1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Roli i xhamisë në jetën e të rinjve

Më të lexuarat

Xhamia ka qenë institucioni i parë që ka themeluar Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, pas emigrimit në mënyrë që të jetë një mesazh për të gjithë muslimanët rreth rolit të rëndësishëm të saj në jetën e tyre. Xhamia s’është vetëm një vend për lutje dhe namaz, por dhe një qendër për menaxhimin e të gjitha punëve të njerëzve, zhvillimin e interesave të kësaj bote dhe zgjidhjen e problemeve të tyre të përditshme.

Në jetën e të rinjve në veçanti, xhamia luan një rol të rëndësishëm, ajo edukon, mbështet solidarizimin shoqëror, ndihmon zgjedhjen e miqve, angazhon kohën e lirë, boshatis energjitë, si dhe rolet tjera të cilat u mungojnë sot xhamive tona, pasi ajo është shndërruar –për shkaqe që nuk mund t’i përmendim– vetëm një vend për namaz, pa zgjeruar rolin e saj në kuadrin shoqëror në përgjithësi.

Rreth rolit të xhamisë në jetën e të rinjve, janë kryer studime, të cilat theksojnë se xhamia konsiderohet institucion edukativo-arsimor që ka një rol të drejtpërdrejt në jetën dhe sjelljen e muslimanit. Xhamia konsiderohet një burim produktiv i njohjeve fetare dhe mbjelljes së vlerave. Në xhami muslimani ndjen barazinë e vërtetë. Të gjithë janë të barabartë tek Zoti dhe ndiejnë vlerën e xhematit, fuqinë dhe unitetin e tij.

Xhamia ka një ndikim të madh dhe gjithëpërfshirës në jetën e të rinjve. Xhamia mund t’u  ofrojë atyre ato që nuk arritën t’u ofrojnë organet dhe institucionet e tjera si shtëpia, shkolla dhe mjetet e informacionit. Psikologët dhe sociologët pohojnë se faza e adoleshencës dhe rinisë është periudha kur feja për të rinjtë është rrugëdalja dhe shpëtimi i vetëm që realizon sigurinë nga presionet psikologjike dhe problemet emocionale. Pavarësisht nga fakti se xhamia që nga koha e Pejgamberit e deri më sot për të gjitha moshat e muslimanëve, ajo ka luajtur një rol shumë të veçantë në jetën e të rinjve.

Në atmosferën hyjnore u edukua sahabiu i ndershëm Usame bin Zejd radijallahu anhu, i cili udhëhoqi ushtrinë, në të cilën ishin të pranishëm Ebu Bekri dhe Umeri radijallahu anhuma dhe të rinj të tjerë muslimanë, e ai asokohe ishte në moshën 17 vjeçare.

Në xhami sahabët e rinj falnin namaz nate dhe mësonin Kur’anin, ndërsa gjatë ditës ishin kalorës dhe ushtarë në shërbim të fesë. Xhamia në të kaluarën ishte podium për të diskutuar disa probleme dhe çështje të veçanta për të rinjtë, e veçanërisht, problemet e boshllëkut, si dhe mënyrën e shfrytëzimin të tij me të gjitha mjetet legjitime.

Studimi i kryer nga Dr. Naime Ibrahim, sociologe, pohon se roli i xhamisë sot është ngushtuar dhe dobësuar, dhe pothuajse ndikimi i saj është kufizuar vetëm në fushën e adhurimeve. Kjo është bërë për disa faktorë:

– Dobësia e mundësive të predikuesve në fushën intelektuale, përgatitjen shkencore, margjinalizimin e rolit të tyre, mosmarrja parasysh e ideve të tyre si dhe rënia e statusit të tyre shoqëror në krahasim me të kaluarën.

– Pakësimi i burimeve financiare për xhaminë, sidomos xhamive të cilat kryesisht mirëmbahen nga donacionet.

– Mungesa e të kuptuarit të disa prej njerëzve të rolit të xhamisë dhe rëndësinë e saj shoqërore, politike e kulturore si dhe e shohin atë vetëm si një vend i adhurimeve dhe kryerjen e ceremonive fetare.

– Mungesa e personelit të kualifikuar për të menaxhuar xhamitë dhe të ofrojnë një shumëllojshmëri shërbimesh, si mishërim të rolit zhvillimor të xhamisë.

– Pushtimi kulturor dhe përpjekja për ta zhdukur identitetin islam nga njëra anë, dhe fyerja e sheriatit islam duke e ndërlidhur me terrorizmin si dhe përhapja e një sërë koncepteve të gabuara kundër Islamit dhe parimeve të tij, nga ana tjetër.

Kthim premtues

Dr. Naime, në studimin e saj na përgëzon, përkundër dobësisë dhe zvogëlimit të funksionalitetit të xhamisë në shoqërinë bashkëkohore krahasuar me epokën e Pejgamberit. Këto ditë është shfaqur një trend drejt realizimit të mesazhit të parë të xhamisë duke themeluar xhaminë, shkollën, sallat e leksioneve dhe spitalet në një ndërtesë të vetme, duke i mundësuar pjesëtarëve të komunitetit musliman për të praktikuar fenë e tyre dhe të realizojnë interesat e tyre të kësaj bote në një vend.

Edhe pse kjo ende ka nevojë për ta forcuar më shumë rolin funksional të xhamisë, futjen e disa rregullimeve në mënyrë që të mundësojë të luajë rolin pozitiv dhe efektiv në përputhje me kërkesat e shoqërisë bashkëkohore.

Për ta kthyer rolin edukativ të xhamisë, patjetër duhet forcuar rolin e xhamisë dhe mbështetur atë në shoqëri përmes: ndërlidhjes së fesë me shkencën, kohezionit me problemet e shoqërisë, aktivizimit të rolit të xhamisë në fushën politike dhe kulturore, kujdesit ndaj të rinjve dhe preokupimeve të tyre duke siguruar pasurimin e xhamisë me disa pajisje të tilla si krijimi i klasave për forcimin e nxënësve të shkollave, shkollimin dhe kujdesin për studentët e shkencës dhe dijes për të mbajtur ritmin me progresin shkencor dhe teknologjik që mbizotëron në botën bashkëkohore, pastaj fokusimi i predikimeve të së premtes në programet e ndërgjegjësimit dhe këshillimeve, ndërtimin e sallave dhe ambienteve të veçanta në xhami për të rinjtë për të ushtruar hobi të tyre dhe për të kaluar kohën e lirë aty. Këtu xhamia mund të ruajë ekuilibrin e të rinjve dhe të zhvillojë e përparojë shoqërinë.

Dr. Naime, shpjegon se xhamia ka rol në mbrojtjen e të rinjve nga delikuenca dhe ekstremizmi, duke mbajtur seminare dhe takime me qëllim korrigjimi keqkuptimet që kanë ata. Dyert e xhamive duhet të hapen për të rinjtë dhe të tjerët edhe jashtë kohës së namazit duke kërkuar ndihmë edhe nga predikuesit akademik të kualifikuar që kanë fuqinë e bindjes.

Fokusi i predikimeve të së premtes të jetë për të rinjtë dhe preokupimet e tyre, organizimi i aktiviteteve dhe programeve të shumëllojshme që ndërlidhen me ta, e veçanërisht gjatë pushimeve verore për të mbushur kohën e lirë dhe për të shmangur shfrytëzimin e kohës në akte e veprime të dëmshme për ta. Pas përfundimit të çdo namazi është e nevojshme për të forcuar frymën e vëllazërisë, të bashkëpunimit, të barazisë ndërmjet të rinjve dhe anëtarëve tjerë të shoqërisë. Kjo ndihmon në mënyrë efektive në mbështetjen e vlerave islame dhe udhëzimin e sjelljeve shoqërore drejt rrugës së drejtë./krenaria.com/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit