1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Romney: SHBA të ketë qëndrim më të fortë kundër Lindjes së Mesme

Më të lexuarat

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney, tha se rreziku i konfliktit në Lindjen e Mesme është rritur gjatë presidencës së Barack Obamës.

Gjatë një fjalimi të djeshëm në Institutin Ushtarak Virgjina në Leksington, ai ka kërkuar “ndryshim të kursit” për këtë rajon.

Mitt Romney, gjatë falimit të tij për politikën e jashtme, në Leksington, ka premtuar “kthimin prapa” të shkrutimeve në mbrojtje të presidentit Obama, të cilat ai i vlerësoi si “arbitrare”.

“Do ta thelloj bashkëpunimin tonë të rëndësishëm me partnerët tanë në Gji dhe do t’i kthej prapa shkurtimet e thella dhe arbitrare të presidentit Obama për mbrojtjen kombëtare, që do ta shkatërrojnë ushtrinë tonë. Do të bëj investime të rëndësishme në mbrojtje, që na duhet për të mbetur të sigurt”, tha Mitt Romney.

Ai tha, poashtu, se nëse zgjedhet president, më 6 nëntor, do të imponoj sanksione më të ashpra kundër Iranit.

“Do t’ua tërheq vërejtjen liderëve të Iranit se Shtetet e Bashkuara dhe miqtë dhe aleatët tanë, do t’i parandalojnë ata nga prodhimi i kapacitetit të armatimit bërthamor. Nuk do të hezitoj të imponoj sanksione të reja ndaj Iranit dhe do t’i ashpërsoj sanksionet aktuale”, tha zoti Romney në fjalimin në Lexington.

Mëtutje ai ka bërë thirrje që Uashingtoni të ketë qëndrim më të fortë për Sirinë dhe ka shprehur përkushtimin që të ketë siguri që kryengritësit në Siri të kenë armatim.

“Në Siri, do të punoj me partnerët tanë për t’i identifikuar dhe organizuar ata pjesëtarë të opozitës, që kanë vlera të përbashkëta si ne dhe pastaj të sigurohet se ata do të marrin armatimin, që u duhet për t’i mundur tanket, helikopterët dhe aeroplanët luftarakë të Assadit”, tha Romney.

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, tha se në Afganistan, do ta vazhdoj “tranzicionin real dhe të suksesshëm te forcat e soigurisë afgane, deri në fund të vitit 2014”, dhe ka shprehur përkushtim që afganët të mos braktisen dhe të mbeten nën ndikimin e ekstremistëve.

“Presidenti Obama do që ju të besoni se çdokush që nuk pajtohet me vendimet e tij për Afganistanin, po argumenton për luftë të pafund. Por, kursi për më tepër luftë – dhe për sulme potenciale këtu në shtëpi, është tërheqja politike e planifikuar, që e braktis popullin afgan dhe e lë atë tek ekstremistët e njejtë, që e shkatërruan vendin e tyre dhe e përdorën atë për lansimin e sulmeve 9/11”, tha Mitt Romney.

Duke iu referuar përdorimit të zgjeruar të aeroplanëve pa ekuipazh kundër militantëve dhe terroristëve nga ana e administratës Obama, zoti Romney tha se ata “nuk janë zëvendësim për strategjinë konmbëtare të sigurisë për Lindjen e Mesme”.

Mitt Romney tha se ai nuk do të tregoj “fleksibilitet” lidhur me mbrojtën raketore të Shteteve të Bashkuara në bisedimet me Rusinë.

“Do të implementoj mbrojtje efektive raketore për mbrojtje kundër kërcënimeve dhe për këtë nuk do të ketë fleksibilitet me Vladimir Putinin”, tha Mitt Romney, duke aluduar në komentet e presidentit Barack Obama, gjatë takimit me ish presidentin rus, Dmitri Medvedev, në fillim të këtij viti, që janë incizuar pasi mikrofonat ishin hapur, se ai do të ketë fleksibilitet më të madh për të zhvilluar negociata për mbrojtjen raketore, nëse ai rizgjedhet në nëntor.

Gjatë fushatës së tij këtë verë, zoti Romney i ka bërë disa gabime madhore në politikën e jashtme.

Në Londër ai sugjeroi se Britania nuk ishte e përgatitur në mënyrë adekuate për Lojërat Olimpike.

Në Izrael, ai ishte shprehur ashtu që ishte nënkuptuar se palestinezët, në aspektin kulturor, ishin inferior ndaj izraelitëve, për shkak të varfërisë së tyre, pa e përmendur bllokadën ekonomike izraelite prej një dekade ndaj territoreve palestineze. (f. b)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit