3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Roli i Hatixhes, në ngushëllimin e Muhamedit alejhi selam

Më të lexuarat

Roli i Hatixhes -Allahu qoftë i kënaqur me të- në ngushëllimin e të Dërguarit -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të- u dukë qartë kur Muhamedi alejhi selam erdhi në shtëpi në gjendje të frikësuar, pasi që e kishte parë engjëllin Xhibril në formën e tij origjinale, të cilin Allahu e kishte krijuar me 600 krahë.[1]

Ai, paqja qoftë mbi të, erdhi te gruaja e tij Hatixhja duke i thënë: “Më mbuloni! Më mbuloni!” Kështu, Hatixhja, Allahu qoftë i kënaqur me të, e ngushëlloi dhe e rehatoi atë duke i thënë: “Gëzohu, o burri im! Pasha Allahun, Allahu nuk do të të poshtërojë kurrë. Ti i mban lidhjet familjare, e bart barrën e të dobëtit, i ndihmon të varfrit dhe nevojtarët dhe u bën ballë mundimeve në rrugën e së vërtetës.” Më pastaj, ajo e dërgoi atë te kushëriri i saj, Vereka ibn Neufel, i cili i tha Muhamedi alejhi selam: “Ai ishte En-Nemus (Xhibrili), i cili i vinte Musait dhe Profetëve para tij.”

Vereka e përgëzoi Muhamedin me Profetësi dhe i tha: “Ah sikur të isha i ri ditën kur populli yt të të përzërë.”

Muhamedi tha: “Ata do të më përzënë?!”

I tha: “Po. Nuk ka ardhur asnjë Profet dhe nuk ka thirrur në atë që ti thërret, veçse i kanë shfaqur armiqësi.”

Roli i Hatixhes Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte madhështor, në lidhje me ngushëllimin dhe mbështetjen e Pejgamberit, paqja qoftë mbi të, në situatat më të rënda. Si rrjedhim, Muhamedi alejhi selam kurrë nuk e harroi atë besnikëri dhe përkushtim të saj. Ai vazhdoi të jetë i sinqertë dhe besnik në dashurinë ndaj saj edhe pas vdekjes së saj dhe pas martesës me Aishen, beqaren e re.

_______________

[1] Buhariu dhe Muslimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit