosdoshëm pasi ishte marrë një raport se i arratisur ishte fshehur në xhami.

“Ne u detyruam të kryenim një operacion të tillë për shkak të faktit se ishte një person shumë i rrezikshëm. Kjo gjithashtu mund të shihet qartë në video sepse ai menjëherë sulmoi policinë”, tha Dekker.

Një zëdhënës pretendon se kontrolli në xhami është kryer në përputhje me procedurat dhe se personi i arrestuar është ende në paraburgim. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit