2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Romney: Biden gaboi për Libinë

Më të lexuarat

Kandidati republikan për president, Mitt Romney ka akuzuar zv.presidentin Joe Biden se ka bërë deklarata të gabuara në lidhje me sulmin e muajit të kaluar ndaj konsullatës amerikane në Libi.

Në debatin e së enjtes me zëvendësin e Romney, Paul Ryan, Biden tha se, “nuk ishin të informuar për kërkesat për rritje të masave të sigurisë në vend”.

Romney tha se deklarata në fjalë bie ndesh në mënyrë të drejtpërdrejtë me deklaratat e bëra nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit.

Ashpërsimi i debatit mes kandidatëve republikanë dhe atyre demokratë, që kërkojnë mandatin e dytë, vjen kur zgjedhjet e 6 nëntorit sa vijnë e afrohen.

Analistët e sondazheve pasqyruan menjëherë më pas një tablo të kujt kishte fituar në debatin e zhvilluar kokë më kokë në Denvill të Kentakit.

Biden u pyet në debat nëse konsullata në qytetin libian të Bengazit kishte kërkuar më shumë siguri përpara sulmit të 11 shtatorit, ku humbi jetën ambasadori amerikan dhe tre amerikanë të tjerë.

“Neve nuk na ishte thënë se ata donin më shumë siguri. Ne nuk e dinim që ata donin masa të tjera sigurie”, tha Biden në përgjigjen e tij.

Një ditë më herët, një panel i Kongresit deklaroi se kishte pasur kërkesa të vazhdueshme drejtuar Departamentit të Shtetit për të rritur masat e sigurisë në kompleksin diplomatik. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit